Dy gota verë dhe pamje nga deti, Jonida dhe Romeo në hotël sëbashku? Publikohen fotot

394
Sigal

Në muajin shkurt të këtij viti, bëri bujë të madhe në media ndarja e çiftit të njohur të showbiz-it, Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt.

Ndërkohë që Jonida preferoi të mos reagonte lidhur me këtë situatë, Romeo foli në intervista të ndryshme për ndarjen e tyre, e cila sipas tij s’kishte qenë aspak e bukur.

Megjithatë, Romeo ngushëllohej me faktin se nuk ka ndarje të bukura dhe duke qenë se nuk kishte qenë e shkruar të ishin bashkë, jeta do të vazhdonte.

Megjithatë, të gjitha fjalët e tij u vunë në pikëpyetje pas positimeve të dyshes në InstaStory.

Tashmë që të gjithë jemi në izolim, duket se Jonida dhe Romeo janë arratisur në një vend bregdetar.

Të dy kanë publikuar pamje të detit nga dhoma ku po qëndrojnë dhe do të ishte e pamundur të ndodheshin rastësisht në të njëjtin vend.