Flamur Tartari: Mirënjohje për Dr. Frederik Shirokën

997
Sigal

 

Ai ishte
njeri që e donte të sëmurin me të cilin e lidhte, që në fillim vuajtja e tij

                                                           
In Memorium për mjekun e shquar Prof. Frederik Shiroka

 

Nga Prof.
Flamur TARTARI

 

“…Edhe në qoftë se kirurgjia nuk ka mëmëdhe,
kirurgu ka…” Frederik Shiroka

 

Veprat e
njerëzve të shquar të kombit tonë në dobi të njerëzimit janë të pafundme. Ato
kanë përmasa të ndryshme, duke filluar që nga sjellja e hijshme dhe fjala e
mençur e gjer tek veprat më të komplikuara, si fryt i një jete të tërë, plot
shqetësime e privacione. Para veprash të tilla madhore njerëzimi përherë
përulet me respekt, dashuri dhe mirënjohje. Njerëzit e shquar të shoqërisë njerëzore
realizojnë vepra që në të shumtën e rasteve mik i respektojnë kufijtë e shteteve
dhe kontinenteve,  por si të tilla ato
pohojnë fuqishëm identitetin kombëtar të autorëve që realizojnë të tilla vepra.
Këtu fillon kultura dhe krenaria e çdo kombi. Veprat dhe vetë autorët e tyre,
kthehen në simbole të përparimit dhe pikë referimi për secilin prej nesh që
kërkon të lerë diçka me vlerë e dobi për shoqërinë njerëzore.

Frederik
Shiroka bën pjesë tek ata njerëz të shquar të kombit tonë, vepra e të cilit udhëton
për 61 vjet pas vdekjes së tij, si mirënjohje njerëzore, si eksperiencë e vyer,
si shëmbëlltyrë e së mirës që frymëzon gjeneratat e sotme të reja të mjekësisë
shqiptare.

Armata e
madhe e mjekëve dhe kirurgëve të sotëm shqiptar, me aftësi të lartë, me kulturë
të gjerë dhe vizion të qartë për të ardhmen, “grinden” e “përleshen” çdo ditë
me vdekjen, për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish. Në mënyrë të natyrshme e
të vullnetshme, të aftë e të përgjegjshëm, të heshtur e modest, ashtu si dhe
Frederik Shiroka, me copa shpirtrash mirënjohës njerëzor, formojnë pavdekësinë
e tyre.

Nuk dua
të le pa cituar dy fjalë të, kirurgut të shquar, nxënësit të Shirokës, Prof.
Maksut Dërasa: “Të gjitha sa dija, sa
ndjeva, sa më foli zemra e mendja për mjeshtrin tim, për të përkujtuar figurën
e madhe të Dr. Shirokës i kam thënë në sesionet që janë zhvilluar në Shkodër dhe
në Tiranë. Auditorët më kanë dëgjuar me kujdes e interes, sepse u kam përcjellë
emocionet e mia të sinqerta për këtë “Njeri” të madh. Dua ta vë në
thonjëza fjalën Njeri për të thënë, se ajo që duhet çmuar tek ky shkencëtar,
tek ky kirurg i kalibrit ndërkombëtar është mbi të gjitha dimensioni njerëzor
ai që i dha vulën e të veçantit. Ai ishte një shqiptar i vërtetë, një atdhetar i
mirëfilltë, një hulumtues i shkencës mjekësore në përgjithësi dhe i kirurgjisë
në veçanti, që thoshte: “Edhe në qoftë se kirurgjia mik ka mëmëdhe, kirurgu
ka”.

 

