Prof. Fatmir Terziu: A duhet shkrirë Parlamenti i dështuar?

338
Sigal

Prof. Fatmir Terziu

“Deputetët, të famshmit dhe princat e parasë së pistë tregojnë gjithçka për betejat e tyre me lodhjet mendore. Janë foshnjat e reja që qajnë dualisht dhe misterisht në këtë kohë, në botën e famshme me kryeministrin gjithëdituror, që pas shumë vitesh në pushtet lokal dhe qendror pyet me anketë popullin e tij, që ende në vitin 2022 blen me lista ushqimet, dhe mendon që të braktisë vendin”

A është dikush tjetër i sëmurë dhe i lodhur nga jeta publike, që dominohet nga neurozat e një Parlamenti të paaftë juridikisht? Shqetësimet e vogla të deputetëve të vetë-keqardhur kanë kolonizuar politikën, kulturën dhe median. Gazetat vërshojnë me tregime të qarash nga analistë të turpshëm, që paguhen dyshimtas për tmerrin e të qenit keqligjor, apo tmerrin e tmerrshëm të dikujt që i pyet ata: “Por, a jeni, dhe nga jeni ju në të vërtetë?”. Disa ekrane televizive janë një vatër dramash rreth adoleshentëve të privilegjuar vetëvrasës dhe përemrave të tyre të mallkuar (Po lind një gjuhë rruge, një brez ndryshe, një vlerë e kualifikuar nga institucione inekzistente: Rruga e errët).

Shoqëria dhe populli që pritet të anketohet nga Kryeministri, po mbyten në një det neurozash

Deputetët, të famshmit dhe princat e parasë së pistë tregojnë gjithçka për betejat e tyre me lodhjet mendore në kërkim të faktorit tjetër, që anashkalon ligjin dhe SPAK. Bipolar është gjithë bujë. Janë foshnjat e reja që qajnë dualisht dhe misterisht në këtë kohë, në botën e famshme me kryeministrin gjithëdituror, që pas shumë vitesh në pushtet lokal dhe qendror pyet me anketë popullin e tij, që ende në vitin 2022 blen me lista ushqimet, dhe mendon që të braktisë vendin, që të thotë një fjalë se çfarë shkon mirë dhe keq në një shtet që prej gati një dekade thuajse është totalisht monist. Shkollat janë pushtuar nga luftëtarë të kulturës, që zotërojnë doktoratura, duke tundur dosjet e fryra, por që nuk janë të aftë me të gjitha rregullat e reja gjuhësore për racën, gjininë dhe aktualitetin e gjendjes së pakontrolluar të varfërisë ekstreme. Edhe shërbimi civil dikur i ashpër, tani fton rregullisht komunistët dhe ekspertët e mendimit që të bëjnë gara për nivelet në rritje të jetës në Shqipërinë, që eksporton vetëm djem e vajza nën moshë drejt mauneve dhe rrugëve të tjera trafikant-kontrolluese në një emigracion ende të dhimbshëm. Shoqëria dhe populli, që pritet të anketohet nga Kryeminstri, po mbyten në një det neurozash. Jeta e përditshme ndihet si të jetosh në trurin e një personi elegant, i cili e ka ngatërruar mbylljen reflektive dhe shpresën para një pasqyre konvekse me një personalitet. Ndjehemi sikur kemi prishur aksidentalisht seancën e terapisë së dikujt. Shfletohet Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale po vazhdojnë të shoqërojnë deri në lotë protagonisten dhe protagonistin e Big Brother, diku dhe nga kureshtja, diku dhe nga varësia idiomatike. Kafenetë ndizen në duhan e sipër për një shfaqje me diskutime politike dhe ju garantoj se do të shihni një aktivist të zellshëm të klasës së papunë, që shpjegon se si sistemi po bëhet gjithnjë e më i keq. Punonjësit e institucionit, shtet: lokal dhe qendror, përmbledhin çdo rast të ‘rastit’, si për shembull kur kamarieri ia dha faturën një të dehuri, dhe jo atyre. Zonjat e punësuara ndërrojnë modelet. Deputetet natyrshëm kanë më shumë se sa të gjithë…Ankohen për burrat. Patriarkat! Shqipëria nuk ka racizëm? Nuk thuhet, nuk duhet të ketë?! Fakti është me të vërtetë i bindur neurotikisht se është i rrethuar nga racistë të zbehtë, ksenofobë, transfobë dhe fashistë dhe se situata dhe qasja me fushatën e pjesshme lokale është një faktor me udhëheqës të zemëruar, që pret të zihen kundërshtarët e tij, për të ndërtuar shkallë të reja ngjitjeje. A thua nuk zbret më ai? Dhe sigurisht që të gjithë janë të traumatizuar. Ose janë edhe të rraskapitur. Ndjenja e rraskapitur është ndjenja e re e një mjedisi të traumatizuar. “Jam shumë i lodhur”, thonë neurotikët e klasës së re shqiptare, asaj që i shkon shuma e parasë së majme sa nga rroga tek banka, aq dhe nga korrupsioni, gjë që është e mahnitshme duke qenë se asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë punë të një dite. Tani, e pse jo tani? Pse jo? Edhe “grindja“ në kahun e Opozitës i ka shërbyer neurozës kulmore. Ajo që ndodh, është shprehja përfundimtare e ngecjeve politike, dhe kulturore, që janë bërë kaq modë në mesin e grupit të mirë-strukturuar dhe të dyshimtë shoqëror në qeverisjen e vendit. Seriozisht, ky mjedis politik është krisur. Në fillim duket se është thjesht dëshpërues. Në kahun tjetër e padukshmja pikturon një imazh ku gjithçka ekziston brenda tek ‘korniza e traumës’. Dhe kjo e padukshme shkruan dhe në akull „Gati lakun tim!“ Por më në fund bëhet qesharake. Është kaq e zymtë e pamëshirshme saqë gjithçka që mund të bësh është të qeshësh. Nëse i thoni vetes se është parodi. Parodi e atyre hileqarëve intensivë me prejardhje të privilegjuar që kanë arritur të bindin veten se janë të aftë. Këtë mund ta shijoni jashtëzakonisht shumë, nëse ende do të heshtni.


