Prof. Dr. Sazan Guri: Letra peticion si ‘’Dacibaot’’ për të ndalur fjalën e lirë

253
Sigal

Nga Prof. Dr. Sazan Guri

Telegraf.al / Siç po e shikoni në mediat sot, grupe me emër akademik dhe publik po na sulmojnë sikur kemi bërë tradhti ndaj kombit, duke na akuzuar me akuza alla fqinjësh jugor e verior, se: -Gjuha shqipe nuk është e lashtë; Se e vërteta mbi historinë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është vetëm si e thonë ata, dhe çdo alternativë tjetër është ”sharlatinizëm”! As shqiptarët dhe as gjuha e tyre nuk janë të parët, pavarësisht se e tha Makroni, kur erdhi dhe dhjetra institucione e studiues më me zë të botës! Fundja, pse nuk i përgjigjeni atyre, por merreni me ne që të mbyllim gojën, e cila kurrë nuk do të ndodh të dashur miq që rrini e flini dhe nuk bëzajni, por ju betohem – ashtu si Papa Kristo Negovani. Nuk kërkojmë mbrojtje nga asnjeri nga ju, se mua më mbron Ai lart! Ndoshta, Ai mund ta vonojë mbrojtjen, sepse Ai e di kur e sjell, por ju duhet të mbroni veten tuaj që po ju marrin çdo gjë, po ju dëbojnë, po ju bëjnë të ardhur, po ju bëjnë të zbritur nga malet më 1900 dhe po ju lënë pa rrënjë që të shpërndaheni si gjethe lisi dhe jo të rrini si rrënjë lisi.

Kjo më poshtë është politika redaksionale e Akademisë ”Rrënjët Tona”, ndaj kush të dojë të gjejë një fjalë për ata që kanë firmosur se preken, apo që merren nëpër gojë, që mund të lihet shkas për ofeza apo të anatemohen, etj., etj. sepse nuk është ky qëllimi ynë! Ne jemi ata që kërkojmë, gjejmë dhe shpërndajmë ato fakte e artefakte, ato vlera e visare që ky popull, më tepër se kurrë ka nevojë sot. Biles, ja u çojmë si gurë, apo si tulla, madje edhe kumë, rërë e çimento atyreve që merren me kësi punësh dhe po të duan të ngrejnë kate për ndërtimin e librave me të vërteta shqiptare….Ndoshta, ose nuk duan, ose nuk dinë, ose nuk dalin dot nga vetvetja e kaluar dhe na sulmojnë sikur na kanë kapur në ndonjë faj……..Pyetja shtrohet? Mos vallë po afrojnë fundin e tyre? Mos valle duan të na qërrojnë që të kenë dorë të lirë sërish të bëjnë ç’të duan me rishkrimin e historisë? Mos vallë duan të vulosin si xhubletën, si lahutën, si shumëzërshin lab edhe historinë edhe gjuhën e shqiptarëve? Mos vallë është lojë antishqiptare që duan të varrosin mendimin alternativ mbi gjuhën dhe historinë shqiptare, atë mendim duke filluar me korifenjtë e papërfillur dhe të anashkaluar si Petro Zheji, Dhimitër Pelika, Niko Stillo, Nermin Vlora, Muharrem Abazaj, Lirim Muhaj, pa le pastaj me albanologët europianë si Lajbniz, Pedersen, Jokli, George von Hanns, me shkollën arbëreshe si Dhimitër Kamarda, Jeronim de Rada. G. Krispi, që ne kemi për lajtmotiv përfshi edhe të madhin E. Çabej, për të cilin do citojmë më vete se ku mbështetemi dhe çfarë lëvrojmë prej këtij gjeniu të gjuhës shqipe:

Kësisoj ne trajtojmë në botimet tona:

