Evdal Nuri: A ka probleme Tirana…?

745
Sa të duash ! Në formë e në përmbajtje. Të reja, të gjetura e të mbetura. Ka plot gjëra të bukura që e nderojnë dhe e zbukurojnë, por ka dhe dukuri që të lënë shije të keqe. Le të flasim për këto të dytat. 
1- Në fasadat e pallateve. Çfarë s’gjenë të shkruara e të ngjitura. Të gërvishura e të zhgallavitura. Këto të mbetura që nga fushata e zgjedhjeve të 2013-ës. Por dhe nga individ që bëjnë njoftime nga më të ndryshmet. Këto të venitura nga koha. Nga partitë :” Voto P.L.SH.R, Drejtim e Zhvillim. L.D.P. N.1. Partia civile:”T’i japim fund politikës vjetër”.Voto A.K.Z Nr.65. Voto 26, punësim. Të tjerët:” Rrebelim-reflektim-rikrijim”. Të shkruara në gjuhë të huaj gjen kudo. Në shtylla , kaseta telefoni: “Jeta osh qef”.” Dum drita”.”Tirona zomra jonë.” “Shqipëri etnike”. Blejmë mobilje të përdorura” ! Bëjmë zhbllokime. Japim me qera. Shesim shtëpi, lokal, zyrë, dyqan. Lajmërim vdekje. Lajmë tapete. Zhvillojmë kurse. Ka humbur një qen. Fizieoterapi në shtëpi. Kërkojmë rroje, punëtorë lavazhi e tj. Këto e shumë të tjerë me një shkrim të keq, i gjen kudo në Tiranën. Ato i prishin bukurinë që kemi kënaqësinë ta shohim. Është për të ardhur keq, por në qëndër të Tiranës, deri dje gjeje të shkruar me gërma të mëdha fjalë e fjali që s’mund të mendohen e jo t’i shkruhen kaq hapur. Pikërisht tek ish Kinema ‘Republika” tek rrethimi i pallatit që po ndërtohet me gërma të mëdha shkruhej : Jot …, Balash ….Në fakt një ditë u nisa me një furçë e bojë të zëzë që ta prishja, ose në pamundësi, K ta beja B. Ajo do të lexohesh Jot Bari, dhe Balash Bari. Më ndaluan shokët duke më thënë se do të bëhesh objet diskutimi. Dikush tjetër e paska lexuar shqetësimin, por jo vetëm timin dhe e paska prishur ! Bravo i qoftë, por shënjat duken. Por a ka të tilla në vende të tjera? Këtë vit kemi zgjedhjet. Me ç’po shohim e dëgjojmë, ato do të jenë tej- mase të ashpëra ashtu s’i dhe politika e jonë.Po nuk u ndalua me ligj shkrimi në murre, ngjitja e posterave, e gjithçkaje që i teket njërëzve, kjo Tiranë e bukur do të duket e braktisur dhe e shëmtuar. Kjo punë zgjidhet me një ligj. Kush shkruan ose ngjit postera në ambjentet publike gjobitet. Ç’do njoftim ka adresën. Ai le ta pësojë. Bashkia për t’i dalë të keqes përpara, të caktojë vende të caktuar që njërëzit të afishojnë njoftimet që kanë. 
2–Problem të tjera të Tiranës! Sa herë bie shi, Tirana mbytet e dalin sipër ujrat e zeza ! Pse, qysh ta zgjidhin ata që merren e paguhen për këtë punë. Ka shpesh bllokime që zgjasin me orë. Këto duhen rregulluar, mbasi krijojnë shumë shqetësime. -Ndotja në Tiranë është 30% më e lartë se norma e lejuar nga B.E. Jemi vendi i pestë në Botë për numrin e vdekjeve nga ndotja. Me punimet që po bëhen kjo është shtuar e jo pakësuar. Lana, vjen erë e keqe, sidomos kur bie shi. Ky është fakt që e ndjejmë të gjithë. Lypsat s’të lënë të qetë, jo vetëm rrugës, por dhe në kafene e kudo. Ky problem sikur po zgjidhet por pjesërisht. U turpuruam dhe me turistët që vijnë në vendin tonë. Në Francë është një institucion që quhet D.A.S. Nëse fëmija ka problem në edukimin e tij, shteti ta merr dhe merret vet me edukimin e tyre deri në 18 vjeç. Prindi ka të drejtë ta vizitojë një herë në javë. A ka mundësi dhe tek ne për këta fëmijë jashtë ç’do kontrolli të krijohet një institucion i tillë? Edhe më parë ka patur shkolla të riedukimit. Këta pasohen nga të çmëndurit që i gjenë të lëvizin lirshëm. Ata s’i zë ligji, prandaj bëjnë ç’të duanë. Grupe – grupe qensh “rrugaç” Friksohemi, vrapojmë, kurse ata lëvizin lirshëm pa drojtje si “zotër” të kësaj hapsire. Trotuarët në pa mundësi të bëhen të rinj, të zëvëndësohen pllakat e thyera e të nivelohen, se ç’do ditë pengohen e rrëzohen njerëzit. Në trotuar kalojnë këmbësorët, por dhe biçikletat e motorçikletat. Shpesh përplasen me njëri –tjetrin.Kjo më duket pa kuptim ! Së fundi ! Pyeta në Sauk, ku është stacioni i autobuzit ? Pak me lart ku janë kazanët e plehrave. Shoku që e shoqëronte me “sqaroi”. Mos pyet, ku ka kazan plehrash ke stacion autobuzi. Rrugës mendoja! Ai kishte të drejtë. Tek Ulliri janë pranë e pranë. Tek rruga e spitalit po kështu! Tek stacioni i trenit, ish parku i autbuzave, tek Ali. Demi, në Yzberish e kudo e njëjta gjë! Ç’është kjo “ bashkëjetesë” midis kazanave të plehrave dhe njërëzve në stacionet e autobuzave?! Në përmbajtje Tirana po ndryshon. Por dhe forma ka rolin e saj. Në fakt këto janë dy kategori filozofike që kanë lidhje më njëra – tjetrën. Ato e ndihmojnë ose e frenojnë tjetrën. Forma në një farë mënyre e forcon ose e dobëson, e zbukuron ose e shëmton e ndriçon ose e venit përmbajtjen. Që ditën e parë që filloi punë Kryetari i Bashkisë Tiranës Erion Veliaj tha: ”E kur të takohemi prapë bashkë pas 4 vjetësh unë nuk dua të vij përpara jush me një listë justifikimesh, por me një listë punësh të mbaruara. Me një qytet që mund të mos jetë i përkryer, por të paktën është më i mirë, se ai që po trashëgojmë sot”. Fillimisht pak i besuan. Kështu bëjnë të gjithë politikanët kur kërkojnë një post thoshin shumë njerëz . Me sa shohim deri tani punët po i ecin mire. Nuk mohohet fakti që Tirana ka ndryshuar. Ajo është bërë kantier ndërtimi. Këto duken e duhen përgëzuar, por dhe ato që theksuam më lart s’duhen nënvlerësuar. U mundova që shkurtimisht të jap një pasqyrë të arritjeve, por dhe të problemeve që ka sot Tirana. Të kuptohet që ka arritje të tjera, po ashtu dhe probleme . Këto na bëjnë të gëzohemi, por edhe të mos ndihemi mirë në shtëpinë tonë. Për të gjitha këto, pyes veten: “Vërtet ky djalë do t’i realizojë të gjitha premtimet e do ta transformojë Tiranën ?!” Po i realizoi, hallall besimin që patëm. Ndryshe ……..?! 
Sigal