Beqir Sina: Nicole Malachowski, pilotja amerikane që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

45
Sigal

Museum of Women Pilots/

– Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote.


Nga Beqir SINA, Nju Jork

“Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachoëski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingëood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachouski.”

Imazhi për Nicole Malachowski

Kolonelja Nicole Malachowski lindi në 1974 dhe u rrit në Las Vegas, Nevada. Ajo mori graden të pilotit në vitin 1997, më vonë ajo u caktua në skuadronin luftarak 492-të luftarake të “krahut” të 48-të të ekspeditës ajrore në Lakenheath, Angli. Malachowski-t iu dha kjo komandë pasi përfundoi trajnimin F-15E Strike Eagle në vitin 1998.


Ajo ishte pilote gjatë Operacionit Forca Aleate në Kosovë.

Gjatë Operacionit Liria e Irakut, Malachowski fluturoi 26 misione luftarake nga janari deri në mars të vitit 2005. Ajo është pilotja e parë femër që fluturoi me Thunderbirds të Forcave Ajrore. Ajo ishte pilote e avionit numër tre nga viti 2005 deri në vitin 2007.

Kolonele Malachowski u dekorua në Sallën e Famës Ndërkombëtare të Pionierëve të Grave në Aviacion në vitin 2008.

Nicole Malachoëski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila para 19 vitesh(bëhet fjalë për kohën kur emri i saj u vendos në pavionin e muzeut Gratë Pilote), pikërisht më 24 mars 1999, filloi ta gjunjëzojë Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat,.

“Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.”

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski,

Ajo është e dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).


Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote.

Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachoëski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingëood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachouski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachoëski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.


Eksperienca

Malachoëski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.
Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.
Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.

“Bombardimi ishte operacioni i dytë i madh luftarak i SHBA&NATO-s, pas fushatës së bombardimeve të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë. Ishte hera e parë që NATO kishte përdorur forcën ushtarake pa miratimin e shprehur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rrjedhimisht, miratimin ligjor ndërkombëtar, gjë që shkaktoi debate mbi legjitimitetin e ndërhyrjes”

Bombardimi i Jugosllavisë nga SHBA & NATO:

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës. Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e ka përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet ajrore zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor 1999. Emri zyrtar i koduar i operacionit nga NATO ishte (anglisht: Operation Allied Force / Operacioni i Forcave Aleate); Shtetet e Bashkuara e quajtën (anglisht: Operation Noble Anvil), ndërsa në Jugosllavi operacioni u quajt gabimisht (serbisht: Milosrdni anđeo / Engjëlli mëshirues), si rezultat i një keqkuptimi ose përkthimi të gabuar.
Ndërhyrja e NATO-s u nxit nga gjakderdhja e Jugosllavisë dhe spastrimi etnik i shqiptarëve, që i çoi shqiptarët në vendet fqinje dhe kishte potencial për të destabilizuar rajonin. Veprimet e Jugosllavisë kishin provokuar tashmë dënimin e organizatave dhe agjencive ndërkombëtare si OKB-ja, NATO-ja dhe OJQ-të e ndryshme. Refuzimi i Jugosllavisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë fillimisht u ofrua si justifikim për përdorimin e forcës nga NATO. Vendet e NATO-s u përpoqën të merrnin autorizimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për veprime ushtarake, por u kundërshtuan nga Kina dhe Rusia, të cilat treguan se do të vendosnin veton ndaj një mase të tillë. Si rezultat, NATO nisi fushatën e saj pa miratimin e OKB-së, duke deklaruar se ishte një ndërhyrje humanitare. Karta e OKB-së ndalon përdorimin e forcës, përveç në rastin e një vendimi të Këshillit të Sigurimit sipas Kapitullit VII, ose vetëmbrojtjes kundër një sulmi të armatosur – asnjëra prej të cilave nuk ishte e pranishme në këtë rast.
Deri në fund të luftës, jugosllavët kishin vrarë 1,500 deri në 2,131 luftëtarë, ndërsa zgjodhën të synonin rëndë civilët shqiptarë kosovarë, me 8,676 të vrarë ose të zhdukur dhe rreth 848,000 të dëbuar nga Kosova. Bombardimet e NATO-s vranë rreth 1,000 anëtarë të forcave të sigurisë jugosllave, përveç 489 dhe 528 civilëve. Ai shkatërroi ose dëmtoi ura, impiante industriale, spitale, shkolla, monumente kulture, biznese private si dhe kazerma dhe instalime ushtarake. Në ditët pas tërheqjes së ushtrisë jugosllave, mbi 164,000 serbë dhe 24,000 romë u larguan nga Kosova. Shumë nga civilët e mbetur joshqiptarë (si edhe shqiptarët e perceptuar si bashkëpunëtorë) ishin viktima të abuzimit që përfshinte rrahje, rrëmbime dhe vrasje. Pas Kosovës dhe luftërave të tjera jugosllave, Serbia u bë shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve dhe të zhvendosurve (përfshirë serbët e Kosovës) në Evropë.

“Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës. Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e ka përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet ajrore zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor 1999”

Bombardimi ishte operacioni i dytë i madh luftarak i SHBA&NATO-s, pas fushatës së bombardimeve të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë. Ishte hera e parë që NATO kishte përdorur forcën ushtarake pa miratimin e shprehur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rrjedhimisht, miratimin ligjor ndërkombëtar, gjë që shkaktoi debate mbi legjitimitetin e ndërhyrjes.

Museumi : Gratë pilote : https://www.museumofwomenpilots.org/women-pilots-nicole-malachowski-34.htm