DPSHTRR-ja është shndërruar në një minierë ari. Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka “çelur” sërish, duke vendosur të rikthejë ritestimin për shoferët. Përpos faktit se shitet si një iniciativë për të shmangur aksidentet, duket të jetë më tepër si një ‘qokë’ për klanet oligarkike, ku bizneset e të cilëve konsistojnë në autoshkolla. Ndërkohë që Blendi Gonxhe mund t’ia tranportojë ministrisë së linjës problematikat për sinjalistikën rrugore dhe mos ndriçimin në rrugë, që është dhe një nga shkaqet kryesore të aksidenteve, kërkon të gjobis qytetarët. Sa vjen dhe shtohet numri i të rinjve që emigrojnë jashtë vendit, këshu që rotacioni i atyre që tashmë e zotërojnë një leje drejtimi është një mënyrë e mirë për t’u mbushur xhepat oligarkëve të patentave , dhe pse jo dhe vetë Gonxhes. Më herët nuk kanë munguar as denoncime nga qytetarët, ku njëri i publikuar nga kreu aktual i PD Sali Berisha, u theksonte fakti se Blendi Gonxhe merr miliona lekë çdo muaj nga inspektorët e provimeve për patentat, përafërsisht 350 milionë lekë në dy data të një muaji.
Drejtuesit e mjeteve, të cilët humbin pikët e patentës si pasojë e shkeljeve të përsëritura rrugore do të rikthehen edhe një herë në autoshkollë. Ritestimi do të zbatohet nga ky muaj. Do të ketë 30 pyetje, e ndërsa shoferi shkelës që bën 3 gabime skualifikohet. Blendi Gonxhe: Duke filluar nga 1 qershori kemi vënë në zbatim të gjitha ndryshimet që kemi bërë në vkm.153 dhe në udhëzimet përkatëse të bëra më pas për sektorin e autoshkollave dhe për lejedrejtimi. Një prej të cilave më e rëndësishmja është masa e fortë që mendojmë se është penalizuese dhe që do të japi efektet e veta është që në rast se humben të gjitha pikët, që bëhet kur ka shkelje të rënda, kur ka shkelje të përsëritura brenda një viti. Pra kur policia merr masën që qytetari mbetet pa asnjë pikë në leje drejtimi dhe humbet lejen e drejtimit nuk do të ketë më një ritestim siç ka qenë më pare, por do të ketë një kthim mbrapsht në shkollë. Drejtori i Përgjithshëm i transporteve Blendi Gonxhe thekson se kjo nismë e re ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore.