Besnik Imeri: E kishin me godinën, apo me kulturën shqiptare?

458
Sigal

 Pse u prish Teatri Kombëtar?

Njëzet e pesë vjet luftoi Gjergj Kastrioti për mbrojtjen e Arbërisë (Shqipërisë), arbërve (shqiptarëve), jetës dhe pronave të tyre, ekonomisë së tyre, kulturës, zakoneve, traditave, gjuhës dhe identitetit etnik, kulturor dhe social-psikologjik. Dhe ja doli mbanë. Ato njëzet e pesë vjet vërtetë shqiptarët u vranë, u dogjën, ju shkatëruan të mbjellat dhe pemët, ju rrënua ekonomia.Por ata, përballës bishës aziatike arritën të mbijetojnë me nder dhe të mos zhduken si racë. Ajo që u mboll ato njëzet e pesë vjet, mbiu, u rrit dhe u kthye në një pemë degëshumë e gjethegjërë, në një lis të madh të identitetit kombëtar të shqiptarëve, që për pesëqind vjet u vadit me gjakun e shqiptarëve, të cilët nuk rreshtën së ngrituri krye, dhe ky lis madhështor që lidhej me etnogjenezën mijëravjeçaretë shqiptarëve u rrit, u zhvillua dhe u harlis. Tek ky lis, shqiptarët flladiteshin dhe u rritej  atdhedashuria, që nuk u shuajt asnjëherë.Ky lis ishte vet qënia e shqiptarëve, aty ishin të mishëruara identiteti i gjuhës, dokeve, zakoneve, traditave, trashëgimisë kulturore dhe i vetë kombit. Ne për pesëqind vjet ruajtëm dhe nuk haruam flamurin e Gjergj Kastriotit.Ne për pesëqind vjet mbijetuam në genin mijëravjeçar të të parëve tanë.

Mund të thotë dikush, pse na i thua këto, gjëra që dihen? Po, këto dihen, megjithëse kanë kaluar pesëqind vjet.I them, sepse ashtu siç tha dje aktori elegant dhe i talentuar Mehdi Malkaj, shqiptarët janë në një gjumë të thellë, në një gjumë hipnotik të kurdisur nga veglate satanait.Shqiptarët nuk po dinë se çfarë po ndodh sot, në sytë dhe “nën hundën” e tyre.Pasi ka njëzet e dy vjet që satanai ka dërguar mes nesh një bishë që nuk ka të ngopur me gjakun dhe jetën e shqiptarëve;  një prestigjator politik,njëklloun, që sa herë na bën të qeshim, më parë na ka ngulur thikën;një rrufjan politik i shitur, që ka ngrënë çorbat dhe ka lëpirë sahan-palaretë antishqiptare të Ballkanit dhe të Europës; një i babëzitur që nuk ngopet duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve;një megamashtrues i nivelit ndërkombëtar që na është shitur nëpërmjet larove dhe lareshave të tij si Skënderbe; një pseudorilindas, i cili për të gënjyer shqiptarët, ditën vendos foton e Ismail Qemalit në zyrat qeveritare (djallëzi tipike e korbave të zinj), ndërkohë që natën, në errësirë të thellë dhe nën Dhe, punon kundër Shqipërisë, kundër shqiptarëve, kundër veprës së Gjergj Kastriotit, kundër veprës së Rilindasve të Mëdhenj dhe asaj të Ismail Qemalit.

Pra, kjo mbetje e historisë, kërkon, që për aq kohë sa Gjergj Kastrioti, e ngriti dhe e ndriti Shqipërinë me një dritë të pashuar që ndriçoi për pesëqind vjet; për aq kohë ky do ta fundosë në hone të thella dhe të errëta, do ta gremisë në humnera vdekjeprurëse,  Shqipërinë dhe shqiptarët.Ky njeri ka vendosur të groposë dhe rroposë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarë ngrihuni nga gjumi,sa nuk është vonë, dhe largojeni këtë monstër kobndjellëse.

