Nuk mundet Presidenti me aksione politik duke keqpërdorur Kushtetutën!

248
Sigal

Nga Alban Daci

Po ndjek disa juristë që po flasin me shkollën e partisë “alla shqiptarçe” që jo vetëm nuk kanë referenca bindëse juridike për rastin e votimit të shkarkimit të Presidentit nga Parlamenti, por nuk janë në gjendje as të bëjnë një lexim letrar të Kushtetues si çdo qytetarë që pavarësisht formimit, të paktën zotëron shkrim e këndim! Në lidhje me modelet presidenciale dhe po ashtu me modelet kushtetuese në kohën që ishim studentë kishim libra me mbi 1000 faqe nga studies më të rëndësishëm europian dhe jo vetëm. Këta që dëgjova sonte me siguri kanë pasur një fletore me kuadrate me shënime që e fusnin në rrypin e pantallonave para se të hynin në auditor si studentë të së Drejtës! Kjo është shenjë demokracie që të gjithë flasin në emrin e së drejtës, por pa e njohur atë. Drejtësia në demokraci është aq shumë bujare sa e lejon injorancën me shpresën për ta edukuar që të abuzoj mbi ligjin derisa ta kuptoj se jashtë standardit nuk ka jetë dhe zgjidhja e vetme është pjesëmarrja dhe bërja pjesë e mekanizmave të shëndetshme. Nuk mundet institucioni i Presidentit me aksione partie apo me qen që lehin duke u ushqyer me interesa politike. Presidenti i Republikës është institucioni më i lartë i vendit i cili edhe në kohë të vështira si në raste të jashtëzakonshme të konflikteve të armatosura (luftë) forcon akoma edhe me shumë me kompetenca pozicionin e tij institucional e kushtetues. Presidenti nuk është institucion që mundet edhe me nocion mosbesimi. Parlamenti ka limitet e tij pasi e zgjedh presidentin në Republikë Parlamentare si kjo e jona. Parlamenti në kohë lufte mbyllet e thirret vetëm në raste të veçanta e ndërsa Presidenti bëhet Komandant i Forcave të Armatosura. Duhet theksuar se Presidenti në Republikën tonë Parlamentare propozohet nga Parlamenti e zgjidhet po nga Parlamenti. Nuk ekziston nocioni i emërimit për institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti është ai që në fakt për një kategori të rëndësishme të institucioneve ka kompetenca emëruese e për pasojë edhe shkarkuese. Këtë kompetencë e ka edhe për veten përmes nocionit të dorëheqjes së pa revokueshme të argumentuar. Në vende me demokraci të brishtë përplasjet mes Ekzekutivit dhe Presidencës janë bërë më të shpeshta me qëllimin herë për ta dobësuar e herë të tjera për ta forcuar me qëllim për interesa politike. Votimi i shkarkimit të Presidentit është jashtë çdo kornizë politike, demokratike e kushtetuese që nga përbërja dhe kushtetueshmëria e ketij Parlamenti e për pasojë edhe në vendimet e marra nga ky i fundit qoftë edhe kundër Presidentit. Gjykata Kushtetuese para se të marr vendim për votimit e Parlamentit për të shkarkuar Presidentin, mendoj se duhet te marr një vendim mbi legjimitetin e Parlamentit aktual. Vetëm pasi të prononcohet për legjitimitetin e këtij Parlamenti atëherë mund të marr në shqyrtim votimin e tij për të shkarkuar Presidentin. Nga