OSHEE, e drejtuar nga Adrian Çela, përfaqësim dinjitoz në forumin ndërkombëtar “Smart Balkan Forum”

509
Sigal

Operatori i
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në forumin “Smart Balkan Forum”

 

Gjatë fjalës së
saj, drejtoresha e kabinetit të Administratorit të OSHEE, Albana Ferraj,
renditi disa prej projekteve në fushën e teknologjisë, që u vunë në zbatim
gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim, si dhe të tjerë inovacione që kompania OSHEE
do të realizojë brenda vitit 2017. “Në fillim, liberalizuam më tej tregun e
pagesave të faturave të energjisë elektrike, në 3-mujorin e parë të reformës.
Nga 17 mijë pagesa të faturave nga kanalet alternative, si sportelet Exchange,
kompanitë celulare, apo transferta parash, sot, pas më shumë se një viti,
realizohen mbi 200 mijë pagesa në muaj. Në total janë kryer 2.5 milionë pagesa
më vlerë rreth 9 miliardë lekë”, tha znj. Ferraj. Një tjetër projekt inovativ
që po zbaton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, është
Aplikimi elektronik – (Issue – Tracking), moduli i “gjurmimit të
çështjes/ankesës”, pra çdo abonent, me llogarinë që ka në OSHEE, futet në sistem
dhe shikon se në çfarë faze/procedurë është aplikimi i tij. Një investim mjaft
i rëndësishëm i OSHEE gjatë vitit 2016, ishte pajisja e qendrave të klientit me
një sistem të menaxhimit të radhës, por dhe brandimi në tërësi, për të marrë jo
vetëm shërbim në kohë reale, por dhe të shërbejë në kohën e duhur duke bërë që
stafi i OSHEE të jetë sa më eficent dhe të zhvillojë aktivitetin e tij sa më
mirë në raport me shërbimin ndaj klientit. Në lidhje me matësat inteligjentë
(smart meter), Ferraj tha se “synojmë realizimin e matjes së konsumit në të
ardhmen përmes matësave inteligjentë, duke i dhënë mundësi vetë abonentit të
kontrollojë konsumin dhe vlerën e faturës së energjisë në kohë reale”, tha
drejtoresha e kabinetit në OSHEE. Aktualisht, kompania po realizon leximin
automatik të matësit dhe transmetimin e të dhënave me bluetooth, dhe
fotografimit të matësit se bashku me printimin në çast të faturës. Në pjesën e
shitjes dhe kontrollit të energjisë, kompania OSHEE po punon për implementimin
e sistemit të ri, Billing system, që ka të bëjë me marrëdhënien me klientin,
faturim/arkëtim. Ky investim po realizohet në bashkëpunim me një projekt të
Bankës Botërore në kuadër të rimëkëmbjes së sektorit energjetik, dhe synohet që
sistemi i ri jetë operativ brenda vitit 2017. Përditësimi i të dhënave, është
një nga projektet që kompania OSHEE do të zbatojë këtë vit, përmes një projekti
të përbashkët me ministrinë e Brendshme, regjistrin kombëtar të Adresave dhe
Gjendjen Civile. Këto ditë pritet të nisë fushata kombëtare e përditësimit të
të dhënave, për 1.2 milionë kontrata që OSHEE ka me abonentët e saj. Qëllimi
kryesor është saktësimi i të dhënave të klientit, në mënyrë që ne jemi më
operativ në zgjidhjen e çështjeve/ankesave, projekt që përfundon në prill të
vitit 2017. Tjetër projekt me rëndësi për OSHEE në fushën e SMART GRID, është
telekomandimi në distancë i kabinave, në raste avarish. “Kjo do të sjellë
padyshim ulje të kohës së riparimit të defektit, eficencë ne menaxhimin e
rrjetit të shpërndarjes brenda një kohe të shkurtër. Projekti pilot do të nisë
në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë përzgjedhur rreth 90 kabina, të cilat do
të jenë me elementë të sigurisë dhe automatike”, saktësoi Ferraj. Gjatë vitit
2016, u realizua shkurtimi i afateve kohore të realizimit të lidhjeve të reja të
energjisë elektrike të konsumatorëve, shërbim që përmirësoi pozicionin e
Shqipërisë me rreth 35 vende sipas raportit të “Doing Business” të Bankës
Botërore, ku vetëm sektori energjisë u ngjit me 12 vende. Kompania sapo ka
përfunduar ndërtimin e një aplikacioni, OSHEE Mobile. Ai tashmë është aktiv,
mund ta shkarkojë çdo kush nga telefonat smart, dhe aty do të gjeni me lehtësi
çfarë do informacioni që ju nevojitet si dhe pagesën e faturës.