Presidenca, Kruja e dytë që s’u pushtua dot nga Sulltan Rama dhe ushtria e mercenarëve të tij

384
Sigal

“Kartoni i kuq i Venecias për Edi Ramën ia shterroj shpresën për ta shpallur Shqipërinë sulltanat të tij”

Nga Azgan Haklaj:
Ashtu si pesë shekuj më parë Kruja, kështjella kryesore e Shtetit të Arbërit u përballë por i theu me turp ushtritë otomane të sulltanëve Murati i dytë e Mehmeti i dytë, edhe Presidencës shqiptare, kështjellës simbol të shtetit e unitetit të popullit shqiptar ju desh të përballej pas pesë shekujsh me rrezikun e gjatë dhe të vështirë.
E këtë herë jo nga otomanët por nga Ballabani i ri i shqiptarëve Edi Rama, i cili ashtu si miku i tij Erdogan që e ka shndërruar Turqinë moderne e laike të Mustafa Qemalit në një sulltanat të vetin.
 Edhe i dashtuni i tij Rama me pushtimin e Presidencës e largimit të kreut të Republikës z Ilir Meta, deshironte të pushtonte kalanë e fundit të qëndresës për t’u bërë sulltan i plotëfuqishëm e sundimtar i përjetshëm i Shqipërisë.
U bë një vit që kur ai dhe falangat e tij e rrethuan godinën simbol të shtetit dhe të zotin e saj, të cilin kushtetuta e urdhëron të mbrojë jo vetëm rezidencën e tij por çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, integritetin territorial të Atdheut, liritë e të drejtat e qytetarëve nga arsenali i armëve të ushtrisë haxhiqamiliste, esadiste e mërcenare si ajo që e rrethon kryeministrin bandit Edi Rama.
Falë qëndresës stoike të Presidentit Meta në mbrojtje të kështjellës së fundit të shtetit e betejës së gjatë të opozitës, e cila nxori në rrugët e sheshet e Shqipërisë qindramijëra shqiptarë në mbrojtje të kauzës së lirisë e kushtetutës Sulltan Rama e çallmaxhinjtë e tij e hoqën rrethimin duke pësuar një disfatë të turpshme e fatale për të ardhmen e tyre politike.
Vetëm një aventurier politikë si Haxhi Qamili mund të guxonte të hynte në një betejë të tillë politike e të organizonte një grusht të tillë kushtetues, legjislativ dhe ushtarak duke mos iu bindur autoritetit të Presidentit si kreu i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Sulltan Rama si një nxënës mjeran i historisë së popullit të vet duhej të kishte mësuar se shqiptarët siç dinin të mbronin kalatë në motin e madh të Kastriotit kanë ditur të mbrojnë mëse njëherë selitë e tyre presidenciale nga sulmet e shqipfolësve të vetë në sherbim të qarqeve antishqiptare sllavo – serbe e monarkofashistëve grekë.
Falangat vandale kanë deshtuar gjithmonë me turp në sulmet e tyre sepse kanë ndeshur në vendosmërinë e popullit shqiptar dhe burrështetasve të tij.
Nëse në politikën e jashtme Rama është damkosur me vulën e përjetëshme të tradhëtisë si pjestarë i komplotit për ndarjen e Kosovës, në planin e brendshëm ka luajtur rolin e një kolone të pestë të amiqëve shekullorë të Shqipërisë duke bërë të gjitha përpjekjet të hapura dhe të fshehta për shkatërrimin e shtetit ligjor, institucioneve kushtetuese, të ekonomisë dhe të sigurisë kombëtare.
Beteja e gjatë dhe e kushtueshme e Ramës, e cila ka amortizuar të gjitha energjitë politike dhe ka rrënuar deri në themel financat e buxhetin e shtetit, është financuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe ato të narkotrafiqeve, në dy fronte:
Kundër opozitës së bashkuar, si alternativa më e besueshme politike dhe kundër Institucionit të Presidentit të Republikës, si pengesa e vetme në rrugën e tij drejt puçut kushtetues e grushtit të shtetit.
Zgjedhjet antikushtetuese të 30-të qershorit të bojkotuara nga 85 për qind e shqiptarëve dhe damkosja e tyre si zgjedhje moniste e të zhvilluara nën dhunën e shantazhin ndaj administratës së shtetit, përpjekjet e sforcuara të Ramës për t’i përligjur ato ishin arsyeja e vertetë politike që e kanë frymëzuar kryeministrin të bëjë akuza të ulta e qesharake ndaj kreut të opozitës e kreut të shtetit duke filluar me një ngutje e pasion të egër betejën ligjore për shkarkimin e z Meta, një akt ky i paprecedent’ në historinë e shtetit shqiptar.
Simbolika e Presidentit Meta me dt 2 mars, kohë kur Rama përgatitej ashtu si Hamza Kastrioti për t’u shpallur sundimtar i Shqipërisë e tronditi atë dhe selinë e tij më tepër së termeti i dt 26-të nëntor të vitit 2019-të.
Çdo njeri me dy gram mend në kokë e di se në historinë e drejtësisë botërore nuk ka ndodhur kurrë që gjykata t’u japë të drejtë dy palëve në konflikt.
Humbja e Sulltan Ramës në këtë betejë vendimtare dhe braktisja e rrethimit është perëndimi i ëndrrës së tij për të ndërtuar një sulltanat në Shqipëri, në një tokë, e cila është bërë ndër shekuj varr i sulltanëve e pushtuesve.
Kartoni i kuq që i nxori Venecia Ramës, i cili pretendonte për një penallti në aksionin ndaj Metës e opozitës është stampa e arkivolit të tij politikë.
Pasi shpalli për shtatë vjet reformat e tij, si dikur Abdyl Hamidi, Rama është kapur peng nga xhonturqit e rinj të partisë dhe qeverisë së tij, nga Erdogani dhe Vuçiçi të cilët me daulle dhe gusël do të shpallin hyrrjetin, palokushtetutën e ndryshuar të rilindjes për të ripërsëritur vitin 2009-të kur shqiptarët u shpallën me ligj e ferman “Osmanlli”, vëllezër të një gjaku e kombësie me barbarët e Azisë.
A nuk ishte parulla titiste e “Bashkim – vëllazërimit” maska e shovinizmit serbomadh që ra si shpata e Demokleut mbi shqiptarët e Kosovës.
Sot është projekti i Shengenit Ballkanik vatha në të cilën Rama kërkon t’i fusë shqiptarët.
Por historikisht populli ynë nuk ka pyetur për krajl as mbret e ua ka treguar vendin.
Tani e ka fjalën sovrani.
NOA