  1. Konsiderata sesa operatore të lira janë fjalët në shqipe, si ato fjalë na paraqiten me shumë kuptime dhe këto sipas kontekstit, sipas nuancës së zërit, sipas urdhërit, sipas gjendjes, sipas plogështisë, dhe në gjuhët e huaja duke qenë të huazuara prej kësaj gjuhe përdoren vetëm për një rast apo për një kuptim.
  2. Rregullin sesi gjuha shqipe, duke qenë primate, me një fjalë ‘vriste’ shumë kuptime, dhe e kundërta e gjuhëve të mëvonshme të civilizuara, që për çdo kuptim huazuan një fjalë.
  3. Se kur do të gjesh etimologjinë, apo kuptimin, apo mënyrën sesi janë formuar fjalët në gjuhët me bazë latine, nuk të del me fjalët ndërtuese të saj, ndërkohë që shqipja, thuaj ç’të duash ti, e shpëton etimologun nga injoranca.
  4. Se nëse fjalëve dhe termave të gjuhëve të perëndimit iu heqim apo zbresim rrokjen e katërt, të tretë, të dytë ajo që ngelet nuk ekziston në gjuhët e tyre!
  5. Se një fjalë apo një term i gjuhëve të perëndimit është thjesht dhe vetëm i përbërë nga dy njërrokshe të gjuhës shqipe.
  6. Se gjë a gjëzat dhe proverbat e urta në gjuhën shqipe pa kallxues, pa kryefjalë, pa kundrinor që shpesh herë janë dy dhe maksimumi tre, në gjuhët e huaja ato duan tetë a dhjetë fjalë të përkthehen.
  7. Se fjalët e shqipes janë institucionale shprehin një urtësi të tërë të një populli të lashtë.
  8. Gjuhëtarët e botës, por më shumë ata të Europës, që sa herë nuk marrin parasysh gjuhën shqipe në interpretimet e tyre etimologjike gjuhësore, aq herë gabojnë, dhe po aq e vërtetë është e kundërta e kësaj.
  9. Se pellazgjishtja ka qenë një gjuhë njërrokëshe, ku fjalët kanë pasur trajta të ngurta. Ajo nuk ka disponuar mjete të tilla gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat.
  10. Se gjuha gjermane, sikundër gjuhët e tjera, latine, izraelite, angleze, etj., s’janë gjë tjetër, veçse bashkime të përbëra të dy fjalëve të thjeshta të shqipes.
  11. Se emocioni antishqiptar apo filo serb apo xhelosik kundrejt kolegut albanalog (George Hahn) t’i ketë errësuar të menduarit logjik babait të etimologjisë së gjuhës shqipe (Gustav Meyer).
  12. Ndaj, dhe gjithë shkolla jonë shqipe na mëson se shqipja nuk ka asnjë fjalë të sajën. Ndaj, edhe maqedonasit na nxjerrin të zdrypur nga malet, aty pas viteve 1912. Nuk e dinë e nuk e thonë, që kur parakët shqiptarë cicëronin në male dhe mbretëronin nëpër ara, popujt e tjerë nuk ishin ende ndër fara.
  13. Fjalët në fillimet njerëzore lindën dhe u formuan si rezultat i zhurmës apo gjurmës që ajo linte në natyrë dhe është lodhje, më saktë pak si ‘naivitet’ t’i shpjegosh ato me rregullat e sotme.

Shikoni, të dashur lexues, se:

  1. Çfarë misioni hyjnor kanë pasur shqiptarët dhe gjuha shqipe! Çfarë do thoni ju? Po deshët mos e besoni, se shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë pasur për detyrë të ruanin fjalën e parë, madje dhe kuptimin e germës së parë të fillimit të fjalës. Ndaj dhe besojmë se çdo fjalë të krahasuar me kuptim në natyrë buron nga gjuha shqipe dhe për çudi në gjuhët e tjera e zbërthyer dhe e ndarë në rrokje nuk ka vlerë apo kuptim.
  2. Çudia tjetër është se foljet në shqip janë shumë të lira. Ato marrin frymë thellë dhe përdoren si të kudondodhura, ku mjafton t’i ndërrosh një tingull, një zgjatje tingulli të zanores që tashmë kanë humbur në shqipen e sotme dhe ajo merr kuptim e rëndësi tjetër. P.sh. nga “val” vjen fjala “valë”, valëzim i ujit kur zien; ngritje e ujit në det, liqen a lumë, kur është në lëvizje; dallgë, vloj, vlonj, vulonj, valonj “ziej, marrë valë”.
  3. Shikoni sesa të njëjta tingëllojnë shumë fjalë të shqipes me ato të anglishtes, megjithëse pa pushtuar njeri tjetrin, dhe shpesh pa ndërmjetësinë e një gjuhe tjetër, si ajo latine. Si, qysh?! Sepse kanë të njëjtën bazë në gjenezë, keltë, galë, pellazg.
  4. Dhe përsa më sipër të vjen në ndihmë i madhi Zheji, kur të zbërthen matematikisht sesi fjalët e thjeshta, operatore të lira shqipe si ato ‘ba’ e ‘da’, respektivisht “bëj e nda” ndërtojnë me dhjetra fjalë të tjera të përbëra në gjuhët e europës.

