Demiri i Postës Shqiptare abuzon me Kodin e Punës dhe luan me djersën e punonjësve, gati protestat!

24

Sindikata e Punonjësve të Postës Shqiptare denoncon përpjekjet për të krijuar një sindikatë të verdhë jashtë sistemit dhe kapur me fakte ku: nëpunës me detyra drejtuese në Postë urdhëronin bërjen e listave me urdhër me telefon dhe e-mail.

Sigal

Sindikata e Punonjësve të Postës Shqiptare përmes një njoftimi, ka denoncuar Postën Shqiptare për manipulimin dhe zvarritjen e lidhjes së kontratës kolektive me këtë sindikatë.Majde reagimi është kaq i madh, sa e pritshme është dhe reagimi nëpërmjet protestave.

Këshilli i S.P.P.SH. do pres reagimin e institucionit Posta Shqiptare dhe do ndjek rrugët ligjore në varësi të vendimeve që do marrë kjo sindikatë.

Ja reagimi i plotë

Sindikata Punonjësve Postës Shqiptare del me këtë deklaratë për shtyp pasi është e pafalshme që;Posta Shqiptare prej dy vitesh e gjysëm nuk firmos Kontratën kolektive me S.P.P.SH.

Kemi njoftuar me shkrim të protokolluar Min.e linjës Finacë- Ekonomi,Min.Infrastrukturës,tre deputetë që kanë dalë nga Posta Shqiptare,Inspektoriatin e Punës dhe Kryeministrin për shkelje të hapur të procedurave që janë taksative nga Kodi Punës. Sigurisht Posta Shqiptare ka me dhjetëra shkresa të protokolluara për takim zyrtar dhe asnjëherë nuk na është përgjigjur për takim!!?? E njohim personalisht administratorin e Postës Shqiptare dhe në takim informal na është përgjigjur do zbatoj vetëm ligjin dhe pikërisht LIGJIN nuk po e zbaton. Për këtë jemi të detyruar ta quajmë “sulm të paprovokuar” ndaj S.P.P.SH. si e vetmja sindikatë që në 30 vite ka nënshkruar kontrata kolektive me të gjitha administrat e Postës përmes procedurave të regullta. Sigurisht të thuash një të vërtetë duket si një sport ekstrem, por ky eshte realiteti. Ne kemi denancuar përpjekjet për të krijuar një sindikatë të verdhë jashtë sistemit dhe kapur me fakte ku:nëpunës me detyra drejtuese në Postë urdhëronin bërjen e listave me urdhër me telefon dhe e-mail. Kjo mjafton për kurajon tonë. Administratori që është një dashamirës I S.P.P.SH. nuk e kuptojmë heshtjen të tij dhe stafit drejtues, Departamentit juridik të tij që heshtin para ligjit. Ata nuk zbatojnë dhe detyrimin që I bën sek.Përgjithshme Risena XHAJA e Min.Financave ku në shkresë drejtuar Postës Shqiptare me nr.Prot.22036/1 dt.22.12.2023 ju thotë : Uluni dhe zbatoni nenin 164 të kodit të Punës. Për këtë u bisedua dhe direkt me Z.Ministër Ervin META I cili kishte dijeni për situatën.Tani këtë problem e ndjek Z.Albin GEGA i zyrës punës e pajtimit,ku ai ka dijeni të plotë për këtë. Nga ajo kohë e deri sot heshtje. Për këtë janë vënë në dijeni Sindikatat Europiane të Shërbimeve Publike me qëndër në Bruksel EUROFEDOP-CESI ku,S.P.P.SH. është anëtare e këtij organizmi dhe anëtar të komitetit ekzekutiv të saj. Reagimi I tyre ishte I menjëhershëm me e-mail zyrtar drejtuar Institucioneve të larta të shtetit. Jemi para një paradoksi ku shkrimtari frances Zhyl Vern në librin e tij të famshëm “RRETH BOTËS PËR 80 DITË” personazhi I tij Filias FOGU e përshkoi para 2 shekujsh botën për 80 ditë, ndërsa Ne këtu në Shqipërinë tonë nuk bëjme një marrëveshje ende kur kanë kaluar 2 vite e gjysëm. Kujt i tremben këta drejtues, kësaj sindikate që është mëse konstruktive që në kohën e pandemisë afishoi vlerat dhe heroizmin e punonjësve Postës Shqiptare si asnjë tjetër. Ku përmes kërkesës së saj Ministrja e Finacës-Ekonomisë Znj.Anila DENAJ pranoi propozimin tonë dhe ju dha bonus të gjithë punonjësve që ishin në “frontin” e parë me COVID-In. që kemi bërë dy konferenca europiane të shërbimeve publike në Tiranë në vitin 2004,2016 dhe këtë vit do zhvillohet në Tiranë por më një ndryshim të madh se do jenë bashkë Shoqata Sindikale Posta Kosovë,S.P.P.SH. dhe Sindikata Europiane të Shërbimeve Publike me pjesëmarrjen e rreth 150 pjesmarrës , ku do ketë dhe një film dokumentar për zhvillimet e postës e më gjerë.

Të gjithë heronjtë e heshtur të Postës Shqiptare, që presin me të drejtë të kenë Kontratë Pune dhe benefite përmes saj si: trajtim me antidodë të postierëve ,shoferëve,sanitarëve etj.,. rritje të pagave të ulëta sidomos në shpërndarësi apo shpërblime në fund viti

Pyesim dhe njëherë: kush qëndron pas Administratorit të Postës Shqiptare Z.Ardit DEMIRI që thyen ligjet e shtetit?  Këtë mund ta gjej vetëm Zoti Kryeministër Edi RAMA.

Pasi Ai, z.Ardit Demiri është administrator i një shoqërie aksionere, ku aksioner janë të gjithë heronjtë e heshtur të Postës Shqiptare, që presin me të drejtë të kenë Kontratë Pune dhe benefite përmes saj si: trajtim me antidodë të postierëve ,shoferëve,sanitarëve etj.rritje të pagave të ulëta sidomos në shpërndarësi,shpërblime në fund viti etj. Z.Kryeministër, duam me këtë rast Tju përshëndesim për arritjet e qeverisë dhe Konferencës të Zhvilluar në Tiranë për paqen në Ukrainë. Do dëshironim që në një PODKAST të ftoni dhe punonjës të thjeshtë për të parë më nga afër hallet e problematikat e tyre. Ju e dini se nga gjëra të vogla vijnë lumturi të mëdha. Fjala juaj ndaj të zgjedhurve të qeverisë, deputetëve dhe bashkiakëvë në rrethe se: ”mos ja bëni me hile shtetit,mos ja bëni me hile njerëzve etj. kjo na frymëzon sepse ne jemi si JU: Të bëjmë shtet në pjesën që na takon.Për Këshillin Kombëtar I S.P.P.SH. Ylli Ballta- kryetar.