Ka njëzet e dy vjet që ky djall i zi, i peshkuar në “gjirizet” e Francës nga sorrat antishqiptare, u katapultua në Shqipëri me njëmision ogurzi, të kundërt me atë të Gjergj Kastriotit, të kundërt me atë të Abdyl Frashërit, të kundërt me atë të Ismail Qemalit.Kush ishte dhe është misioni i tij? Ai është të vdesë çdo gjë, të zhdukë çdo gjë, të shfarrosë çdo gjë: Shqipërinë, shqiptarët, pronat e tyre, jetën e tyre, kulturën e tyre, trashëgiminë kulturore, traditat, zakonet e trashëguara brez pas brezi. Ai ka marrë për mission që t’i kthejë shqiptarët (kuptohet ata që do t’i mbijetojnë ferrit të tij ogurzi) në kavie laboratori,kokëulura, të bindura, pa identitet kombëtar dhe kulturor. Ai ka marrë për mission dhe ikapremtuar satanait, që t’i kthejë shqiptarët në skllevër dhe Shqipërinë në një kamp të madh përqëndrimi, ku shqiptarët do të jenë si të internuarit e Mathauzenit, me një uniformë lara lara dhe me nga një matrikull, në kuriz, në ballë, apo në dorë, nuk ka rëndësi.

Viti i ardhjes në pushtet të kësaj Mavije ishteters, trembëdhjetë, ishte kobndjellës për shqiptarët.Në shtatë vjet, ai u bëri të shtatat shqiptarëve; i la pa punë, i varfëroi, i grabiti, i la pa bukë, ose më mirë u dha bukë me miell kanceroz, i helmoi me frutat, perimet, mishin etj, me të gjitha ushqimet. E gjithë kjo për të sjellë vdekjen biologjike të shqiptarëve, dhe në pamundësi të kësaj, për deformimin e racës së shqiptarëve, sakatimin e saj, në kthimin e racës së shqiptarëve në një grumbull qëniesh të pazhvilluara dështake, rakitike dhe distrofike. Këtu, në këtë vepër makabre ndihmuan sa mundën ministrat e Bujqësisë dhe ata të Shëndetësisë. Aferim u qoftë!

Por jo vetëm kaq. Ai nuk ju sul vetëm jetës së shqiptarëve.Ai ju sulme me të njëjtin tërbim kulturës së tyre, trashëgimisë së tyre kulturore, identitetit të tyre kombëtar.Ai ngriti në qiell artin e çingive dhe të bohemëve pa vlerë.E gjitha kjo me qëllimin ogurzi për t’i kthyer shqiptarët në qënie mjerane, të varfëra, injorante, pa identitet. Sepse një qënie të tillë, pa kulturë, pa një trashëgimi kulturore, pa identitet kombëtar, me tru të shplarë nga propaganda gebelsiane, fare mirë mund ta manipulosh, dhe e ka manipuluar një pjesë të mirë të shqiptarëve, të cilët i bëjnë hosanakëtij pseudosulltani. Në këtë vepër ogurzezë ai pati edhe ndihmën e veglave të tij, ministreve të kulturës dhe atyre të arësimit, të cilat me veprën e tyre vepruan më shumë si antishqiptare, ashtu siç kanë qënë edhe qeveritë e këtij këto shtatë vjet, ashtu si është edhe ai vet kokë e këmbë. Kthimi i objekteve të trashëgimisë kulturore në qëndra të qejfit dhe të ahengjeve, këtë qëllim kishte.Dhënia e Butrintit një bande antishqiptare me qëllim ndryshimin e historisë, origjinës së shqiptarëve, kulturës së tyre,këtë qëllim ka.   Vepra e tyre antikombëtare një ditë do të gjykohet, dhe këto ministre (si shumë ministra dhe ministre të tij) do të dalin para gjyqit të historisë. Shqipëria ka nevojë për një “Nyremberg” për të ndëshkuar antishqiptarët, tradhëtarët dhe ata që fashistizuan gjithë Shqipërinë me falangat e tyre partiake. Dhe ky “Nyremberg” nuk është larg. Ai do të vijë. Mjerë tradhëtarët dhe antishqiptarët.

Tani me të drejtë mund të pyesim, pse sapo “vuri këmbën” në politikën shqiptare ky u vendos tek Ministria e Kulturës? Pse sapo e uzurpoi këtë post, ashtu siç uzurpoi edhe gjithë postet e tjera, ky shpalli luftë ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi, dhe ndaj Teatrit Kombëtar në veçanti? Sepse, po të sulmohej, deformohej, modifikohej kultura shqiptare; atëhere ishte e sigurtë që do të dhunoheshin, deformoheshin, modifikoheshin edhe vetë shqiptarët.

