Agim Jazaj: Bashkia e Selenicës, mes Vjosës dhe Shushicës…

959
Sigal

 Bashkia e Selenicës, e thënë
dhe e njohur, me territorin më të madh, ndoshta dhe në vend, por edhe e
ndodhur, e kufizuar nga dy lumenjtë: Vjosa dhe Shushica. E shtrirë madje në
kufijtë më maksimalë në gjithë kufirin e saj, ku nis Vjosa, nga
  

 Shkoza e deri në “Bishtin e
Malit” Armen, si dhe nga nis kufiri, me Shushicën, Smokthina, Brati e deri ku
bashkohen me Vjosën dhe përmbytin qindra ha tokë, të Armenit dhe Selenicës etj.

E thënë pa mëdyshje, por e pa shqiptuar troç: Është edhe bashkia më e
rrallë në vend edhe për këtë kufizim të rrallë, mes dy lumenjve…

Situata metereologjike e këtyre ditëve bënë të njohur rënien e reshjeve
të shumta, e për rrjedhojë shkaktuan edhe përmbytje, dëmtime të infrastrukturës
rrugore në qarkun e Vlorës, por fatmirësisht pa dhimbje…

 Situata e paralajmëruar dhe e programuar
e vuri në gatishmëri të plotë gjithë stafin e Bashkisë, Selenicë, njësitë administrative,
që nga Sevasteri, Brati, Kota, Armeni, Selenica, Vllahina, kudo në çdo cep të
kësaj bashkie, e gjendur kufiri i saj mes dy lumenjve, dhe me prurjet maksimale.
Paraprakisht bashkia bëri sensibilizimin e gjithë banorëve të saj, duke iu bërë
me dije gjithë banorëve të bashkisë, kudo ndodhen të kihet parasysh situata për
të parandaluar e për t’u ruajtur nga përkeqësimi i motit. Njerëzit dolën edhe
përgjatë ditëve në grupe, si në; qytetin e Selenicës me vegla pune, kazma e
lopata, si dhe me mjete mekanike për të ruajtur daljen nga shtrati të  “Otima”, duke thelluar e hapur kanalet
kulluese, përgjatë rrugëve dhe vendeve të banuara, etj! Xhulio Maraj, Klevis
Beko etj, pjesë e stafit të bashkisë dhe ndër organizatorët e njohur, qëndruan
në ballë të situatës, natë e ditë mes banorëve të qytetit të Selenicës, si dhe në
përballimin e përmbytjes së madhe të qindra hektarëve në “Bishtin e Malit”-
Armen nga dalja e shtratit të Vjosës dhe Shushicës! Thirrja e Bashkisë, në çdo
njësi vendore bëri të ndërgjegjësoheshin njerëzit, por dhe të orientohen nga më
të thjeshtat, që ndoshta nuk ua priste mëndja, deri më tani. Bashkia paralajmëroi
njerëzit: Të cilët nuk duhet të ikin deri të vetmuar, por në grup, dhe të
veprojnë gjithashtu në grup, në çdo rast. Reshjet e shumta mund të bëjnë daljen
nga shtretërit e lumenjtë Vjosa e Shushica, të cilët janë edhe në terrenin e
kësaj bashkie. Por, edhe përrenjtë, kudo janë mund të dalin nga shtrati dhe
krijojnë përmbytje. Ndaj banorët nuk duhet të ndodhen as për punë dhe as për
kalim ndanë buzë lumenjve, apo dhe në arat e tyre buzë përrenjve.

Reshjet e shumta mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës. Ndaj
banorët duhet të kenë parasysh. Të mos ndodhen dhe as të shkojnë në rrugët
rrëzë kodrave, të cilat mund të rrëshqasin nga reshjet e shumta. Ata duhet të
kenë nën kontroll fëmijët e tyre së pari, në rrugë, në shkollë, e kudo. Të
shmangen nga qëndrimi dhe fjetja në shtëpitë ku janë të rrezikuara nga
përmbytja dhe rrëshqitja. Të zhvendosin pajisjet e tyre nga shtëpitë e ulëta.

Bagëtitë dhe gjëja e gjallë duhet të jen nënë kontroll dhe të mos
kullosin në toka fushë, as buzë lumenjve e përrenjve, sepse mund të dalin nga
shtrati i tyre dhe mbyten.

Bagëtitë, gjithë gjëja e gjallë, mund të kullosin në kodra, ose të
mbahen brenda gjatë këtyre ditëve.

Njerëzit vet duhet të pastrojnë kanalet sipër shtëpive të tyre, ndan
rrugëve, ku mund të parandalojnë rrëshqitjen e dheut dhe nga përmbytja! Të
shmangin lëvizjet përgjatë kapërcimit të përrenjve, të cilët mund të dalin nga
shtrati.

Duhet të shmangen ngritja e staneve buzë lumenjve, përrenjve dhe nënë
kodra, ku mund të përmbyten nga dalja e shtratit të tyre dhe rrëshqitja e
dheut.

