EMRAT/ Automjeti përplas motorin në aksin Fier-Vlorë, drejtuesi transportohet në spital, shoqërohet shoferi i ”Fiat”-it

353
Sigal

Një automjet ka përplasur një motor në aksin Fier-Levan. Nga aksidenti është plāgosur Valter Bodaj i cili drejtonte motorin.

Bodaj është çuar në spital kurse drejtuesi i makinës tip ”Fiat”, Mynyr Troka është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motorri me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.