Nga Bledi Dervishaj: Burdallai dhe shejtani janë bërë bashkë

351
Në vegjëli mbaj mend që tregonin më të medhenjtë se, gjyshi kur kthehej në shtëpi nga xhirua e mbrëmjes, e pyesnin si zakonisht, a u lodhe ?, a u mërzite? Sipas ndodhisë dhe rutinës së ditës gjyshi si njeri që fjala i kishte peshë dhe vepra ende i këndohet, edhe pse në pension takonte në rutinën e tij shumë njerëz. Pasi kthehej në shtëpi kësaj pyetje, fillonte bisedën e mbrëmjes me gjyshen a njerëzit në shtëpi duke fjalosur se me kë ish takuar, nga ishte, kush ishte, çfarë halli kishte, etj etj. Natyrshëm si në çdo familje.
Në një prej ditëve që mërzia, i dallohej në fytyrën e bardhë borë, e në sytë bojqielli që e kanë të vështirë të fshehin çka ndiejnë, pyetjes rutinë ju përgjigj me një gulçim të lehtë.
A u lodha moj çupë the! U lodha u këputa thuaj. Po pse vinte menjëherë pyetja tjetër. Po ja më zuri rrugën një burdalla, e me fjalë shatra-patra na i mori mend të gjithëve, jo vetëm mua, por dhe shokëve me të cilët isha.
Në ditët e sotme sa herë ndeshem me kësi lloj syresh, e kthehem vet në shtëpi, e para që më pyet po njësoj, është nëna ime që nuk mungon të më presë kur kthehem nga puna. E kur ajo më pyet, e kujtoj shpesh me humor këtë thënie kaq të madhe, e me kaq kuptim të babait të saj, të gjyshit tim – *U lodha se më zuri rrugën dhe u mora me një burdalla*.
Por në ditët e sotme situata është edhe pak më keq. Burdallenjtë, jo vetëm të zënë rrugën, por i kemi kudo, i kemi përballë, anash, mbrapa, ndodhen ngado e në çdo moment. Edhe të duash t’ia hapësh rrugën, nuk mundesh, se po e le ti, po e la ai, po i lamë të gjithë, burdallai merr në qaf të gjithë miletin.
Ka disa kohë që burdallenjve për fatin tonë të keq, nga qielli i ka rënë në dorë, edhe një penë, edhe një vulë, e skanë më vetëm fjalë, por kanë vepra, kanë vendime.
Sot burdallenjtë janë shokë të ngushtë me shejtanët. Këta të fundit grumbullojnë veç gurët dhe skanë pse e fshehin më dorën, kanë budallenjtë për këtë punë.
E kësisoj do na duhet të merremi dhe me ato se çfarë kanë bërë disa “Shejtan-Budallenj”.
Në këtë absurd po jetojmë, por që do mbarojë shpejt!
Sigal