E çfarë do të kuptosh, mor lexues i dashur!

  1. Se lumë fjalësh të huaja, fillojnë me ato izraelite, helene, latine, anglosaksone e sa të duash ti, origjinojnë nga bashkimi i këtyre dhe ca të tjerave të tilla të shqipes, si ato 785 fjalë bazike, me të cilat shqipja ndërton sa herë të dojë gjuhët e botës. Ndërkohë që, në asnjë rast nuk ndodh që shqipja mos të të ketë qenë burimore për fjalët latine apo angleze. Gjuhë që nuk të turpëron, më saktë nuk të lë në baltë.
  2. Ç’nuk bëjnë të shkretët grekë e latin për të bërë çdo gjë të tyren, dhe nga ana tjetër ç’nuk bëjnë shqiptarët për të zhbërë çdo gjë të tyren.

Le të marrim një fjalë të caktuar si atë qark, gjuha shqipe më parë ka quajtur mjetin që kapte kafshë e shpendë, si me lak ose leqe dhe e ka quajtur qysh në agimet e veta çark, sepse zhurma apo jehona që ai linte në natyrë ishte “çak”. Dhe ky parak pellazg apo quaje çfarë të duash, i dashur lexues, nuk kishte ligjet e sotme gramatikore që të formonte fjalët, por rregullin praktik, pikërisht, ashtu siç e dëgjonte, siç e ndjente. Po vetë “çarku”, kësi pune bënte që mbyllej dhe kapte kafshën, si dhelprën, miushin, thëllëzën, gushëkuqin dhe formonte mbylljen e rrethit apo të çarkut dhe ja bënte “çak”.

Po të marrim fjalorin e Gustav Mayer-it, albanologut të famshëm austriak, vërejmë se shumë fjalë monosilabike apo më saktë njërrokëshe shqipe, madje më saktë akoma, njërrokëshe gegenishte lidhen si të prejardhura nga gjuha e shkruar latine e më vonë ajo italiane. Dhe e dini pse, të dashur lexues? Sepse nuk mund të pranohej që një popull perandorak si romanët të kenë mësuar prej një populli vocërrak si shqiptarët, apo varfanjak të shekullit kur studionte shqipen ky albanolog. Hajde gjeje ti, i dashur lexues, sesi fjalët 2-3 apo katërrokëshe latine, ky popull i ktheu në një rrokje. Pra, sesi fjalën katërrokëshe “insegnare” e mori, le të themi nga pushtimi romak pas viteve të 168 para Krishtit, (thua ti që deri më atëherë, popujt tipik pellazgë, trojanë, etruskët, ilirët, trakët, flisnin me shenja për të marrë shenjë në gjueti, etj.) e ktheu në njërrokëshe si: “shnoj”, “shënj”, “shnjoj”.

Futja kot, po nejse, sepse mirë ca nga këto, ky etimolg i përafron, me sezbën, me fjalët latine, sllavishte e vjetër apo turke, po ca të tjera, dhe jo pak 785 fjalë, që gjuha shqipe nuk t’i lëshon për krahasim. Të qofsha falë o gjuhë mëmë, oj ti loke, oj ti mbretneshë.