Po me Teatrin ç’pati xhanëm?!!! Që kur u bë ministër i antikulturës, ky, siç e pohon edhe vet vendosi të prishë Teatrin Kombëtar (që u prishtë nga mendtë). Pse?Sepse teatri i ‘vriste’ sytë me shkëlqimin e tij verbues kulturor. Teatri Kombëtar ishte ‘dielli’ .i kulturës shqiptare, që u ‘vriste’ sytë lakuriqëve të antikulturës. Ai i kishte ‘mëkuar’ me kulturë dhe atdhedashuri gjithë shqiptarët që ishin ulur në poltronat e tij. Aty, për 55 vjet,  ishin luajtur kryeveprat e dramartugjisë botërore dhe shqiptare. Aty kishin luajtur gjenitë e artit shqiptar, ‘yjet’ e artit shqiptar, kollosët e artit shqiptar. Në atë skenë të thjeshtë shqiptarët ishin barabitur (për të mos thënë që ua kishin kaluar) në fushën e artit të aktrimit me artin dhe artistët botërorë. Përmendim vetëm njerin, pasi yjet tanë të artit nuk kanë të numëruar, të madhin Naim Frashëri, ylli që u dogj nga zjarri i vet, nga zjarri i dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët, nga zjarri i dashurisë për artin e vërtetë. Fjalët e tij tek drama “Familja e Peshkatarit”: Shqipërinë ta duash, nuk ke rrugë tjetër. Janë edhe sot  si vetëtima në një qiell të nxirrë nga tradhëtia.

Kjo është arsyeja e vërtetë (pavarësisht babësisë për t’u pasuruar, pavarësisht faktit se ai është kthyer në një vegël të bindur të oligarkëve, që e kanë zënë për fyti dhe janë gati t’i marrin shprtin, po nuk bëri siç i  thonë ata) që ai e prishi Teatrin, sepse me këtë do t’i japë një goditje vdekjeprurëse kulturës shqiptare, kuptohetme porosi të korbave të zinj që e prunë në pushtet në Shqipëri. Por Teatri i prishur nga djajtë (Kryeministri dhe vegla qorre e tij, kryetari bashkisë) do të rilindë si Feniksi dhe ka për t’i verbuar korbat dhe lakuriqët e natës të kulturës shqiptare.Jo pa bazë është edhe një arësye tjetër, kuptohet që nuk është kryesorja, por që ndikon: Në personalitetin e vet diabolik, ai ka një urrejtje grryese për artistët dhe artinshkëlqimtar, pasi vet personalisht, ai ka qënë dhe mbetet një dështak, në të gjitha fushat.

Por dyshimet ndaj këtyre mëndjeve dhe veglave djallëzore, nuk ndalin: A mos vallë Ramiu dhe Veliu kanë premtuar që përreth Sheshit Skënderbej të ngrënë kullat, të cilat të para nga lart, mund të formojnë “yllin e Davidit”, simbolin hebraik. Më tej akoma, mos ndoshta këto vegla të bindura, mund të heqin nga sheshi edhe vetë monumentin e Skenderbeut, me sebepe dhe justifikime artistike dhe urbanistike, dhe në vend të tij të vendosin shtatoren e Davidit, si një vepër artie njohur ndërkombëtarisht, kryevepra e Mikelanxhelos.Dyshime kemi shumë, frikë akoma më shumë, pasi çfarë nuk pret nga këta të pabesë.

Më tej, Në qytetin e Vlorës, nën frymën e “Rilindjes Urbane” është restauruar bulevardi Vlorë-Skelë, të cilit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisëiu vendos emri i Ismail Qemalit. Ky restaurim ka një vit që ka përfunduar dhe bulevardi ështëakoma pa emër. Mos është rastësi?!!Pse nuk vendoset emri i Ismail Qemalit? Apo sindozot,mos qoftë thënë dhe largqoftë, djalli u shtie në mëndje që ta quajnë “Moshe Dajan”?!! Nuk besoj, dhe nuk do të arrijnë kurrë deri në këtë marrëzi, edhe sikur ta kenë në mendje, gjë që përsëri nuk e besoj, vetëm nëqoftëse tek vlonjatët, përfundimisht, ka vdekur nervi patriotik dhe liridashës.