“Më kujtohet pas votimit në Paralament, situata qesharake e turmës parlamentare të kartonave. E mbaj mend, sepse dëgjoja se ishte thjesht fjalia më e tmerrshme, urrejtja, inati që kisha dëgjuar ndonjëherë në një votim të zakonshëm. Ai reduktoi kartonat në shou me zvarranikë kartonash të mirëdirigjuar …”

Qeverisja e tyre me heshtjen masive është Pesë yje!

Ku të fillojë? Gjëja e parë që duhet thënë është se ky është padyshim një aktualitet i pikturuar nga dikush që kurrë nuk ka pasur një penel normal. Nga dikush që ka shkelur në një vend pune normale, por që duket anormal. Është një mjet kontrolli, ky lloj peneli. Në fakt është më shumë se sa thuhet se është. Mos u trego budalla! Kuptoje do të thoshte Artan Fuga. Më saktë: “Është e frikshme mungesa e kulturës juridike. Kaq i dobët është Kuvendi?“ dhe si për ta kuptuar më mirë e më qartë, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos shkarkojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Brenda afateve të përcaktuara, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin, i cili shfuqizon votimin e Kuvendit për shkarkiminin e kreut të shtetit. Pra: Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:

  1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
  2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës…“.

Duke e lexuar këtë nënkupton se ajo që vendosi Kuvendi për shkarkimin e Presidentit, është mjaft e habitshme, sikur ky është një vendim i votuar nga dikush që ka një problem shumë serioz me demokracinë. Kjo nuk duhet të na habisë. Më kujtohet pas votimit në Paralament, situata qesharake e turmës parlamentare të kartonave. E mbaj mend sepse dëgjoja se ishte thjesht fjalia më e tmerrshme, urrejtja, inati që kisha dëgjuar ndonjëherë në një votim të zakonshëm. Ai reduktoi kartonat në shou me zvarranikë kartonash të mirëdirigjuar. Ai përshkruante votuesit e parlamentit, se nënkuptohej të ishin si gjysmë-njerëz të pamend, të ndikuar e të urdhëruar, të tmerruar, në rastin më të mirë. Gjithkush mund të thotë se ai ishte Parlamenti i djeshëm! Evërteta është se Parlamenti është po i njëjti, si në përbërje ashtu dhe në vijë.

