Protestës kundër prishjes së Teatrit i bashkohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha

277
Sigal

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës dhe të shoqërisë civile i është bashkuar protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Së bashku me Berishën, në protestë pritet që të jetë edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Partia Demokratike ka thënë madje se kur të vijë në pushtet do ta rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ndodhet.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria, pas një proteste të madhe të shoqërisë civile. Tashmë politikanë, artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dalë në Bulevard.