Aksident në “Astir”, makina përplas burrin me biçikletë

344
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë ku një makinë ka përplasur një burrë ende të paidentifikuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri udhëtonte me biçikletë tek vijat e bardha ndërsa është përplasur nga makina e për pasojë ka mbetur i shtrirë në rrugë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar në spital.