Pandemia koronaviruse dhe klubet e futbollit shqiptar

700
Sigal

Klubet në Kaos, urgjent në karantim ligjor, qeveria i ka tradhtuar Gjendja e jashtëzakonshme, pezullimi i aktiviteteve sportive, përfundimi i kampionatit në të gjitha garat, çmimet e naftës, kriza në futboll, lojtarë të karantinuar, shyqyr o Zot asnjë i prekur deri tani,, kriza ekonomike e klubeve, liçensimi i tyre etj,etj problematika futbolli që na bëjnë të dyshojmë se futbolli shqiptar do të përjetoj krizën edhe më keq. Për të filluar, situata ekonomike në vendin tonë është shumë e vështirë tani, përtej optimizmit rama, mendoj se trishtimi të mbyt, sepse e fillojmë me faktin se çmimi i naftës është kritikisht i ulët në botë i lartë në Shqipëri, që rrjedhimisht do të thotë zhvleftësim i lekut, më shumë varfëri. Të njëjtën gjë, ne mbetemi ndonjë një fuqi e lëndës së parë që na garanton epërsi në treg, – dhe kjo nuk do të kalojë pa një gjurmë në ekonominë tonë të brishtë apo përzier keq me PPP, me evazionin, me fuqinë punëtore të padeklaruar dhe bankat që të marrin frymën dhe nuk shprehin ndonjë shenjë solidariteti për bizneset, apo paratë që ve qeveria në ndihmë të futbollit mund të jenë si ato të qeverive nëpër Evropë e botë. Shkurt asgjë nuk do të jetë e lehtë! Po, po Nuk do të jetë e lehtë. Nuk e di se çfarë na pret, por pesimizmi më vret, sepse bankat dhe qeveria e shikojnë biznesin si armik me politikat që ndjekin dhe aspak si bashkëpunëtorë, apo si fuqia e vërtetë e këtij vendi, motori i trupit të Shqipërisë. Dhe lind pyetja: çfarë bëjnë atëherë klubet e futbollit nëse pauza në kampionat vonohet dhe leku vazhdon të bëhet më i dobët? E vështirë për klubet, madje mungon a rrugëdalje! jemi në epokë krize, asgjë nuk ndryshon me detyrimet e funksionimin e klubeve , ku një pjesë janë me rekë të grisura, apo në grahma ekonomike apo në “karantinë’ me oksigjen, nga ajri plot smog i ekonomisë shqiptare. Të gjitha njësoj, por e para dhe e panegociueshme tek klubet është se detyrimet kontraktuale ndaj lojtarëve duhet të respektohen. Lojtarët nuk janë fajtorë për asgjë. Ata janë të gatshëm të shkojnë në fushë. Janë jashtë fushës sepse është thjesht i detyron një forcë e tillë madhore, e pavarur prej tyre. Nëse doni të mbani ekipin, duhet të paguani gjithçka që parashikohet nga kontratat, kjo është klithma e parë. Por a duhet që lojtarët të pranojnë ndonjë ulje page, do të thotë dikush? Klubet tona të varfra ekonomikisht, mund të provojnë. Por, mendoj se nga kjo është se si dikush do ja dal mbanë. Këtu, në klubet tanë nuk është se mund të ketë ndonjë recetë të vetme. Kjo nisur se krizat në Shqipëri janë permanente dhe klubet nuk është se kanë një stabilitet financiar edhe për politikat e tyre për të zhvilluar futbollin me talente, me vizion, por vetë për disa lekë nga UEFA. Duhet të kuptojmë se klubet tona paguajnë me lekë dhe euro apo dollarë, kuptohet që i gjithë buxheti i klubeve bëhet dhe më kaotik. Dhe kur askush nuk do të donatonte, ndihmonte me fonde shtesë në lidhje me situatën në treg, atëherë klubet thellohen në hallin që kanë. Dhe këtu futbollistët duhet të bashkëpunojnë me klubet, ty besojnë palëve, të nënshkruajnë marrëveshje shtesë derisa situata të ndryshojë në të mirën e futbollit. E gjitha kjo , për probleme ekonomike, çon në idenë se këtë sezon tashmë mund të përfundojmë dhe të mbyllet, shkurtohet me dy ndeshje në javë, por personalisht më shqetëson se a do mund të përfundojë dhe kur? Kjo bëhet më alarmante kur ne nuk kemi informacion të besueshëm për koronavirusin në vendin tonë. Diçka që nuk besoj në shifrat zyrtare për numrin e rasteve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.. dhe për këtë duhen përforcuar masat parandaluese, disa ekipe kanë dalë në stërvitje me dhe pa maska, edhe më një kulturë alla shqiptare, prandaj nuk është keq të forcohen masat parandalues. Sepse dhe përse kemi një laborator që bën teste për koronavirus, të vendosura në Tiranë, cili është besueshmëria e këtij testi – në fund të fundit, ndërsa merr gjak nga një Gjirokastra,Korça, Vlora etj për të ardhur në Tiranë kalon shumë kohë? Shumë frikë sepse dihet se kapaciteti i këtij laboratori është shumë i vogël. Pra, mendoj se nuk e dimë shkallën e problemit, përhapjen e Covid19 tek futbollistët dhe aktorët e tjerë të futbollit. Atëherë, si mund të bëjmë parashikime – a do ta luajmë sezonin apo jo? a do të përfundoj ai apo jo? Në çfarë modeli do ta mbyllim kur