Dr. Zekri Palushi: Po kush tjetër mund ta përkufizonte fjalën ‘’Socialist’’ më mirë se vetë mbijetuesi i burgjeve komuniste, Pjetër Arbnori

195
Sigal


Në kujtim e shenjë respekti për legjendarin patriot, ish-kryetarin e Parlamentit të Parë Demokratik Shqiptar, -Pjetër Arbnorin, i cili, shpesh përsëriste përkufizimet e tij, mjaft të sakta për socialistët tanë, si:

  • “Nuk janë socialista, por specialista’’,
  • “Farë më të keqe mbi sipërfaqen e dheut nuk besoj se gjen’’.
  • “Shqiptarët votuan kundra jush, por ju jeni mjeshtra të vjedhjes, të vrasjes, të mashtrimit, të imoralitetit, të manipulimit, qysh prej 1944’’.

Taktikën “fituese” në zgjedhje të socialistëve, Ai e përmblodhi me këto fjalë, -ju:

*‘’Provoni t’i blini fillimisht, nëse nuk blihen, kërcënojini, nëse nuk kërcënohen, vidhni, nëse nuk vidhen atëherë i bëni të pavlefshme fletët e votimit’’.

Këto pak paragrafe, të shkëputura nga fjalimet dhe bisedat e Pjetër Arbnorit, përshkruajnë më së miri kodin gjenetik të socialistve, mbi të cilën, ata kanë mbështetur, dhe mbështesin të gjithë veprimtarinë e tyre djallëzore, mashtruese, korruptive, kriminale, mafioze, …, -e të gjitha këto, në dëm të interesave të popullit, e Kombit Shqiptar. Gjatë këtyre ditëve, -nga ngjarjet e shumta në Shqipëri, -më së shumti më kanë tërhequr vemendjen:

*Rruga korruptive e Inserenatorëve, e paraqitur me aq saktësi, nga Zonja Monika Kryemadhi, (e cila, meriton një titull shkencor të shkallës më të lartë),
*Kontrolli i shtëpisë së deputetit socialist, Rrahman Rraja, – në lidhje me një krim të vitit 2019, ku pjestarë të familjes së tij, figuronin si organizator të vrasjes së dështuar të prokurorit Arian Ndoja, -(por kishte humbur jetën shoferi i tij, Andi Maloku).

*Po kështu, Ramazan Rraja, ishte pyetur nga policia, në lidhje me tre vrasjet, në afërsi të Fush-Krujës, ku ndër ta, kishte mbetur i vdekur edhe një kushëri i Ervis Martinajt.
Për t’mos u zgjatur më shumë, nuk mund të lë pa përmendur edhe:

*Aferën e hapur korruptive, të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkës, -një lajm, që tashmë ka marrë të gjithë botën.

 *Dhe vjedhja misterioze ku:Mbi 400.000 Euro-ve, që s’ju del i zoti!

Duke qenë se jetoj larg nga Shqipëria, rreth 22 orë me aeroplan, -dhe se kam vite që s’ndëgjoj ndonjë lajm të mirë prej Saj, -edhe këta që përmenda më sipër, ndoshta s’do të më bënin përshtypje aq të madhe. Por sot, rastësisht dëgjova Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ministren Spiropali, …., dhe pothuajse të gjithë “qeverinë” socialiste në përgjithësi, të flasin në akordancë, -të qetë, dhe me një kënaqësi lehtësisht të lexueshme në tonin e zërit të tyre, rreth vrasjeve të 21 Janarit. Sigurisht, që të gjithë, në unison, ishin frymëzuar nga ‘’zbulimi’’ misterioz, i gazetarit Artan Hoxha, -12 vjet pas kësaj ngjarje! Po kush mund ta besojë se ky “zbulim” ishte vetëm një koinçidencë, -aq më tepër, kur sot gjithçka ndodh sipas një plani të paracaktuar? -Pa u thelluar aspak në ngjarjet e lartpërmendura, -(ku sigurisht s’mund të anashkaloj , humbjen tragjike të jetës së katër personave, -një tragjedi, tmerrësisht e dhimbëshme për këdo). Unë s’mund të lë pa ju sjellë ndërmend ju, një thënje mjaft domethënëse, që ka marrë një vlerë tepër të veçantë, gjatë kohës COVID 19, e në vazhdim: ‘’Whenever there’s a big story in the media, look for the story they’re trying to distruct you from’’ – një shprehje që pak a shumë, unë do ta kuptoja kështu: Kurdo që mediat na paraqesin një ngjarje të madhe, -ne duhet të na shkojë mendja se ata po mundohen të na fshehin diçka tjetër, (edhe më të madhe).

