Caka: Ndryshimet kushtetuese rrezikojnë çeljen e negociatave

57

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ka cilësuar si hap pas për vendin votimet për ndryshimet kushtetuese në Kuvend gjatë ditës së sotme.

Caka e ftuar në një studio televizive tha se frika që ka kryeministri Edi Rama nga humbja e pushtetit ka krijuar këtë situatë, duke shmangur koalicionet pasi e ka të qartë se nuk do të fitojë përballë koalicionit opozitar.

Më tej Cakaj theksoi se nuk do të ishte habi që çelja e negociatave mund të refuzohet edhe nga këti ndryshime të njëanshme të kushtetutës.

“Unë gjykoj se kemi bërë disa hap pas në procesin e Integrimit Europian. Kushtet e vendosura nga Bundestagu na detyronin të kishim një marrëveshje zgjedhore dhe ta implemtontonim atë siç do ta miratonim.

Dakordësia e arritur me 14 janar dhe me 5 qershor edhe me bekimin e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri, duhet të bënte që ne ti ruanim këto dakordësi për çështje që u diskutuan. Mirëpo frika e humbjes së pushtetit që ka kryeministri dhe qeveria e tij krijuan atë situatë që ne tashme e shohim çdo ditë me krijimin e artificave të ndryshimeve. Kërkoi lista të hapura, më pas ndryshoi qendrim por kërkoi një kapje të listave shumë emërore, kur nuk i dolën llogaritë tha më mirë të shmang edhe koalicioneve pasi e ka të qartë që përballë koalicionit të madh të shqiptarëve e ka të pamundur që të fitojë.

Këto artifica gjykon Rama se janë i vetmi shpëtim për të dhe siç e theksova për mua sot ishte një gabim i jashtëzakonshëm ky i sotmi që do ta vuajë ai që e ideoi. Janë hapa mbrapa për sa i përket procesit të integrimit për aq kohë sa nuk ka dokërdësi të të gjitha palëve politike. Mos tu duket habi që refuzimi i çeljeve së negociatave me Shqipërinë mund të jetë dhe kjo arsyeja. Kjo nënkupton kthimin e regjimit të vizave, radhë të gjata në ambasada, largim shumë të madh përsëri nga BE, nga fondet që BE çel për zhvillimin e vendeve që aspirojnë drejt BE-së.

Këto do të jenë ato që do të vijnë nëse këto ndryshime kushtetuese, që janë miratuar sot nga një parlament ilegjitim do të shohin dritën e diellit.”