Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Urgjenca që vetakuzon!

254
Sigal

Shpejtësia, me të cilën u miratua ligji absurd, me procedura ligjore të veçanta, nga legjislacioni i Shqipërisë për tenderin e Teatrit Kombëtar në Kuvendin e Sajuar, me argumentin se qeveria nuk ka mundësi ta ndërtojë me buxhetin e shtetit. Anullimi i ligjit me vendim qeverie, sipas Filozofisë Surealiste të së Drejtës. Shpejtësia me të cilën u autorizua Bashkia e Tiranës, me vendim të Këshillit të Ministrave, për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar, me fondet e Bashkisë. Fluturimi akrobatik i Kryetarit të Bashkisë për t’i kërkuar Këshillit Popullor të Rrethit, miratimin me procedurë të përshpejtuar shkatërrimin e Teatrit Kombëtar,sipas Filozofisë Surealiste të së Drejtës, kur Kryetari i Shtetit kishte depozituar në Gjykatën Kushtetutese kërkesë për ta shpallur ligjin dhe vendimin e qeverisë antikushtetues e antiligjor. Sajimi i mbledhjes së Keshillit Popullor të Rrethit të Tiranës, pa transparencë në vendimmarrjen absurde. Marrja e vendimit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, jashtë çdo kompetence që i jep legjislacioni i vetëqeverisje vendore i Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Bashkisë. Vendimi i marrë nga Këshilli Popullor i Rrethit të Tiranës, pa projekt dhe preventive, për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, në kundërshtim me ligjin. Futja e policisë dhe forcave speciale, natën, në objektin ku qëndronin anëtarë të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar  dhe nxjerrja e tyre me dhunë çnjerëzore nga objekti, në Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore. Të gjitha këto pazlla antikushtetuese, antiligjore dhe antihumane e vetkuzuan qeverinë qendrore dhe atë vendore, të cilat, të detyruara nga “fuqia madhore” e padukshme, por e rrezikshme si Covid, të deklaronte, me prova e fakte, se në Shqipëri vepron fuqia anarkike e pushtetit të bazuar në Filozofinë Surealiste të së Drejtës, sipas modelit Haxhi Qamili dhe vërteton plotësisht, se në Shqipëri, nuk ka më, asnjë element nga funksinimi i Shtetit Social të së Drejtës.