Dhuratat që zyrtarët amerikanë kanë marrë nga Berisha, Nishani e Basha

590
Sigal

Sali dhe Liri Berisha,
çifti kryeministror, u kanë bërë dhurata luksoze zyrtarëve të lartë të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës nga viti 2005 deri në vitin 2013, të cilat siç
rezulton në portalin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, janë pranuar
të gjitha me argumentin se “Mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm
dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.

Në 31 Tetor të vitit
2012, kur Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë, i ka dhuruar Sekretares së
Shtetit Amerikan Hillari Klinton një kuti argjendi me punim ornamental të
quajtur filigran me vlerë 400 dollarë


Në 2
Prill 2012, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, i ka dërguar Gjeneralit amerikan
Martin E. Dempsey, një shpatë e përbërje druri me vlerë 460 usd.

Në 30 janar 2012, Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i
ka dhuruar ambasadores Victoria Nuland një varëse argjendi me vlerë 390
dollarë.


Në 19
Nëntor 2012, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dhuruar Sekretares së
Shtetit Amerikan Hillari Klinton një mbajtëse për bizhuteritë prej filigrani,
shkruan “Panorama”.

Në vitin 2010, Ministri i Punëve të Jashtme Edmond
Haxhinasto i ka dhuruar Sekretares së Shtetit Hillari Klinton një pikturë
fetare.


Në vitin 2008,
kryeministri Sali Berisha i ka dhuruar Presidentit një vazo argjendi e punuar
me filigran.