Mr. Sc. Nue Oroshi: Mitrovica dhe tri komunat e tjera të Kosovës, problem i mbetur pezull dhe mënyra e zgjedhjes

137
Sigal

Mitrovica është qytet i Kosovës, i cili është i mbuluar me pasurinë e nëntokës, e cila ka një vlerë shumë të madhe. E kjo pasuri është e shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës, që dëshiron t‘i gllabërojë Serbia. E kjo ka shumë vite që e ka lënë pezull këtë pjesë të Kosovës, e cila jo vetëm që ka prodhuar ar, argjend e minerale të tjera, por edhe ka dhënë edhe shumë politikanë atdhetar në të kaluarën, që kanë qenë shtylla të forta të kombit shqiptar. Tema që dua ta shqyrtoj me akullin e ftoftë të mendjes dhe pa asnjë anim politik, por vetëm me një ndërgjegje të pastër kombëtare është problemi që ka Kosova në këtë territor të vetin dhe mënyra e zgjedhjes së këtij problemi. Për t‘u zgjedhur ky problem janë tre faktor: Është Republika e Kosovës, që me kushtetutë kjo pjesë është tokë e shtetit tonë. Është pushteti kriminal i Serbisë në krye me ministrin e informatave të Millosheviçit kriminelin Vuçiç dhe krejt në mes është Bashkësia ndërkombtare në krye me Amerikën dhe Bashkimin Evropian sponsorët kryesorë të shtetit të Kosovës.

Atëherë meqenëse janë tre faktor, që secili në mënyrën e vet mund të kontribojë në rregullimin përfundimtar të këtij problemi do ta bëj një analizë pikë pas pikë.

1.Republika e Kosovës

Mitrovica dhe tri komunat e tjera  janë tokë shqiptare. Historikisht ka qenë tokë shqiptare edhe pse është pushtuar kohë pas kohe nga pushtues aziatik e karpatian. Edhe me Kushtetutën e Kosovës – Mitrovica dhe komunat e tjera janë në kufijtë e Republikës së Kosovës. Atëherë duke u bazuar në këtë çështje vendimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit të Shtetit. Sa i përket anës juridike këtu është çdo gjë në rregull. Nuk ka ndonjë kontestim ligjor apo shkelje të ligjit. Problemi është politik. Këtu politika ka mbi 20 vite që po diskuton me Serbinë dhe nuk e ka gjetur zgjidhjen. Atëherë si duhet vepruar?! Serbia nuk njeh gjuhë të paqës as të dialogut. Ajo e njeh vetëm gjuhën e dhunës. E tek e fundit me dhunë Serbia është dëbuar nga Kosova se nuk do ta lëshonte nga kthetrat kurrën e kurrës. Serbia me dhunë duhet të dëbohet edhe nga Veriu i Mitrovicës dhe komunat e tjera, rrugë tjetër nuk ka. Këtë duhet ta dinë shumë mirë shqiptarët.

2.Vuçiç vazhdues i projekteve të Millosheviçit.

Ne shqiptarët e kemi një shprehje shumë të mirë lidhur me trashëgiminë qoftë biologjike apo politike: “ Banem bab se no t‘gas no belcas“. Baballarë politik të Vuçiçit janë Millosheviçi dhe Shesheli. Ai hapat e parë i mori tek Partia Radikale e Sheshelit dhe vazhdoi me Qeverisë me Millosheviçin. Pra, është një fryt politik i ndërtuar në elaboratet politike të Sheshelit dhe Millosheviçit për një vazhdimësi politike të një Sërbie të madhe. Vuçiçi nuk di të qeverisë ndryshe përveçse me dhunë, terror, gjenocid, vrasje dhe çdo metodë tjetër dhunuese përveç asaj demokratike. Në këtë aspekt ata që mendojnë se problemi me Serbinë kryhet me paqë dhe dialog pa ja dhënë peshqesh Vuçiçit Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera gabojnë rëndë. Gabojnë për faktin se serbët nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje pa marr teritore shqiptare. Kjo është e njohur historikisht për faktin se vetëm në periudhën kohore 1876-1878, janë shpërngulur nga viset shqiptare të Nishit, Prokuples, Kurshumlisë dhe pjesëve të tjera shqiptare mbi 250 mijë shqiptar. Prej atëherë janë krijuar edhe kënget popullore shqiptare: Çka kanë kreshtat që rënkojnë, çka kanë malet që gjëmojnë, t´mjertë muhagjert ka po shkojnë-nëpër shi e nëpër borë po ju vdesin fëmitë në dorë“.

