Real Madrid mund Club America 2-0 duke arritur kështu finalen e Kupës së Botës

467
Sigal

Real
Madrid tashmë është në finalen e Botërorit të Klubeve.

 Madrilenët mposhtën ekipin meksikan Club
America me dy gola, nga një në secilën pjesë. Edhe pse dominuan të gjithë
ndeshjen Los Blancos arritën vetëm dy herë ta dërgojnë topin në rrjetë, me
Karim Benzema në mbyllje të pjesës së parë, dhe me golin e të përhershmit
Cristiano Ronaldo në minutën e 93’.

Kjo
është finalja e dytë në Kupën e Botës për Real Madrid brenda 3 viteve.
Galaktikët, gjithashtu fitues në vitin 2014, do të përballen me ekipin japonez
Kashima Antlers të dielën në stadiumin Yokohoma. Kashima Antlers mposhti
Atletico Nacional në gjysmëfinale me rezultatin 3-0.