Profesionalizmi, në fokusin e KLSH

597

Çdo gjë të
mirë, e mësova nga librat”.
 
Abraham
Lincoln

 

 

Arsimi dhe formimi profesional në
fokusin e auditimit të performancës në KLSH 


 

Rinald Muca, Drejtor Departamenti i
Auditimit të Performancës


Alfred Zylfi, Auditues

Sigal

 

Në politikat shoqërore të një
vendi, një vend të rëndësishëm zë mbrojtja edhe ngritja e një sistemi sa më
cilësor të arsimimit ku  rol të kryesor
në të ka edhe sistemi arsimi dhe formimit profesional.  
Arsimi duhet
të shihet si faktor kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore,
mirëqenies ekonomike, krijimit të paqes dhe sigurisë, zhvillimit të vlerave
universale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në nivelin individual,
familjar, shoqëror e më tej. Arsimi përveç që është e drejtë njerëzore
themelore, ai është motor për zhvillimin ekonomik të vendit ku theksi duhet
vënë në arsimimin sa më cilësor sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi këtë
zhvillimin.

këtë kuadër KLSH ka ndërmarrë në sistemin e arsimit dhe formimit profesional një  auditim performance nëpërmjet të cilit ka kërkuar
dhënien e opinioneve, për përmirësimin
, modernizimin e tij,
vlerësimin e rezultateve dhe objektivave të vendosura, në përputhje me
politikat e ndërmarra sepse ende ky sistem nuk është plotësisht në harmoni me
parimet e efektivitetit, pavarësisht zhvillimeve të kohëve të fundit,
përpjekjeve dhe iniciativave për ndryshime ligjore, masivizimit të tij, si dhe
jemi mundur të ndihmojmë të skicojmë dhe adresojmë rrugën për përmbushjen dhe
plotësimin e përparësive strategjike gjithëpërfshirëse të arsimit dhe formimit
profesional. 
Nëpërmjet këtij
auditimi Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zoti Bujar Leskaj ka dhënë
Mesazhin
kryesor: 
Nxitje
të reformave
në ndryshimin e mentalitetit të mos
vlerësimit të arsimit dhe formimit profesional, motivimin e të rinjve e
individëve për të vlerësuar profesione “të lodhshme, të pashpërblyera, të
papëlqyera” dhe plotësimit të kërkesave të tregut të punës me punonjës të
mirë-kualifikuar”.

Sot sfida për arsimin dhe formimin
profesional qëndron në rritjen bashkëpunimit të gjithanshëm të institucioneve
qendrore e vendore, sipërmarrjeve e bizneseve, partnerëve të tjerë zhvillimor,
publikut, etj., për të kërkuar e përshtatur lidhjen e shkallës arsimore dhe të
kualifikimit me nevojat e ekonomisë së tregut në vend, gjithashtu për të
ndërtuar një sistem të arsimit dhe formimit profesional, të hapur me zhvillimet
e teknologjinë bashkëkohore që të lehtësojë punësimin, punën dhe jetën
shoqërore të përfituesve, sot e në të ardhmen duke qenë në përputhje me
sistemin e BE. 

Nga ana e MMSR
hartimi i strategjive dhe përmirësimet ligjore në sistemin e arsimit dhe
formimit profesional i cili deri më tani përbëhej nga dy fusha në atë të
arsimit profesional dhe të formimit profesional, duhet të konkretizohej në më
shumë përpjekje dhe angazhim intensiv e profesional për vendosjen e dialogut
gjithëpërfshirës, për të siguruar mirëkuptimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm e për
të garantuar një sistem arsimor të formimit profesional të respektuar në nivel
kombëtar e madje dhe ndërkombëtar. Në  kuadrin
e politikave të reja të qeverisjes dhe programit të saj u bënë disa ndryshime
në kabinetin qeverisës, ndryshime të cilat u pasuan me lëvizjen e fushës së
arsimit profesional nga varësia e MAS në varësinë e MMSR e për pasojë
ndryshimin e kompetencave të tyre në këtë fushë, bashkimin me fushën e formimit
profesional, duke krijuar tashmë një fushë atë të arsimit dhe formimit
profesional. Synimi i këtij bashkimi ka qenë përmirësimi i sistemit por ky
bashkim nuk është shoqëruar me studim “si ka qenë – si është – si do të bëhet”
ku të jepen efektet dhe pritshmëritë e tij në krijimin e kësaj qasje të re të
administrimit të kompetencave, aseteve, burimeve njerëzore dhe financiare të
sistemit të arsimit dhe formimit profesional. Studimi duhet të kishte
konsistuar gjithashtu në zhvillimin e politikave dhe hapave ligjorë që duhen
ndërmarrë për reformimin, përcaktimin e kritereve, organizimin dhe funksionimin
e institucioneve që ofrojnë arsim dhe formim profesional, në përputhje me
kërkesat e perspektivën e zhvillimit ekonomik, kombëtar dhe rajonal, kërkesat e
tregut të punës dhe me drejtimet evropiane të zhvillimit të vendit.

 Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë këtij auditimi
janë;

û  Historiku
i shkollave profesionale tregon se si hapja, shkurtimi dhe mbyllja e shkollave
si dhe degëve, drejtimeve apo profileve në vite, ka pasur oscilacione të mëdha
çka tregon se ato nuk janë bërë të studiuara në bazë të nevojave për
specialistë sipas drejtimeve që kishte industria e asaj kohe dhe nevojave që ka
tregu i punës dhe sipërmarrjet sot të ndara sipas rajoneve dhe prioriteteve të
tyre për sot dhe të ardhmen
.