Duket sikur, shyqyr o Zot, që na erdhi pushtimi që ne iu dhamë kuptim veprimeve tona, si gjuetinë pas ciklit të fundit akullnajor. Se çfarë kishim bërë ne 10,000 vjet më parë, hajde gjeje! Edhe kur merrnim nishan apo në shenjë që ka kuptimin primar me bazë shqipen që ti “sheh” një objekt dhe pastaj e “shnon” apo “e merr shenjë”, pastaj e përpunuar u thirr “shenjë”, “shënoj”, dhe mbasi është përdorur nga fiset pellazge dhe ato etruske në gadishullin italik, romakët e quajtën “segnare”, “insegnare”, etj, dhe keltët që e çuan më herët drejt ishullit britanik e trajtuam si në origjinë fjalën e vëllezërve të tyre “shnoj” (sign), prej së cilës vjen fjala “signature” (firmë), pra, që lë gjurmë, që lë shenjë, që sot thirret firmos.

Por, mbani mend fort, të dashur lexues!

Se shqipja ia ka dhënë njëherë gjuhës latine, greke, gjermane, spanjolle, sllave e turke, fjalët njërrokëshe të saj, respektivisht, nëpërmjet popujve që ata gjetën para se të vinin, si ata etrusk, pellazg, ilir, bask, hitit, etj., si vëllezër të një trungu (pellazgë, ilirë, thrakë, etj.,) dhe ia mori prapë, me pak përpunim dhe shumë lehtësisht gjatë pushtimit, si fjalët hi për hiç, dua për duá, kusi për enë ku zien, prin për princip, tav për tavolinë, etj.

Le të marrim fjalën Sur, Gjerm. e lartë e vj., surr, nord e vj. – shurr(ë), shq. Ndryshe, sot i thonë edhe urinë, që me siguri kjo e fundit është e huazuar nga latinishtja, por që më parë ia kemi dhënë si “shur”. Gjithsesi, shikoni se sa është e lidhur shqipja me gjuhët gjermanishte të vjetër apo atë irlandishte të vjetër. Të paktën jemi një familje, dhe jo siç, shpesh, e thonë që gjuha shqipe është gjuhë më vete dhe me pak gjasa e familjes indoevropiane.

Le të marrim fjalën tit, angl. – thith, shq. Duke menduar se gjuha angleze e ka të dobët th-në e saj, at’herë fjala “tit” nuk është gjë tjetër, veçse fjala “thith” e shqipes. Po pse mund të jetë e parë kjo fjalë e shqipes? Sepse dhe procesi i thithjes së gjirit nga fëmija apo e qumështit nga gjinjtë e lopës, pikërisht zhurmën e “th”- së lëshon, ndaj dhe populli parak i asaj kohe e cilësoi kështu këtë term.

Le të marrim fjalën turke kusi, pse ajo rrjedh nga shqipja. Sepse, si kjo enë dhe vetë procesi i kuzhinës tregon për atë vend, ku enët nxihen, bëhen të zeza, nxehen, nxihen, zien, pra fjala bazë është ajo njërrokëshe shqipe zi, pastaj zien, pastaj nxihen, etj. Pra, kuzhina shqipe, prej së cilës rrodhën fjala latine “cucino”, apo ajo kelte “kitchen”, që kur i zbërthen, tek e tek, si rrokje në gjuhët e tyre, fjalët përbërëse shqipe, si ku e zien, nuk kanë kuptim, ndërsa në shqipe ato tipizojnë gjithçka: vendin ku nxihen enët, kusitë, ku zien, valon gjella, uji, etj.