“Me këtë rast ky produkt i sotëm që mbush institucionin e Ligjmiratimit, duket se është i paaftë juridikisht, ndaj pyetja qëndron: “A duhet shkrirë Parlamenti i dështuar“? Është ndoshta më i paafti se ai paraardhësi i tij, që u bë shesh humori pas ikjes dhe braktisjes së tij nga Opozita e Lulzim Bashës.”

Parlamenti, fajtor për atë veprim juridik të pafalshëm të institucionit legjitimues dhe  Opozita e përçarë.

Vërtet vendimin për shkarkimin e Presidentit e mori Parlamenti i kaluar dhe ky Parlament nuk ka faj, sigurisht që ky është një interpretim ligjor lehtësisht i rrëzueshëm, por edhe në Parlamentin e sotëm janë shumica e atyre deputetëve, që morën vendimin e paligjshëm. Edhe pse ky Parlament nuk mundte të rrëzonte vendimin e Parlamentit të mëparshëm, prapë se prapë ai duhet të jetë dhe të ndjehet fajtor për atë veprim juridik të pafalshëm të institucionit legjitimues.

Tashmë lind pyetja, sa vlerë ka Opozita e tanishme e përçarë në Parlament, që më shumë merren me njëri-tjetrin dhe jo me pozitën. Shtojmë dhe faktin se Parlamenti i kaluar nuk kishte opozitë de-fakto, ndoshta kishte një opozitë de-jure, që punonte për llogari të pozitës.

Parlamenti vazhdon punën, të ndjekë frikën e vet nga një kartonizim ndikues dhe mashtrues. Nganjëherë pikon nga përbuzja për turmën. Atëherë a e meriton që ky Parlament i paftë juridikisht të vetëkërkojë shkarkimin e vet? A duhet shtuar zëri për shkrirjen e parakohshme të këtij Parlamenti? Por Parlamenti vazhdon të zvarritet normalisht. Uljet dhe ngritjet e zërit janë fushëbetejë viktime. Viktimat shfaqin pretendime. Megjithatë, të gjitha këto pretendime jo bindëse për viktima luajnë një rol të rëndësishëm. Janë mjetet me të cilat komentari i ri pastron privilegjin e tij dhe e kthen në vuajtje. Ky është funksioni themelor i politikës së realitetit, u lejon atyre me ngritje kartoni të urdhëruar politikisht të pozicionohen si të diturit e rinj. Pra, kështu elitat e privilegjuara përvetësojnë kulturalisht gjuhën e shtypjes dhe pozicionojnë faktorin e listave të bukës së përditshme si mëditës të tyre. Me këtë rast ky produkt i sotëm që mbush institucionin e Ligjmiratimit, duket se është i paaftë juridikisht, ndaj pyetja qëndron për sa u tha më lart, e për sa mund të thuhet se “A duhet shkrirë Parlamenti i dështuar“? Është ndoshta më i paafti se ai paraardhësi i tij, që u bë shesh humori pas ikjes dhe braktisjes së tij nga Opozita e Lulzim Bashës. Po të shtojmë faktin që Parlamenti i tanishëm nuk përfaqëson realisht forcat politike aktive dhe faktin që vijon me të njëjtën linjë si i mëparshmi, atëherë lind nevoja e rishikimit të kodit zgjedhor dhe afrimit të zgjedhjeve të parakohëshme dhe të paktën një falje publike Presidentit të Republikës për gjithë atë anarshi juridike që i krijuan institucionit dhe vendit. Ky është shërbimi më i madh që ky Parlament mund ti bëjë vendit.