Për reformën në drejtësi dhe procesin e
integrimit në debatin në Kuvend, ish-kryeministri Berisha atakoi
Ambasadorin e Turqisë, Gent Gazheli.
Berisha: Trafikanti,
ai financieri Gazheli, e çoi Ambasador atje se i duhet për punë të tjera. U bëj
thirrje autoriteteve ta kontrollojnë në të gjitha aspektet se druaj shumë se ka
shkuar për misione të dyshimta.Qenit plak nuk i hiqet vesi, dijeni nga unë”.
Në përgjigje të akuzave, Ministri
Bushati i kërkoi Berishës të jetë i kujdesshëm me të tilla akuza, duke i
kujtuar se Gazheli është dekretuar si Ambasador në Turqi nga Kreu i Shtetit,
Bujar Nishani.
Bushati: Hodhe akuza dhe bërë një epitet që nuk i shkon fare gjuhës së një
ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti për Ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent
Gazheli.Nëse ke një çështje me të, nëse ke diçka për kredencialet e tij publike
drejtoju Prokurorisë dhe besoj se ai do të jetë atje për të dhënë
përgjigje.Dretoju gjykatave. Kjo qeveri ka një standart tjetër. Kur krahasoj
Gent Gazhelin që ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në drejtim të Agjencisë
kundër Pastrimit të Parave.
Shko pyet parnerët tanë, kryesisht ata amerikanë. Ti zotëri
emërove në Turqi një person me precedent penal për të cilin kishte një vendim
të formës së prerë në 2008.Ne kemi çuar në Turqi një person që ka marrë një
certifikatë për shkak të punës së tij serioze në atë Agjenci.Kur bën akuza këtu
ji pak i kujdesshëm se një mandat Ambasadori është të paktën tre firma,
Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm.Zotëria në fjalë është
dekretuar nga Presidenti i Republikës për të shërbyer në atë vend.
Berisha denoncon: Rama
shpërndau zarfe për integrimin
Sakaq ai denoncoi përpjekjen e
turpshme sipas tij, të shefit të qeverisë për të blerë Europën.Berisha se Rama
shpërndau zarfe për integrimin.
Berisha: Jam këtu
sot për të denoncuar një përpjekje të turpshme, primitive dhe të pafytyrë të
Edi Ramës i cili në vend se të përpiqet të zbatojë standartet, ka menduar të
realizojë integrimin duke shpërndarë zarfe. Një nga shkaqet madhore, ta dini
ju, të kësaj përgjigje janë edhe reagim ndaj mendimit të një të sëmuri psiqik
që mendon të blejë Europën. Europa as nuk shihet dhe as nuk blihet qëndron në
vlera.I them Edi Ramës që që përpjekjet tua jo vetëm që nuk lëkundën njeri por
more turpin që të takonte dhe për fat të keq dënimin e shqiptarëve.
Berisha u shpreh i bindur se me
Edi Ramën Kryeministër nuk ka negociata.
Berisha: Komunikata
e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare: Duke rikujtuar
konkluzionet e mëparshme, përfshirë ato të dhjetorit 2015, rithekson se zbatimi
inkluziv, i gjithashëm, i qëndrueshëm i 5 prioriteve duhet të siguriohet para
se të hapen negociatat e Shqipërisë. Pikërisht këtë fshehu Edi Rama para jush.



