Gjithë stafi i bashkisë ishte në gatishmëri të plotë dhe nr i telefonit
të kryetarit të bashkisë, Përparim Shametaj ishte dhe mbetet i hapur në çdo orë
të natës dhe të ditës!

Të parandalojmë dhe të ruhemi nga rreziku i përmbytjeve, formulohej
thirrja paralajmëruese e Bashkisë.

  

 RRËNIMI I URËS SË SIROLAKUT

 

Reshjet shkaktuan shkatërrimin përfundimisht të urës së Siro- Lakut, një
urë e njohur, shekullore e rrallë, në njësinë vendore të Bratit. Ura e cila
lidh në Lepenicë gjithë krahinën e Labërisë, të përfshira në bashkinë e Selenicës,
fshatrat Tërbaç, deri në Kuç, e me gjerë Himarën, dhe në drejtimin tjetër, Fterën,
Piqerasin, Sarandën, etj.

Ura u shkatërrua plotësisht, e ngritur me mur guri, e cila ishte me një
rreze drite 6 m. Tashmë hapësira e rrëzimit të urës, kërkon një sipërfaqe prej
25 m, për shkak të rrënimit të brigjeve të saj. Pas shembjes së urës, në të dy
anët e rrugës janë vendosur tabela orientuese për kalimtarët dhe mjetet. Pas 5-
6 orësh e bllokuar ura, u mundësua, nëpërmjet devijimi i saj, pra kalimi i
rrugës përkohësisht nëpërmjet zallit të lumit, duke mos e penguar rrugëtimin.
Në vend, kanë qenë dhe dhanë ndihmesën e tyre edhe ministri i transporteve z.
Sokol Dervishaj dhe forcat xheniere, duke dhënë asistencën dhe ringritjen e urës
metalike!

Ka qenë ndërhyrja në kohë e kryetarit të bashkisë Përparim Shametaj, si
dhe e administratorit Shezo Balilaj, që mundësuan kapërcimin në kohë të shkurtër
të situatës bllokuese, kumtoi edhe prefektja e qarkut znj Entiona Hoxha. Forcat
xheniere dhe ndërhyrja e ministrisë së linjës, duke qenë rrugë nacionale dhe në
vartësi të kësaj ministrie, përcaktuan masat e zgjidhjes. Rruga nuk u pezullua,
por u bë e kalueshme nëpërmjet zallit. Kjo ishte zgjidhje e përkohshme, si dhe
me pasoja, sepse përroi me prurje të larta, mund të dilte në çdo moment dhe të
sillte pasoja. Ndaj tabelat orientuese në të dy anët, orientuan kalimtarët, të
cilët kontrollojnë njëherë rrugën dhe më pastaj të mund të bëjnë kalimin e saj!
Gjithashtu edhe rruga për në fshatrat e Smokthinës u pezullua përkohësisht, por
edhe kjo u bë shpejtë e kalueshme.

  

URA E RINGRITUR DHE URAT E
MIQËSISË…

 

Pa 3 ditëve, të rrënimit të urës së Sirolakut në një
kohë rekord forcat xheniere të ministrisë Mbrojtjes rivendosën urën metalike,
provizore me 21 m gjatësi dhe me një kapacitet prej 15 tonë, deri në afatin e
dytë. Këtë e konfirmon edhe Shezo Balilaj, administratori i njësisë administrative
Brataj, është mundur  realizimi deri me angazhimin
maksimal të kryeministrit të vendit Edi Rama- shton z. Balilaj.

Gjithashtu është gati dhe projekti i urës përfundimtare
për t’u ringritur me një kapacitet shumë më të madh se tonazhi i urës metalike.
Por, gjatë këtyre ditëve, të përballimit e kapërcimit me sukses të këtyre vështirësive
dhe rrëzimit të urës, u ngrit edhe ura e miqësisë, edhe më solidariteti, mirëkuptimi,
miqësimi, si një mbivlerë e njerëzve të kësaj krahine, të Labërisë lavdi
mbuluar.

Forcat xheniere gjatë aksionit, janë darkuar dhe kanë
fjetur, në shtëpinë e drejtuesit të njësisë vendore Shezo Balilaj.

Por, nderi dhe vlerësimi, solidariteti dhe mirënjohja,
kanë prekur ndoshta në pika kulmore, kufijtë sipërorë njerëzorë, kur për 20 e
ca pjesëmarrës të forcave xheniere të ushtrisë, kryetari i Bashkisë Përparim
Shametaj, u shtroi edhe një drekë me harxhet e tij.

Është ky solidaritet dhe vlerë njerëzore, e prekur
ndoshta rrallë në rrafshin e shoqërisë së sotme, por e modeluar pikërisht nga
njerëzit me pushtet, të zgjedhurit me votën e arsyes, që preket në bashkinë e Labëri-
Vlorës. Dhe pse kjo është për t’u marrë për referim dhe frymëzim nga njerëzit
me pushtet, të cilët mund e duhet të jenë edhe me shpirt! Dhe jo si deri më
tani, në shumicë janë: Me pushtet dhe pa shpirt!