Mimoza Çika Kelmendi: Për ata që nuk e dijnë…

996
Sigal

Për ata që nuk e dijnë…

Nga Mimoza Çika Kelmendi

Gjermania njihet si vendi i librave, i poetëve dhe filozofëve. Por ajo mbahet edhe si „vendi i gazetave“. Jo vetëm per faktin se Gazeta Ditore (Tageszeitung) më e vjetra ne botë doli ne Lajpcig me 1 korrik 1650, “Einkommende Zeitungen“. Populli gjerman shquhet edhe per kulturen e të lexuarit të gazetes. Me shume se tre te katertat e popullsise gjermane mbi 14 vjeç lexojne rregullisht nje gazetë ditore. Pas nderprerjes per shkak te Luftes se dyte Boterore, rifilluan menjehere edhe ribotimet e gazetave gjermane. Pikerisht në 75 vjetorin e publikimit te gazetave të para pas luftes që përkon këtë vit, kancelarja Merkel shfrytezoi rastin per te vlerësuar rendesinë e shtypit të lirë per demokracine ne Gjermani. Nder te tjera ajo theksoi: “Një shtyp i lirë është i domosdoshëm për ata që e duan lirinë. Një demokraci ka nevoje per publicitet. Ajo ka nevoje per nje hapesire në të cilen mund te komunikojme së bashku per ligjet tona, por edhe per vlerat tona. Gazetaret dhe gazetarët duhet të jenë në gjendje të shohin me sy kritik qeverinë dhe gjithë aktorët politikë. Nje demokraci ka nevojë për fakte dhe informacione. Ajo duhet të bëjë dallimin mes të vertetës dhe gënjeshtrës”. Vetem ne Gjermani iu ofrohen njerezve 347 gazeta ditore, duke zene vendin e pare ne BE e pasuar nga Spanja me 135 te perditshme, Britania e Madhe me 107. Po ashtu ne Gjermani perveç te perditshmeve, dalin 27 gazeta javore me 1,9 milione ekzemplare dhe 7 gazeta te Dielave me 4,2 milione ekzemplare. Ne gjithe Gjermanine numerohen 2 209 shtepi botuese duke ofruar mbi 87.000 tituj per lexuesit.