Vazhdon saga McGonigal, gazetari: Do ketë hetime të tjera, Dumani e ka marrë dosjen

20

“Kongresi vazhdon të hetojë, jo vetëm për rastin me Shqipërinë, në rastin me Rusinë duke parë një periudhë 15 vjeçare të tij si përgjues, dhe lidhjet e hershme që ka pasur me KGB. Problemi është që ky është ngatërruar me lojën politike amerikane.”

Sigal

“Saga McGonigal do të vazhdojë, pasi edhe Kongresi amerikan do të vijojë hetimet” kështu tha të martën gazetari Robert Papa në një dalje televizive në MCN. Sipas gazetarit kreu i SPAK Altin Dumani e ka marrë dosjen, prandaj jo rastësisht është thirrur për t’u marrë në pyetje për 6 orë Agron Neza. Gazetari shton se duke qenë se dëmi i madh ekonomik është bërë në Shqipëri, Dumani ka të drejtë ta pyesë me letër-porosi McGonigal-in. Papa thotë se McGonigal mund të jetë shitur te FBI nga Neza, Duçka dhe Rama. Ai vë në dukje se kryeministri shqiptar ka shumë përgjime në këtë dosje. I pyetur për vendimin e Gjykatës Federale të Uashingtonit, Papa shprehet: “Vendimi është 7 faqe, është në një gjuhë vështirë për ta përkthyer. Por i është dhënë dënimi maksimal 28 muaj. Te vendimi i gjykatës, është falsifikimi, mosdeklarimimi i parave cash të marrë nga personi A. Niveli i dënimit shkoi në maksimum në nivelin 17. Përmendet zyrtari i huaj, i cili është Rama, në vendimin e gjykatëses. Gjykatësja shkoi edhe më tepër se sa prokurorët që kërkuan që dënimi të ishte në shkallën 6 jo 17. Gjithsej McGognial dënohet me 6 vite e gjysmë. Është shumë pak, nëse do kishte gjyq dhe ishin 8 akuza të mëdha, maksimumi shkonte në 80 vite burg. Por prokurorët pranuan marrëveshjen dhe ai pranoi vetëm një akuzë, një në Nju-Jork dhe një në Uashington. Kjo s’i jep fund sagës McGonigal. Kongresi vazhdon të hetojë, jo vetëm për rastin me Shqipërinë, në rastin me Rusinë duke parë një periudhë 15 vjeçare të tij si përgjues, dhe lidhjet e hershme që ka pasur me KGB. Problemi është që ky është ngatërruar me lojën politike amerikane. Është te dosja e Trump, por ka lidhje edhe me djalin e korruptuar të Biden, Hunter Biden, por edhe lidhje me Duçkën. Duçka është kryesori i korrupsionit, që përfaqësohet në lidhjet me Ramën dhe amerikanët. Fakti është që personi A. ka bërë që McGonigal të takojë një zyrtar të huaj, Ramën, dhe t’i japë puset e naftës. Përfitimi ka qenë 25 milionë dollarë. Që të thuash 225 mijë dollarë cash të dhëna nga Neza janë hua, kjo është skandaloze. Edhe Neza në qoftë se i ka dhënë dy herë cash, njëri i filmuar në garazh makine, duhet të dërgojë para prokurorëve të dhënat e bankës, sepse këtu kemi të bëjmë me pastrim parash, por prokurorët mbetën vetëm te dënimi i një akuze. Drejtorit të FBI i janë bërë shpesh pyetje në Senat. A do të ketë hetime të mëtejshme ndaj tij? Fakti që ai pati 7 orë takime me 7 krerët e inteligjencës amerikane flet për diçka më shumë. Unë mendoj që Dumani e ka marrë dosjen, jo rastësisht e ka thirrur personin A., Neza”. – tha Papa. I pyetur ku implikohet kryeministri Rama me këtë dosje, Papa thotë: “Kryeministri Rama përmes Nezës i ka kërkuar puset e naftës, përfitime 25 milionë dollarë, dhe nuk është rastësisht që disa ditë më pas është dhënë para në cash. Një zyrtar i lartë i CIA-s thotë që McGonigal është paguar nga qeveria shqiptare. McGonigal duhet ta ketë ditur që në ambasadën amerikane ka një stacion të FBI-së. Fillesat e hetimeve kanë nisur nga një përgjim në Londër, ku ai është takuar me oficerë të spiunazhit rus. Rama ka shumë përgjime, ka takime në Uashington, takime Nju-Jork, dreka dhe darka dhe Rama ka dashur të ndërtonte një agjenci të madhe kundërkorrupsioni me shef McGonigal. FBI i tha McGonigal-it stop. Dëmi më i madh ekonomik është bërë në Shqipëri, ai ka të drejtë ta pyesë me letër-porosi McGonigal, të marrë dosjen hetimore. Na është thënë që transkriptimi i plotë ne si media e huaj mund të na jepet në fund të marsit, ose në prill. Hunter Biden ka pasur një informator të FBI-së i quajtur ciklopi, që 99 për qind është McGonigal. Këtu luan një rol të madh edhe Duçka që bën lojë të dyfishtë. McGonigal është shitur te FBI, nga personi A, nga Duçka dhe Rama. Fakti që Dumani ka thirrur 6 orë në Prokurori Nezën është shumë. Në 6 orë Neza mund të ketë dhënë shumë informacione. Nuk ka mbaruar saga për Duçkën dhe Nezën”,- tha gazetari. Duke u ndalur te deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri, Papa thotë: “Blinkeni ka folur në mënyrë diplomatike, s’i takon të vërë nota për një qeveri, sepse raportet vjetore janë skandaloze për Ramën. Imuniteti i Ramës është që duke qenë kryeministër s’e arrestojnë dot. Dyshja më e keqe në diplomacinë amerikane është Blinken-Biden. Vizita e Blinkenit më shumë ishte një qokë e Yuri Kim”./ Mcn