Ai ishte njeri që e donte të sëmurin

Ai ishte
njeri që e donte të sëmurin me të cilin e lidhte që në fillim vuajtja e tij dhe
prandaj vinte tërë dijen dhe mundin për t’ia lehtësuar e për t’a shëruar. Por
kur është fjala për Dr. Shirokën ndjen se priresh nga një emocion simfonik përsëritjesh
si një fjalë fundore shteruese në ceremoninë e ndarjes fizike nga i paharruari.
“Poeti” i kirurgjisë shqiptare Dr. Shiroka me jetën dhe veprimtarinë
e tij e shndërron edhe pasthënien e thjeshtë të një libri modest në fjalë
përuruese për gjeneratat e mjekëve të rinj, të cilët tek shkelin në truallin
magjik të mjekësisë, në tempullin e humanizmit, kanë nevojë të njohin Shirokën
e madh dhe mesazhin e jetës së tij që triumfoi mbi vdekjen e të tjerëve dhe jo
të tijën. Gjithsesi ky e shndërron jetën e mjekut të famshëm në sytë e shqiptarëve
në një kalendar udhërrëfyes dhe në homazh që kalon kufirin e jetës të një
njeriu. Shiroka jetoi në vitet e atyre të cilëve u shpëtoi jetën dhe ky shkrim është
nj fjalë është njëherazi edhe shprehja e mirënjohjes të sa e sa njerëzve që e nderojnë
në kujtesën e tyre, të familjeve që përbëjnë 
fragmentin e respektit më të lartë 
të pacientit me mjekun jetëdhënës. 
Për vute të tëra unë si mjek dhe kirurg kam menduar se si do ta
“risillja” në jetë këtë njeri, takimin me të cilin dua ta kujtoj tani nëpërmjet
këtij shkrimi.  Që kur isha nxënës dhe më
vonë student në mjekësi pyesja gjithnjë njerëzit e mi të familjes dhe të afërm
të tjerë për doktor Shirokën që e kisha lexuar në gazetë ku kisha lexuar në
gazetë për vdekjen e tij më 15 dhjetor 1955. Gjithmonë xhaxhai im, Dr. Ismail Tartari
(themeluesi i radiologjisë shqiptare), dr. Osman Jonuzi (themeluesi i spitali të
parë të Tiranës dhe kirurgjisë dhe gjinekologjisë shqiptare) dhe profesorët e
tjerë Ndroqi dhe Sadik  Bekteshi miqtë e
familjes sonë më flisnin për të, për kurajën e tij, për madhështinë e tij si
kirurg në përmasa të mëdha si dhe bashkëpunimi midis tyre si mjek të
specialiteteve të ndryshme që ishin. Kraahs shumë mjekëve të shquar si
Theodhosi, Zyma, Benusi, Jorgoni,. Sulçebeg, Sabri Tefiku, Ashta, Kërçiku,
Kristidhi e shumë e shumë të tjerë Shiroka mbetet një nga figurat më të shquara
që duhej të respektohej më shumë  në të
gjitha sistemet. Megjithëse jetoi dhe punoi në Shqipëri në tre regjime të
ndryshme (në kohën e mbretërisë së Zogut) në kohën e pushtimit fashist italian
e gjerman dhe në kohën c regjimit komunist) ai gjithmonë mbeti shqiptar i
vërtetë me dinjitet. E gjithë jeta e tij kaloi me punë, me lodhje e strese të
mëdha, sepse kishte mbaruar studimet “fatkeqësisht” në Perëndim dhe
jo në Lindje. Të gjitha këto në mënyra të ndryshme, influencuan pa dyshim në
shëndetin c tij. Në kulmin e pjekurisë së vetë, pas çlirimit të vendit, i
krijoheshin strese duke i kujtuar origjinën familjare, që çoi në sëmundjen e
tij dhe në vdekjen e parakohshme të menjëhershme. Pas vdekjes së tij shumë poetë
si M. Gurakuqi. J. Dini etj. shkruan vargje për bashkëqytetarin e tyre, ndërsa
skulptorja K. Shoshi i bëri bustin në shenjë respekti. Po ashtu dhe skulptori
J. Paço i bëri maskën e tij. Do t’i shkonte për shtat thënia e V. Bjelinskit:
Ai që nuk i përket Atdheut, nuk i
përket njerëzimit
“, ndërsa Frederik Shiroka i përket Shqipërisë dhe
njerëzimit si humanist i madh që ishte. Duke bazuar në gjithë këtë veprimtari të
madhe të tij, edhe tani pas 61 –vitesh, personeli mjekësor shqiptar dhe sidomos
mjekët e rinj duhet ta shohin dhe ta njohin figurën e këtij mjeku të shquar që
me të drejtë unë mendoj “që buzëqeshja e
tij e ëmbël me pacientët ishte antibiotiku më i mirë për shërimin e tyre”.

 

Ja çfarë tha në ceremoninë e vdekjes
ish-ministri i Shëndetësisë. Dr. Ibrahim Dervishi në Shkodër:

“Frederik! Largimi i yt nga radhët tona
kaq i papritur dhe i parakohshëm ka dëshpëruar të madh dhe të vogël në vendin
tonë, madje edhe shumë nga miqtë e Shqipërisë, për arsye se puna e kryer prej
teje në këto 22-vjet shërbim si mjekues i shquar dhe i papërtuar, i plagëve të
shumta të popullit tonë ka bërë që emri yt të njihet në të katër anët e Shqipërisë.
Ti na lë pikërisht kur kishe arritur kulmin e pjekurisë shkencore dhe mund të
jepje edhe më shumë, se sa i kishe dhënë deri më sot popullit tënd të dashur.
..Ti Frederik, për popullin shqiptar përfaqëson simbolin e mjekut të popullit
dhje të mësuesit të pavdekshëm. Më lejo Frederik i dashur, që duke të dhënë
lamtumirën e fundit, t’i puth ato duart e tua të arta që kanë shpëtuar kaq njerëz
nga vdekja.”