Bardhyl Berberi: Politikës në Shqipëri i ka humbur PIN-i

347

Ky nivel i të bërit politikë po njollos dhe po dëmton imazhin e shqiptarëve skajshmërish

– Projektet konkrete për zgjidhjen e problemeve për zgjedhjet PS dhe PD vazhdojnë të notojnë në ujëra të turbullta

Në gjitha ambientet intelektuale pritshmëritë janë të larta për një parlament konstruktiv që i shërben popullit, por frika ekziston, nëse do të votohet me lista të mbyllura aty do të vijnë hienat dhe do ta bëjnë parlamentin përshesh.

Ethet elektorale kanë kapluar vendin tonë. Nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë vetëm gjashtë muaj pas dekretimit të datës 18 qershor nga presidenti aktual. Por politikës shqiptare i ka humbur PIN-i thotë një i moshuar në Pogradec. Deputetë dhe ministra të mazhorancës dhe të opozitës i sheh si qengja të urtë që pinë kafe me militantë dhe iu “ qajnë hallet “ pas tre vjet e gjysmë që nuk i kanë parë me sy. Aktorët janë në skenë, e spektatorët e nderuar me dëshirë ose pa dëshirë, me telefonata e me kërcënime duhet të jenë në sheshet dhe pallatet e sportit ku ata duhet t`i mbushin dhe të dëgjojnë gënjeshtrat e radhës. Ky nivel i të bërit politikë po njollos dhe po dëmton imazhin e shqiptarëve skajshmërish. Grindavecë njëra palë i bie gozhdës dhe pala tjetër patkoit .Aq më tepër që ata po luajnë një bllof të madh zgjatjen dhe stërzgjatjen pa kufi të Vetingut .…Korrupsioni, droga dhe krimi ka marrë përmasa shqetësuese .Vrasje makabre dëgjon çdo ditë …Kryelajm forca te shumta policie kërkojnë Eskobarin e Ballkanit! Reforma zgjedhore duket se do të hapi plagë të reja konfliktuale midis pozitës dhe opozitës .Edhe brenda maxhorancës PS – LSI ka ngricë të dukshme ! Shkollat kanë nisur të hënën por nxënësit janë larguar herët pasi mungonte ngrohja. Një fillim shkolle pa asnjë kusht minimal .Përplasje edhe për numërimin elektronik është avazi i vjetër për të gjetur një pretekst për sherre pafund dhe asgjë konstruktive … Projektet konkrete për zgjidhjen e problemeve për zgjedhjet PS dhe PD vazhdojnë të notojnë në ujëra të turbullta.. Na bënë gazin e botës nga karrigia e parlamentarit përfunduan me pranga në dorë drejt qelive të ftohta … Një gjë është e qartë, që populli do emra konkretë që të votojë vetëm kështu ai do t’ia matë kokën me spango secilit deputet … Populli nuk do t’i gëlltitë edhe njëherë që të shohë në parlament njerëz të deformuar, pasanikë abuzivë, të cilëve nuk u ka dëgjuar një herë zërin në parlamente jo më t`iu zgjidhin hallet, por vetëm të rregullojnë nëpër dogana dhe institucione baxhanakë, kunata, vëllezër. Vetëm ky ka qenë misioni i tyre deri më sot, se ata ndonëse nuk kanë patur nivelin e duhur dhe figurën e pastër, kanë hyrë nga këto lista famëkeqe. Të hyjnë në parlamentin e ri trafikantë femrash dhe vrasës ky është një tmerr. Si mund të lejohen që persona ordinerë pa asnjë vlerë të futen në parlamentin e ri që s’kanë lidhje me popullin, por vijnë në parlament për të mbrojtur bizneset e tyre. Nga e gjithë kjo, dua të veçoj disa deputetë që kanë ngritur problem dhe kanë qenë aktivë, por fatkeqësisht janë shumë pak, sa që numërohen me gishtat e dorës. Në gjitha ambientet intelektuale pritshmëritë janë të larta për një parlament konstruktiv që i shërben popullit, por frika ekziston, nëse do të votohet me lista të mbyllura aty do të vijnë hienat dhe do ta bëjnë parlamentin përshesh. Ju kryetarë partish të paktën mendoni për familjet tuaj . Popull, një këshillë miqësore të paktën kur të vijnë dhe të bëjnë fushatë mos duartrokit dështakët … mos u gënjeni nga lajkat mos e shisni votën tuaj për një thes miell apo për një lavatriçe dhe një televizor plazme, siç ka ndodhur në të kaluarën.. Unë e ndjej që ju ndodheni në kushte shumë të këqija, fukarallëku iu ka vënë poshtë, por ruani dinjitetin tuaj, se nesër kjo kosto do t’ju ndjekë për katër vjet të tjera si hije. Kjo kosto do t’ju prishë cilësinë e jetës suaj dhe do t’ju zhytë në dëshpërim … “Tashmë është fare e qartë, tha një i moshuar, këtyre politikanëve tanë ju ka humbur PIN-i dhe na kanë lënë në mes të katër rrugëve; mes akullit, ngricës dhe varfërisë.”