3.Bashkësia Ndërkombtare

Ka kohë që Serbia kur e humbi Kosovën me luftë i ka shtrirë gjithkund lobimin e saj duke paguar miliona euro e dollarë për të depërtuar në institucionet më të larta politike dhe ekonomike të Bashkësisë Ndërkombëtare. Deri sa politika jonë për mbi 20 vjet e ka bërë gjumin e arushës, serbët nuk kanë lanë gurë pa lëvizur, që të krijojnë miq në politikën ndërkombëtare dhe ata t‘i kthejnë në përkrahës kundër Kosovës. Për këtë kam reaguar shumë herë se na nevojitet një lob i fuqishëm shqiptar në Evropë dhe Amerikë dhe jo degë të partive tona politike, që janë servise për mbledhjen e votave, dhe mjeteve financiare për partitë politike dhe asgjë tjetër. Bashkësia ndërkombtare duhet ta dijë se ajo ka qenë promotore kryesore e shtetit të Kosovës. Kosova është një fryt i Bashkësisë ndërkombëtare dhe ata e kanë një obligim moral që ta bëjnë këtë shtet dhe ta zhvillojnë që të ecë përpara. Është i njohur fakti se Bashkësia ndërkombëtare është e demoralizuar me orientimin e mrapshtë të një pjese të mirë të shqiptarëve duke e përqafuar islamin politik dhe duke u bërë vegël politike e Erdoganit mikut më të ngushtë të Putinit dhe Vuçiçit.

Është e vërtetë që është mjerim kur sheh shqiptarët e shkretë, që e festojnë fitoren e Erdoganit në qytetet kryesore shqiptare si në Prizren, Shkup dhe Ulqin, por për ta ndalur këtë veprim politik, që e ka mbjellë Rusia, Turqia e Serbia në viset shqiptare Amerika, Gjermania, Britania e Madhe dhe Austria duhet të bashkëpunojnë me atdhetarët shqiptar dhe të përkrahin krijimin e një Besëlidhje të re politike shqiptare, e cila nuk është e mvarur nga politika pansllaviste e ajo aziatike dhe nuk është e mvarur nga ndikimi sorosist, por që është e lidhur drejtpërdrejtë me miqtë tanë amerikan dhe evropian. Ky bashkëpunim nuk mund të bëhet me partitë, që ishin në pushtet për faktin se ato janë fajtorët kryesore të sjelljes së islamit politik në Kosovë, e që fatkeqësisht po vazhdohet dhe po zgjerohet edhe me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Rrahagjoksit e Kurtit dhe kritikusit e opozitës

