Vepror Hasani: Qeverisja e Bashkisë Kolonjë merr krisje të pariparueshme

22
Sigal

Telegraf.al / Kur aktori Erjon Isai u dërgua nga Partia Socialiste si kryebashkiak në Kolonjë të gjithë vunë buzën në gaz, shumëkush qeshi me të madhe, madje pati nga ata që thanë: Kolonjarët gjithnjë kanë patur nevojë të qeshin, sepse gjithnjë i kanë lënë prapa derës. Dhe pa kaluar shumë kohë gjithë Kolonja nisi të qeshte me të madhe. Kur erdhi dita të prezantohej si kryetar i Bashkisë  doli përpara njerëzve me shiritin të vendosur së prapthi në gjoksin e tij. Sigurisht qeshën të gjithë me të madhe, Erjon Isai ishte vërtetë aktor i madh, dëshironte të kishte humor edhe atje ku ishte e pamundur. Madje nuk ishin të paktë ata që thanë: ky është djalë më humor dhe do të na gajasë së qeshuri. Dhe vërtet kështu ndodhi. Të qeshurat e Kolonjarëve nuk patën të pushuar as në vijim. Së fundi kolonjarët kanë nisur të shprehen: E dinim çfarë do të ndodhte, por jo deri në këtë farë mase, pasi njerëzit nuk mund të qeshin edhe në situata tejet serioze, që kërkojnë nderim, seriozitet, mirësjellje dhe prezantim dinjitoz.

I zoti për të qenë i zoti

Aktori me emrin Erjon Isai, kryebashkiak i Kolonjës, ashtu si çdo artist, që kërkon të shkëlqejë me zanatin e tij, edhe Ai dëshironte të ishte po kaq i famshëm, edhe si kryebashkiak i vendlindjes së vet, dhe për të arritur këtë stad bëri të pamundurën për të qenë serioz, por çuditërisht kolonjarët vetëm qeshnin dhe ata vazhdojnë të qeshin. (Çudirat e tjera do t’i sjellim hap pas hapi në ditët në vijim. Për këtë arsye po ndalemi posaçërisht te një nga ngjarjet më të fundit, kur një numër bagëtish prej 500 krerësh (dhen dhe shqera), ishin vendosur prej 20 vitesh poshtë urës së lumit duke improvizuar një tip vathe,  sepse fuqia financiare e tyre nuk ishte e mjaftueshme qoftë për ngritjen e një stalle të thjeshtë dhe aq më pak për ngritjen e një stalle moderne, sepse  edhe me ardhjen e kryebashkiakut Erjon Isai, i cili u prezantua si një nga kryebashkiakët më të zotë të Kolonjës, të cilin Kolonja nuk do të kishte më këtë fat që të kishte një kryebashkiak të tillë. Dhe ashtu rezultoi vërtetë. Pronarëve të bagëtive që të strehura poshtë urës nuk iu dha asnjë ndihmë material, apo financiare me kushtin që ta likujdonin në kohën më të mirë të tyre, kur të merrej prodhimi.

Me këtë kryebashkiak Kolonja nuk ka të ardhme

Por jashtë asaj që shkruam më sipër, ndodhi e kundërta me ardhjen e Erjon Isait, zhgënjimi u bë edhe më i madh, Kolonja nuk pati as begati, as rritje të mirëqenies, as punësim siç u premtua dhe asgjë tjetër, madje ka filluar të thuhet se Kolonja është bërë e pajetueshme, varfëria rritet hap pas hapi dhe duket se kjo mënyrë jetese nuk do të ketë të ndalur. Madje jo vetëm kaq, kryetari i Bashkisë Kolonjë, dërgoi në vendngjarje (ku ishin vendosur bagëtia), inspektorin Proletar Lamçe për të njoftuar pronarët e bagëtivë që brenda 5 ditëve duhej  t’i largonin bagëtitë prej andej dhe të prishnin stallën e sajuar. Më pas nisën dokumentet (process-verbalet) ligjore me postë z. Nikollaq Mejdis, të cilat çuditërisht i vajtën me shumë vonesë ( kjo sepse Bashkia e Kolonjës operon si kronometër dhe nuk lejon as vonesa milimetrike. (Sigurisht edhe kjo marrje mase bën pjesë në repertorin e humorit, sepse mesa duket bashkia e Kolonjës shkëlqen kur e sjell puna që të tregojë shkëlqimin e saj.
Por…
Por, sepse por-et e Bashkisë së Kolonjës nuk kanë të ndalur. Më vonë në dt 08.02.2024 dërgoi inspektorin Paqsor Cane (rrëfyesin e kësaj historie), i cili njihet prej kolonjarëve si një nga nëpunësit më të kulturuar e më të devotshëm për të qenë sa më pranë kolonjarëve. Negociatat do të bësheshin me pronarin e bagëtive Nikolla Mejdis, ku u hartua procesverbali nr.2, ku thuhej: “Të shtyhet afati i prishjes së stallës në këtë periudhë dimri të ftohtë dhe shumimi të bagëtive (për shkak të pjelljes) dhe u ra dakord që prishja të shtyhej deri në 15 qershor. Shkresa u dërgua në Bashki me sqarimet përkatëse, por edhe kjo tentativë nuk u mor parasysh nga eprorët e bashkisë së Kolonjës. Prej tyre u mor vendimi për prishjen e stallës. Madje ishte lajmëruar edhe policia e Kolonjës dhe gjithçka u shemb. Pra, gjithçka përfundoi me prishjen e stallës, pa iu ofruar pronarëve të bagëtive asnjë mundësi tjetër për të mbarështuar blegtorinë e tyre.

Çoroditja

Ndërkohë inspektori i Bashkisë Kolonjë Paqësor Cane kërkoi që prishja e stallës të shtyhej deri më 15 qershor, 2024, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga eprorët e bashkisë. Prej këtyre të fundit, me urdhër të tyre ndodhi edhe prishja e stallës, sepse mesa duket; i fortë je vetëm atëherë kur nuk u vjen në ndihmë njerëzve, por kur i lodh dhe i shkërmoq ata si dikur në kohën e qëmotshme, kur bëhej siç thoshte beu i fshatit, jo kush kishte të drejtë.