dhe vet Europa është në udhëkryq dhe nuk ofron precedentë, përvojë. Asnjë datë nuk kemi ende se kur do të fillojë, do të thotë se risku i krizës në klube do të shtohet. ra , askush nuk do t’ju japë garanci tani që skuadrat do të fillojnë përsëri të luajnë atë ditë përsëri. Ne, siç theksova më lart, thjesht nuk e dimë shtrirjen e plotë të asaj që po ndodh. Kjo është e gjitha. Italia e pakënaqur tregon se shumë varet nga sistemi shëndetësor. Jo nga disa mjekë të shkëlqyeshëm, por nga i gjithë sistemi, e dini? Dhe, në Itali,Spanjë, Francë,Angli lë shumë për të dëshiruar, por këtu tek ne vajmedet. Do të isha pak optimistë nëse në këto situata aktuale, shteti një herë të vetme, të zgjidh apo krijoj një model shtetëror për ti dhënë frymëmarrje futbollit shqiptar nëse është i mundur. Shkurt nëse do të isha drejtues i një klubi do të thoshnja se në Shqipëri, një tjetër model shtetëror nuk mund të funksionojë. E gjithë ekonomia jonë është pothuaj në pronësi të shtetit, e prangosur nga ai. Në fakt, gjithçka është e kombësuar – bankat etj. Biznesi privat nuk është i lehtë për tu rritur. Nuk ka kushte adekuate të tenderimit, por të PPP me parazgjedhje, apo me 10 oligarkë,. Si të jetë futbolli në këto kushte?Ligji i Sportit është larg opsioneve që dha FSHF, apo dhe krahasuar me ligjet e Kosovës, Malit të Zi etj,etj. Ne harrojmë që sponzorimi te ne nuk është i mundur, sepse ai është i pa rimbursueshëm, dhe imazhi i futbollit i dobët! Prandaj tek futbolli i klubeve tona ende nuk ka sponsorizim funksional, rentabël, i rimbursueshëm, joshës etj… Shpesh ai është bamirësi. Po, po BAMIRËSI, Kam dëgjuar alarmin për këtë shumë vite më parë, për të rregulluar ë të problem, por tashmë ai është shpëtimi real i sportit, dhe klubeve të futbollit në veçanti. Shqip, sponsorët duhet të marrin një kthim të kapitalit të tyre. Dhe mos të japin para thjesht për futbollin. Prandaj, nuk kemi e nuk të bëjnë klubet transparencë qindarkat e tyre. Nga biletat çfarë fitojnë, përjashto derbet në Air Albania? Kush më thotë se si do të fitojnë para klubet? Jo një model biznesi i lodhur, jo i ndërtuar. Por, në fund të fundit, qeveria, FSHF dhe klubet duhet të fillojmë ta ndërtojmë atë, dhe jo të ulemi në gjunjë dhe të dorëzohemi përballë heshtjes së shtetit për një ligj funksional dhe të ndihmojë sportin shqiptar dhe futbollin në veçanti.. Marrim rastin e Tiranës, çfarë nënkupton shembulli i Halilit? Ne e dimë vetëm se ai harxhon paratë e tij, gjakun etij, dhe parvjet edhe përse ra në kategorinë e parë, ja doli të ruante buxhetin me shumë vështirësi, sepse ruajti grupin, kjo dhe përse e do futbollin, por fitimet i ka… Pra,ai dhe shumë kolegë të tij nuk fitojnë asgjë në shumë raste. Asgjë. prandaj disa presidentë dhe shumë sponsorë vjen një ditë dhe shkojnë në pikën zero – dhe ne u kthejmë shpinën, me një mirë, Ju faleminderit, ju ruajtë Zoti. Nuk mundemi ta mendojmë se Xhadrit et do të marri ndonjëherë paratë e tij? Sigurisht që jo! Kjo, në parim, është e pamundur tek ne, në klubet tona.. Atëherë çfarë mund ë bëjnë klubet tona? Ata nuk mund të shesim lojtarët, sepse nuk ka treg për futbollistët tanë, ose ne marrim thërrime nga ata, por kjo ende nuk e shpëton modelin e biznesit-futboll ë Shqipëri. Dhe tani është edhe më e vështirë. Cilësia e futbollit tonë ka rënë. Pse dhe nëndetësja-Dinamo është kaq e tronditur dhe Sulaj nuk mund të hedh para që nuk i kthehen kurrë. Po kështu dhe shumë të tjerë. Një nivel krejtësisht i ndryshëm i lojës brenda e jashtë fushe, me dhe pa vizion, me dhe pa financa, ky është kaotizmi i klubeve shqiptare të futbollit! Dhe këtu … Këtu ju keni kufirin e legjionarëve. Por tashmë, të gjithë duhet të përqendrohemi te vetja, tek përgatitja e futbollistëve shqiptar për tregun e huaj, ky është shpëtimi, kur ligji për Sportin po fle gjumë në sirtarët e burokratëve shqiptarë, që kur vjen puna duan tribunën vip në Air Albania. Epo, e shkëlqyeshme. Ky futbolli ynë ku lojtarët ecin e nuk vrapojnë, jo i shpejtë, jo interesant, jo krijues, pa fantazi, thjeshtë është një mall, që duhet të ma shpjegoni atëherë se kush do të blejë një produkt të tillë? Në karantinë Shqipëria, por klubet sportit ka kohë që janë me oksigjen borxh, koha për të shpëtuar, për të rivlerësuar apo vizionuar të ardhmen e tij. Problematika të shumta, të futbollit që e duam të gjithë, por ai nuk zgjidhet më me bamirësi, or me ligjin për Sportin e të tjerat vijnë vet.

Xh. ZEKAJ