Pra, me këtë lajm, ata duan  të na largojnë vemendjen nga ngjarjet e lartpërmendura, që në të vërtetë, kanë marrë një erë aq të keqe, (si ai i kanaleve të ujrave të zeza, kur shpërthejnë), sa s’ka parfum që t’i maskojë.
Pra, -qeveritarët tanë socialistë, duke u gjetur në këtë situatë të jashtëzakonshme korruptive, -pothuajse në zbulim të plotë, i ka kapur një panik i madh, e i gjithanshëm dhe për këtë arsye, duke mos gjetur një rrugë dalje, në bashkëpunim me disa media, dhe ndihmën e tyre, po përpiqen të përdorin taktikën e vjetër, po të tipit komunisto-socialist, që quhet “Distract and Divert Strateggy” –pra: “Ç’vendosjen e vemendjes në një drejtim tjetër”, një “dhunti” tjetër, djallëzore, që e shpjeguam pak a shumë më sipër, mjaft shpesh e përdorur nga socialistët, që mikut tim, -Pjetër Arbnorit, i ka shpëtuar pa e futur në klasifikimet e Tij.

Të dashur bashkatdhetarë,

-Si mund të durohen ofendimet e vazhdueshme të inteligjencës tonë?
-Si mund të durohen poshtërimet e vazhdueshme, që socialistët qeveritarë, na bëjnë ditë për ditë?
-Si mund të bashkjetojmë me krimet e socialistëve qeveritarë?
-Si mund të pajtohemi me imoralitetin e qeveritarëve socialistë?
-Si ka mundësi që të mos e kuptojmë se në krimet e qeveritarëve, mund të na inkriminohen edhe fëmijët tanë, e si rrezultat, të gjitha familjet tona vihen në rrezik.
-Si ka mundësi, që një popull si i yni, që njihet për gjaknxehtësi, -të qëndrojë kaq i qetë, e tolerant, -kur para syve të tij, ndodhin ngjarje kaq dramatike, e imorale, që ndryshe, do të revoltonin çdo popull tjetër në botë?
A mendoni se, -kur të mëdhenjët e komedisë shqiptare, Tano Banushi dhe Paulin Preka, – ndërtuan karakterin e “Cen durim-madhit”, kishin parasysh popullin e tyne, -pra ne, të gjithëve? Një durim kaq i madh, bile i tejskajshëm, nuk mund të pajtohet as edhe me Kodin e Nderit të shqiptarëve. Ai mund të ketë vetëm një justifikim: -“Bashkëpunimin me krimin”. Por unë s’mendoj kështu, ndryshe do të akuzoja, dhe ofendoja të gjithë njerëzit e mi, shokët e miqtë e shumtë, që kam atje, por ama, s’bëj aspak gabim që t’ju akuzoj për një indiferencë të jashtëzakonshme, të mbështetur në mentalitetin parazitik, “ç’më duhet mua”: një motiv mjaft i ulët moralo-njerëzor, që nëse nuk do ta braktisni sa s’është tepër vonë, do t’ju kthehet në një fatkeqësi të pariparueshme, personale e familjare.

Popull i dashur! -Ju tashm, duhet ta keni kuptuar se gjithçka që po ndodh në Shqipërinë tonë të mjerë, të paktën, në 10 vjetët e fundit, e kanë burimin tek boshti Rama-Soros. Qëllimi i tyre është mjaft djallëzor, dhe ogurzi. Fatkeqësisht, ata kanë qenë mjaft të suksesshëm në realizimin e mjaft pikave të agjendës së tyre, -e mbi të gjitha,- ata nëpërmjet “Reformës në Drejtësi” kanë arritur të marrin kyçet e drejtësisë shqiptare në duart e tyre. Agjenda e tyre do të kishte avancuar me një shpejtësi shumë më të madhe, nëse Sali Berisha, s’do t’ju dilte në rrugë. Në këtë rast, ata shfrytëzuan edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, (i cili, po kështu, është një nga pengjet e George Soros-it), për ta neutralizuar politikisht, pa e menduar mirë se Sali Berisha, është tashmë një simbol i demokracisë shqiptare e që mbrohej me rigorozitet nga populli shqiptar. Qysh me shpalljen “non grata”, nën kujdesin e governores Kim, shumë ujëra të pista kanë kaluar nën urë, por Sali Berisha, prap se prapë mbetet jo vetëm simbol i demokracisë, por edhe simbol i qëndresës, burrnisë, guximit, trimërisë, mençurisë, moralit, atdhedashurisë, dhe patriotizmit origjinal shqiptar. Sali Berisha, mbetet pjesa më e rëndësishme integrale e popullit shqiptar në përgjithësi, dhe e Demokratëve në veçanti, me një rol të domosdoshëm dhe të pazevendësueshëm për përmbysjen e tiranisë socialisto-mafioze të Edi Ramës, dhe rikthimit të vlerave moralo-njerëzore, lirisë, dhe demokracisë së vjedhur: tipare, që e bëjnë atë një figurë mjaft të urryer për të gjithë ata që s’ju intereson sovraniteti, uniteti, dhe prosperiteti ynë kombëtar. Prandaj, është një detyrë patriotike për çdo shqiptar të ndershëm, që t’i ngjitet prapa këtij patrioti, për ta ndihmuar në realizimin e idealit të tij fisnik, në të mirë të atdheut, popullit e kombit tonë e njëherësh, për të ruajtur me çdo kusht jetën e tij në rrezik. Ju lutem me një përulësi të madhe, -mbrojeni Sali Berishën!  Socialistët janë krijesa mjaft të rrezikshme, dhe mund t’ju presin në besë.