43-vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi dyshohet se infektoi berberin, ky i fundit ka tre ditë që është me temperaturë 2

842
Sigal

Detaje të reja kanë dalë për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi jetën, pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Burime  bëjnë me dije se 43-vjeçari para se të diagnostikohej me COVID-19, shkoi tek berberi për t’i qethur dhe dyshohet se ka infektuar edhe këtë të fundit.

Berberi ka tre ditë që është me temperaturë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Kavaja është pronari i një hotel

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik.

Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.

”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00