Denoncimi i policit: Parcelat e hashashit mbrojnë “Shefat”

200
Sigal

Një punonjës policie ka denoncuar kultivimin e kanabisit në zonën e Fushë-Krujës, të cilat sipas tij mbrohen në këmbim të haraçit nga shefat e tyre. Ky denoncim është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se parcelat e hashashit mbrohen nga narkopolicia.
‘Parcelat e Hashashit mbrohen nga narkopolicia!’ Kështu e ka nisur denoncimin e publikuar nga ish- kryeministri qytetari.
Përshëndetje Dr! Jam një polic të komisariatit të Krujës jam shum i mërzitur se përditë dalim në aksione për të shkulur drogë dhe se shefat tanë i mbrojnë me fanatizëm parcelat në të cilat kanë marrë haraçin. Të paktën në zonën e Niklës koordinatat e parcelave të dhëna janë të plota, por nuk ndërhyhet për t’i shkatërruar, po ju nis dhe një foto me koordinatat e sakta ku gjelbërojnë parcelat e hashashit të ‘rilindjes’, përfundon ai.