Deputeti Adriatik Alimadhi: Do të votoj kundër. Deputetët përdoren politikisht

359
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Do të mbahet mend gjatë për sjelljen tuaj kjo seancë. Politika 30-vjeçare i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo parti e madhe, PS, sot vazhdon të tregojë egërsinë e saj, të veprojë me të njëjtën mënyrë sjellje për të demaskuar dhe futur në urrejtje shqiptarët. Nuk flitet këtu për presidentin Ilir Meta. Shqipërisë i vjen diçka shumë e rëndë në këto momente. Komisioni nuk është në përputhje me ligjin. Ju kam thënë disa herë, në Kushtetutë e keni të qartë; Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rënda. Kush nga ju përcakton këtë shkelje të rëndë?! Mos u përdorni politikisht. E kam më shumë me ju kolegët e opozitës. Keni marrë ndonjë fjalim nga dikush për të na thënë se kush është Ilir Meta. Shqipëria me këta të dy do merret? Nuk duhet të bëhemi pjesë e përdorimit politik që të fusim Shqipërinë në rrugë pa krye. Më kanë etiketuar se jam skrapali dhe se mbroj Ilir Metën, por të keni parasysh një gjë. E kam për nder të ruaj familjen time. Por e kam për nder të ruaj vlerat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj votoj kundër raportit, por dhe kundër shkarkimit të Presidentit të Republikës.