Durrës, 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë, policia jep detajet

16
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme, ku një e re nga Kameruni është plagosur me thikë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.13 Durrës, ku shtetasja A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga familjarë të saj.

Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.