Vergoi, fshati dhe njësia më veriore e bashkisë së Delvinës. Jemi në mjediset e këtij fshati dhe syri të rrok hapësirat e punuara, të gjelbëruara e blegërimat e deleve, që lezetojnë e sjellin kënaqësinë jo vetëm të natyrës, por edhe të punës të dorës së njeriut. Fermerët janë të gjithë të përveshur në punët e stinës, në shërbim të pemtarisë, perimeve e blektorisë. Ndalemi në anë të rrugës së re të Kardhiqit, rrugë që jo vetëm shkurton distancën kilometrike dhe kohore drejt kryeqytetit, por ka krijuar edhe favore e lehtësira për fermerët e kësaj zone. Jemi në fermën e Foto e Haxhi e Hane Haxhi, të dy burrë e grua pensionistë 70 vjeçarë. Janë të vetmuar se emigracioni, si kudo, nuk i ka lënë pa riskun e “ndëshkimit” të tij të ashpër. Punojnë vetëm të dy dhe me duart e tyre kanë qëndisur mrekulli. Befasohesh nga kjo bukuri me lezete. Na fton në fermën e tij, aty nën hijen e tendës së përgatitur për të kaluar vapën e shiun.
Rraki dhe djathë nape, prodhim nga duart e tij. Të dy këta pensionista duarartë, kanë mbjellur vetë me duart e tyre mbi 1 hektarë tokë, ku kjo sipërfaqe është e mbuluar nga mbjelljet e 700 rrrënjë hardhi të llojeve të ndryshme, 20 rrënjë dardha po të shumëllojshme, fiq të të gjitha varieteteve 100 rrënjë, shegë rerth 400 rrënjë, kumbulla 120 rrënjë, ftua 50 rrënjë dhe një sipërfaqe me perime të ndryshme rreth 1 dynim tokë. Nuk janë pak po të shohim moshën e tyre. Dhe nga kjo punë ata presin këtë verë një prodhim të mbarë. Por ngrenë edhe probleme si mungesën e interesit të shtetit për sigurimin e tregut, mungesa e sunvecionimit dhe, më kryesorja, mungesa e ujit për vaditjen, e cila u krijon vështirësi të mëdha, dëmtim në prodhim e në pemtari.
Deri tani ka vetëm premtime dhe asgjë konkrete dhe megjithë sensibilizimin e përvitshëm nga kjo përballje, heshtje e madhe klasike nga shteti dhe pushteti lokal. Vete Foto, në bisedën për gazetën “TELEGRAF” thotë se gjithshka që të rrok syri e ka krijuar me duart e tij dhe të bashkëshortes. Siç e shikoni, po të duash të punosh, punon se punë ka , po mungon interesi, sidomos nga brezi i ri që kanë si moto vetëm ikjen sa më larg vendit. Por jo s’e nuk duan vendin, por ekonomia dhe ato që përmenda më lart i detyrojnë të emigrojnë. Shikoni, pres prodhim me kunitalë dhe ku t’a shpie,-përfundon bisedën fermeri pensionist e duarartë, Foto Haxhi dhe n’a uron me gotën e rakisë për një verë të begatë e të shëndetshme, të gëzuar e me bereqet.