Shpeshherë nëpër mediat e shkruara dhe elektronike po vazhdohet nga dy palët që të kritikohen dhe të lavdërohen për vendimet e Kryeministrit Kurti. Të parët rrahën gjoks dhe krekosën sikur gjelat e detit se ky është një veprim që ka pasur guxim ta bëjë vetëm Kryeministri Kurti, kurse të dytët opozita thonë se na prishi me amerikanët dhe evropianët. Të parët duhet ta dinë se Kryeministri Kurti nuk është duke qëndruar në Mitrovicë dhe tri komunat e tjera, por në zyrën e tij në Prishtinë. Kufirin me Serbinë janë duke e mbrojtur djemtë dhe vajzat tona më të mira nga policia e Kosovës. Kufirin me Serbinë janë duke e mbrojtur forcat e KFORIT që i bie se janë duke e mbrojtur djemtë evropianë dhe ata amerikanë. Në këtë pikë militantët e të dy anëve duhet të heshtin. Duhet të heshtin për faktin se asnjëra dhe as tjetra palë nuk ka të drejtë të hedhë zjarr në benzinë. Nuk kanë të drejtë për faktin se Albin Kurti mori vetëm një vendim, që ka të bëjë me mbrojtjen e tokës së shtetit të Kosovës. Kurse opozita duhet të heshtin, sepse marrëdhënia në mes të shqiptarëve dhe Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie e thjeshtë, por ka edhe efektet e politikës gjeostrategjike në Evropë, që të krijohet një zonë ushtarake ku NATO të mbajë kontrollin mbi ndikimin Rus në Evropën Juglindore. Opozita nuk ka të drejtë të krekoset për një problem, që nuk ka mundur vet ta zgjedh për 20 vite me radhë sa ishte në pushtet. Në anën tjetër militantët e VV duhet të heshtin se nuk janë ata që janë duke i mbrojtur kufijtë e Kosovës, por janë forcat e KFORIT dhe Policia e Kosovës.

Zgjidhje politike, por jo në dëm të Kosovës

Në këtë rast për t´iu shmangur një lufte të re duhet gjetur një zgjidhje politike. Për të ndodhur një zgjidhje politike Bashkësia ndërkombëtare duhet të ia bëjë me dije Serbisë se Kosovën e ka humbur tash e shumë vite. Të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në Kosovë duhet njohur shteti i Kosovës. Ata që nuk dëshirojnë me njohë shtetin e Kosovës duhet të shkojnë në ndonjë shtet tjetër të jetojnë. Për këtë zgjidhje politike duhet të ulen partitë politike shqiptare, që janë në Parlamentin e Kosovës, që ta gjejnë zgjidhjen. Pozita duhet ta përgatisë një projekt për zgjedhjen e këtij problemi. Edhe opozita duhet të ulet dhe ta paraqes me shkrim se si e mendon zgjidhjen e problemit. Ajo nuk duhet të presë vetëm faktin që ta rrëzojmë Albin Kurtin. Po e zamë se po e rrëzojmë Albin Kurtin! Por shtrohet pyetja: Me këtë rrëxim a zgjidhet problemi i Mitrovicës? Unë e them jo. E nëse me këtë rrëxim nuk zgjidhet ky problem atëherë uluni bashkë dhe dilni me qëndrime të përbashkëta. Ky problem nuk është  vetëm i qeverisë së sotshme, por është i bartur edhe nga qeveritë e kaluara. Përgjegjësia është e përbashkët. Apo opozita po pret që ta rrëxojmë Albinin e t´ia japim Veriun Serbisë. Kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është të ulen bashkë dhe të dalin me një qëndrim të përbashkët. E më pas të shikohet se si do të veprohet më tutje. Politikanë dinë një çështje! Keni të bëni me shkaun, i cili ka më shumë se dy shekuj që ka prerë, vrarë, gri e masakruar, asimiluar, e dëbuar shqiptaët tash e dy shekuj me radhë. Edhe sikur të bëheni të gjithë së bashku është pak, është shumë pak. Kështu të gjithë se bashku t‘i paraqitni kërkesat e Republikës së Kosovës te Bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit politik, që ka tash e më shumë se dy dekada, që po e mban peng Republikën e Kosovës. Edhe heshtja e Shqipërisë zyrtare është krim në vete. Vëllau politik i kriminelit Vuçiç, Edi Rama po shihet haptas se është në krahun e Vuçiçit. Edhe ky e udhëheq një parti politike, që ka një trashëgimi kriminale siç është Partia e Punës e shndërruar në Partinë Socialiste, e cila historikisht ka prerë dhe vrarë shqiptarët atdhetar me projektet e Garashaninit, Qubrilloviqit, Andriqit, Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos e shumë e shumë viqave të tjerë që ja kemi parë sherrin e po ja shohim ende shekuj me radhë.