Analiza e medias greke: Si po mbajnë ndërkombëtarët anën e kryeministrit, hapur pranojnë se e kanë të preferuar

403
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Koka”  e Berishës, dhuratë për Ramën!

Lajmi se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata në SHBA, ka bërë bujë edhe në mediat greke. Të gjitha kanë raportuar lajmin e plotë të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, por nuk kanë munguar as analizat. Gazetari George Lykokapis, i cili ka studiuar shkenca politike, ka komentuar dhe analizuar vendimin e marrë vetëm 2 ditë më parë, por që ka trazuar ujrat në vend.  Sipas Lykokapis, shpallja non grata e Berishës është një dhuratë nga ndërkombëtarët për kryeministrin Edi Rama, këtë të fundit e kanë “të preferuar”.

Gazetari grek George Lykokapis

Këshilli i Evropës i konsideron “joefektive” masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin. Siç e kishte thënë vetë Berisha, Rama e ka kthyer Shqipërinë në një “Republikë hashashi”. Rama donte të përfshinte në fletët e tij të votimit kandidatët e përfshirë haptazi në trafikun e drogës, një fakt që provokoi ndërhyrjen e amerikanëve. Sa i përket akuzave për “minimin e demokracisë”, nuk ka asnjë shembull më tipik se Rama, i cili në zgjedhjet e fundit vendosi një mekanizëm blerje votash, madje me zarfe që përmbajnë kartëmonedha dhe u shpërndahen votuesve! Por BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar preferencën e tyre për Ramën. Madje ata bënë të njëjtat rekomandime pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat ishin një tjetër fitore për Ramën, duke këshilluar opozitën zyrtare (me një ton më të fortë amerikan), që të mos vërë në dyshim rezultatet. Çfarë tjetër mund të përshkruhet si një “pasim” amerikan për Ramën, është shpallja non grata nga Blinken, Berisha, i cili spikati në vitet ’90, si  një  amerikanofil i mprehtë!