Le të marrim emrat e muajve, kur bota pellazgjike kishte shpikur emrat e tyre për nevoja pune si p.sh., “marsi”, meqenëse i fillonte viti e quante m(b)ar, “prilli” që “prin”, “maj”, sepse dita është e madhe, “qershori”, sepse binte shi ose kur vilej qershia, “korriku” për shkak të të korrurave, “gushti” se ngushtohej dita, “shtatori” – vjelja e parë, “tetori” – vjelja e dytë, “nëntori” deri vonë te ne quhej “brumer”, për shkak të brumës, “dhjetori”-dimën për shkak të ditëve të mënuara, të mërzitura që më pas u quajt stina “dimën”, janari quhej “kallnuer” nga fjala “kallkan”, “shkurti”-farori se hidhej fara për të lashtat. Pra, të parët tanë që formuan gjuhën kalendarike mijëra vjet, para romakëve apo Jul Çezarit e Oktavian Augustit apo atij Gregorian, dhe me emra të përveçëm dhe përkatës e kuptimplotë. Madje, edhe shtatori, tetori e nëntori e dhjetori, ndaj u quajtën kështu në kalendarët e perandorive më të civilizuara, sepse këta morën nga pellazgët fillimin e vitit, siç qe ai e muajit Mars. Dhe nuk është rastësi që emrat e këtij kalendari dhjetë mijëvjeçar ruhen ende sot në zonat Theth, Shalës e Malësi të Madhe, ku sipas F. Bardhit këta muaj thiren britmë, si: “shtatori” – britmi i parë, “tetori”-britmi i dytë.

Le të marrim fjalën që në dukje mendohet se është greke, si “matematika”, pra shkenca që i “mat dhe i mat numrat dhe i thot”. Se ndryshe duhet të themi se numërimi nuk ka filluar me njerëzimin, por kur dolën në skenë helenët e latinët, ndërkohë, të dashur lexues, si të parët dhe të dytët nuk bënë gjë tjetër, veçse thanë ato që kishin shkruar stërgjyshërit e tyre, pellazgët për helenët së bashku me vëllezërit e tyre – etruskët për latinët.

Le të marrim, pse një shqiptar shkon jashtë shtetit dhe në më pak se dy muaj ose me anë të televizorit arrin e flet gjuhën e aksh vendi, kushdo qoftë ai vend, britanik, italik, iberik, helenik, gjermanik, mjafton t’i duhet për veprim. Dhe e kundërta nuk të jep të njëjtin rezultat, që një i huaj, megjithëse ka nevojë të madhe për shqipen, edhe pasi rri 10 vjet në këtë truall e me shqiptarë përreth nuk arrin të japë produkt të mësuari të shqipes. Rregullat e ligjet nguliteshin thellë në memorien e popullit, por më tepër të kuvendeve apo të logeve të burrave apo të këshillit të pleqësisë në Gegëri dhe të plakonisë në Toskëri. Pra, të dashur lexues, ju lutem ngulisni fort në mendje që bota, ligjet, rregullat, kodet, zbulimet, shpikjet janë bërë njëherë nga njerëzimi, qysh në fillimet e veta. Kombet që lindën, si shumerët, babilonasit, egjiptianët, më vonë izraelitet, vonë-vonë helenët, e vonë, vonë, vonë latinët, bënë sikur i zbuluan ata. Hoqën sa mundën fjalë e germa, por nuk mundnin dot të gjitha, sepse rrëzohej koncepti, sidomos në rregullat e moralshme që nuk shkruheshin, siç janë: “koze turpe”, “kutimet”, “acqua hause”, “kamat”, “arrha”, e shumë e shumë të tjera.

Në bazë të kësaj teorie qëndron ideja se çdo trajtë apo fjalë morfologjike në gjuhët indoevropiane përbëhet nga disa elementë, të cilat e kanë burimin në rrënjë të pavarura. Sipas saj, çdo trajtë foljore, është një fjali në miniaturë, një fjali shumë e vogël. Këtë dukuri, albanalogu i famshëm Franz Boppi e vuri re në gjuhën shqipe dhe që ende ruhet si dikur. Si gjithmonë, kur keni përpara ndonjë fjalë të huaj për të mësuar, mos harroni ta ndani atë në njërrokëshe, dhe me pak vëmendje do të gjeni fjalën përkatëse të gjuhës shqipe. Ajo që të shtyn të mendosh origjinën me bazë shqipe të këtyre fjalëve në gjuhët me bazë latine është se e shkëputur njërrokëshi i parë bazë, që ndërton fjalën përbërëse nuk jeton më vete, ndërsa në shqipe ajo kumbon, sepse shpreh matje, sasi, numra.