û  Nuk ka
akt ligjor për transferimin e arsimit të mesëm profesional nga varësia e MSA në
varësinë e MMSR me të gjitha modalitetet që e shoqërojnë këtë lëvizje, por
vetëm VKM për përcaktimin e fushës së MMSR;

û  Nuk janë
përfshirë në këtë “zhvendosje” shkollat publike social-kulturore (artistike,
sportive, të gjuhëve të huaja), çka do të thotë se nuk është e përcaktuar saktë
kush përfshihet në shkollat profesionale apo cilat janë ato;

û  MMSR nuk
ka institucione për mbikëqyrjen, monitorimin, zhvillimin e infrastrukturës,
etj., të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, sepse ato janë në varësi
të MSA;

û  Nuk ka zhdërvjelltësi për të reflektuar në kohë
kërkesat dinamike të tregut të punës në nivel lokal e kombëtar;

û  Mungon i
gjithë kuadri institucional ligjor për akreditimin e institucioneve që ofrojnë
arsimim dhe formim profesional, megjithëse shprehet në ligjin e AFP-së dhe në
VKM për krijimin e AKAFPK-së si dhe n
ë ligjin për AFP dhe atë për KSHK nuk janë
parashikuar procedura të akreditimit të kurrikulave të arsimit dhe formimit
profesional;

û  Ka
mungesa të theksuara në fonde buxhetore për sigurimin e bazës materiale në
institucionet e sistemit të arsimit dhe formimit profesional si dhe të fondeve
buxhetore për investime;

û  Nuk ka
standarde dhe kritere mbi realizimin dhe funksionimin financiarisht të
profesioneve të ofruara nga sistemi i arsimit dhe formimit profesional

û  Nuk ka sistem gjurmimi për arsimin profesional,
duke përfshirë si punësimin e atyre që diplomohen apo certifikohen, ashtu
edhe/ose studimet pas-dytësore apo tretësore.

û  Nuk ka tregues mbi matjen e
përshtatshmërisë së arsimit dhe formimit profesional me tregun e sotëm dhe
ardhshëm të punës
;  

Nisur
nga gjetjet dhe konkluzionet dhe rezultatet e punës audituese, duke synuar
përmirësimin e mëtejshëm të këtij shërbimi KLSH ka rekomanduar marrjen e disa
masave:

ü  MMSR, institucionet e arsimit dhe formimit profesional, pushteti
vendor, grupet e interesit etj., të studiojnë dhe bashkëpunojnë në krijimin e
një klime sa më të favorshme e afatgjatë sipas nevojave të tregut të punës, të
jetëgjatësisë së institucioneve të sistemit të arsimit dhe formimit profesional
dhe drejtimeve që ato ofrojnë, në përputhje me kushtet realitetin, nevojave të
rajonit, përvojave me të mira si dhe standardet e BE.

ü  MMSR në bashkëpunim me MAS dhe qeverinë të marrin masa për
përmirësimin e gjithë paketës ligjore në përputhje me kushtet dhe realitetin të
kësaj
qasjeje të re të administrimit, kompetencave, aseteve, burimeve njerëzore dhe
financiare të sistemit të arsimit dhe formimit
profesional.

ü  MMSR në
bashkëpunim me qeverinë të marrë masa për krijimin e institucioneve të hartimit
të politikave, mbikëqyrjes, monitorimit, burimeve njerëzore, zhvillimit të
infrastrukturës, hartimit të procedurave përkatëse për mirëfunksionimin normal
të sistemit, plotësimit me personel, etj.

ü  MMSR në
bashkëpunim AKAFPK dhe institucionet e arsimit dhe formimit profesional, të
hartojë, përcaktojë kritere dhe standarde për vlerësimin dhe certifikimin e
institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, të përcaktojë procedura

miratuara

për kryerjen e procesit të
akreditimit për
institucionet e arsimit dhe formimit profesional, si dhe të kryejë akreditimin
e tyre;

ü  MMSR në
bashkëpunim AKAFPK dhe institucionet e arsimit dhe formimit profesional, të
hartojë e përcaktojë
procedura dhe metodologji për miratimin e skelet-kurrikulave;
hartojë e përcaktojë
tregues mbi matjen e përshtatshmërisë së kurrikulave të arsimit
dhe formimit profesional me tregun e sotëm e të ardhshëm të punës;

ü  MMSR në bashkëpunim me institucione e
sistemit të AFP, biznesin dhe grupet e interesit të krijojë
sistem gjurmimi për arsimin profesional;

Pak histori; Arsimi në vendin tonë,
fillesat e tij i ka në shekullin XVII, ku për herë të parë hapet  Mësonjëtorja
e parë shqipe në vitin 1887 në qytetin e Korçës, ndërsa Arsimin Profesional ka
ndjekur dinamikën e ndryshimeve të ndodhura në vendin tonë që para çlirimit e
deri më sot. Për herë të parë shkolla e profesionale u hap në vitin 1921 në
Tiranë që njihet si shkolla teknike e Tiranës “Harry Fultz”, ku Drejtor i saj
ishte Harry Fultz, i cili udhëhiqej nga moto: “Hajde ta bëjmë së bashku”, e cila  u pasua me hapjen e
shkollës në Vlorë në vitin 1924 që njihet si “Shkolla Tregtare” dhe një vit më
vonë hapet shkolla teknike e Golemit e cila u pasuan me shkolla të tjera rreth
3 vjet më vonë në qytetet Gjirokastër e Berat ku përgatiteshin teknikë e
punëtorë të kualifikuar nga një staf i përbërë me mësues shqiptarë dhe të huaj.

 

Harry Fultz Drejtori i Shkollës Teknike Amerikane largohet nga
Tirana në vitin 1932 pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit –
kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen
e ndikimit në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u
nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës
teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të
Kryqit të Kuq Amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në
Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbua nga qeveria
komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit në
fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e
shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar”.