Beqir Sina: Republikanët fitojnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke krijuar skenën e re për një qeverisje të ndarë

169
Sigal

Çfarë do të ndodh në kongres tani që republikanët kan shumicën dhe marrin udhëheqjen e Kongresit në ligjistaturën e 118-të.

Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy (R-CA) u foli gazetarëve me entusiazëm, dje , pasi McCarthy, u emërua nga kolegët republikanë për të qenë ai udhëheqësi i tyre ose Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve  në situatën më të re  – Përkatësisht , që tani  rezultatet treguan se ata po e marrin kontrollin në ligjistaturën 118të Kongresit- Dhomës së Përfaqësuesve në Kapitol Hill në Uashington, SHBA, duke filluar nga janari 2022 deri në 2024.

Megjithse, Republikanët parashikohej të fitonin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, por ha që demokratët “ nuk pranuan të dorzohen” aq leht, me shpres se do të ndryshonin diçka deri nën numërimin e fundit të fletëve të votimit dhe certifikimin e fituesve.

Kështu që dje (të mërkurën 16 nëntor) me marrjen e kongresit nga republikanët është duke u krijuar një skenë e re, e cila do të zgjas  për dy vjet  dhe SHBA do të kenë një qeverisje të ndarë, pasi Partia Demokrate e Presidentit Joe Biden që e mbante kontrollin e humbi maxhorancën në Kongres.

Ndërsa, Senati nuk ka çudi se mund të barazohet me 6 dhjetor,  kur në balotazh do të mësohet dhe fituesi mes Raphael Warnock dhe Herschel Walker, (demokratëve do të u duhet në çdo votim – vota e nënpresidetes Kamala Harris, edhe për dy vjet deri në zgjedhjet e ardhshme 2024 nëse nuk e fitojn Georgian”.

Megjithatë, ajo që dihet deri tani thonë ekspertët e këtyre zgjedhjeve është se marrja e kongresit nga republikanët u jep atyre  fuqinë për të frenuar axhendën e Bidenit, si dhe ndoshta për të nisur hetime potencialisht të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e Presidentit Joseph Biden.

Rezultati përfundimtar erdhi pas më shumë se një javë numërimi të votave, kur zyrtarisht republikanët u tha se i kishin fituar 218 vendet që u nevojiteshin për të kontrolluar Dhomën. Fitorja e republikanëve në distriktin e 27-të të Kongresit të Kalifornisë e çoi partinë republikane  mbi atë vijën që të jep shumicën.

Udhëheqësi aktual i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, po simbas ekspertve mund të ketë një rrugë sfiduese përpara – pasi atij do t’i duhet që të narr kontrollin e grupit të “shqetësuarve” në mesin e republikanve, për të mbajtur ata së bashku në votat kritike, duke përfshirë financimin e qeverisë dhe ushtrisë, në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump, ka nisur një tjetër garë për Shtëpinë e Bardhë, më 15 nëntor.

Por, perderisa humbja i merr një pjesë të pushtetit Biden në Uashington, ai ka sinjalizuar se pret që republikanët të bashkëpunojnë me të. Ai në një konferencë shtypi javën e kaluar, tha: “Populli amerikan e ka bërë të qartë, mendoj se ata presin që republikanët të jenë të përgatitur të punojnë edhe me mua.”

Mirëpo, deri tani të paktën mbasi morën kongresin republikanët dhe Trump deklarojë se hynë në garë, nuk ka asnjë shenjë se republikanët do të “punojnë” me Shtëpinë e Bardhë , për këto dy vjet.

Madje, sipas eksperteve të politikës amerikane , edhe pse “vala e kuqe” e pritshme e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve nuk arriti kurrë në breg, konservatorët po i qëndrojnë agjendës së tyre, dhe duket se janë inkurajuar tani nga ndarja e pushtetit në Capitol Hill.

Kështu që ka shumë spekullime pas kësaj fitoreje të republikanve në kongres.

UNITED STATES – NOVEMBER 8: House Minority Leader Kevin McCarthy, R-Calif., takes the stage to address an Election Night party at The Westin Washington hotel in Washington, D.C., on Tuesday, November 8, 2022. (Tom Williams/CQ-Roll Call, Inc via Getty Images)

Flitet , por është ende heret të duket qart se do të ketë edhe ndonjë “hakmarrje” për dy përpjekjet e demokratëve për shkarkimin e Trumpit, gjatë presidencës së tij. Ngaqë thuhet se republikanët në kongres, që shumica janë të linjës Trump, dhe zgjedhja e tij në 8 nëntor, po përgatiten të hetojnë zyrtarët e administratës Biden dhe marrëdhëniet e kaluara të biznesit të djalit të presidentit Hunter Biden me Kinën, Ukrainën dhe Rusinë,  dhe vende të tjera – madje ata ka shigjetuar edhe vetë presidentin Biden.

Në frontin ndërkombëtar, të shumicës republikane flitetet se republikanët mund të kërkojnë të zvogëlojnë edhe ndihmën ushtarake dhe ekonomike të SHBA për Ukrainën, ndërsa ajo lufton forcat ruse.

Ndërsa, ajo që na intereson ne shqiptarve është Kosova: “A do të ringjallet axhenda e Trumpit , në planin ndërkombëtar të kongresit lidhur me ndihmën që është premtuar nga administrata Trump për Kosovën …?”

Pikërisht tani që Shtetet e Bashkuara i rikthehen ndarjes së tyre të pushtetit para vitit 2021 në Uashington pasi votuesit u tërhoqën në drejtime të kundërta nga dy çështje kryesore gjatë fushatave afatmesme.

Inflacioni i lartë u dha republikanëve municion për të sulmuar liberalët, të cilët fituan triliona dollarë në shpenzime të reja gjatë pandemisë COVID-19. Me votuesit duke parë se faturat e tyre mujore ushqimore, benzina dhe qiratë po rriteshin, kështu u rrit dëshira për të ndëshkuar demokratët në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin.

Në të njëjtën kohë, që pati edhe një tërheqje në të të majtëve vet nga demokratët, pasi vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor i dha fund të drejtës për abort, e cila i tërboi një pjesë të gjerë votuesish, demokrat  duke forcuar kandidatët republikan.