Avokat Kujtim Cakrani: Kryeministri Rama instalon Diktaturën me ndryshimet e reja në Kodin Penal

578
Sigal

Nga Jakup B. GJOÇA

Av. Kujtim Cakrani në intervistën për gazetën “Telegraf”, pohon se Kryeministri Rama po instalon Diktaturën me ndryshimet e reja në Kodin Penal, ku ashpërson ligjet ndaj qytetarëve me vite të shumta burgimi, ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon askënd që të bëjë ndryshime në Kodin Penal kur Shqipëria është në situata të jashtëzakonshme. Av. Cakrani pohon se Kodi ynë Penal i ka ligjet për situata të tilla të jashtëzakonshme. Sipas Av. Cakranit pandemia nuk justifikon kryeministrin Rama që të thotë se Shqipëria është në gjendje lufte, ndërsa nxjerrja e autoblindave në rrugët e Tiranës nga Kryeministri Rama bëhet për të mbjellë frikë e panik tek qytetarët.

– Zoti Av. Cakrani, Qeveria po pregatit urgjentisht nje projektligj ku parashikohen ndryshime në Kodin Penal, që t`i përgjigjet situatës së Koronavirisit. Aështë e nevojshme të ndërhyet në Kodin penal?
– Përsa i përket kësaj pyetje dua t’ju sjell në vëmendje të opinionit publik se prej vitit 1995 kur është miratuar Kodi Penal, dhe më hyrjen në fuqi në Janar të vitit 1996, deri më sot, ky kod ka pësuar jo pak por 24 ndryshime apo ndërhyrje, dhe më këtë të fundit që po kërkon qeveria shkojnë në 25. Pra nëse do të kthehemi pas në kohë ndryshimet janë bërë nga qëveri të ndryshme, dhe nismat gjithmonë janë ndërmarrë në momente ku ato kanë qënë në vështërësi me opinionin publik, dhe qëllimi ka qënë vetëm një: Për populizëm dhe që të duket në pamjen e parë se është në shërbim të qytetarëve. Por në fakt ka ndodhur e kundërta pasi ato janë kthyer në boomerang për qeveritë. Rasti i fundit është kthimi pas nga Presidenti Republikës i projektligjit për “Shpifjen..” me të cilin qeveria kishte si qëllim eleminimin e zërit opozitar dhe ta kthente në Shqipërinë pushtetin e tij, në të njëjtën formë si ai i Putinit në Rusi apo Maduros në Venezuelë. Arsyeja që gjen qeveria për të ndërhyrë në Kodin Penal, duke gjetur si shkak Koronavirusin është sa qesharak aq dhe diabolik për faktin se, Koronavirusi pas ca kohësh do kalojë si virus që është, por ligji në Kodin Penal do të mbetet dhe ky është një turp jo I vogël për ata që nesër do ta kalojnë atë në Komisionin e Ligjeve, si dhe ata Deputetë që do ta votojnë në kuvend….Kjo ndërmarje e qeverisë që kërkon me ngut do ta materializojë në ligj, nuk është aspak e rëndësishme, pasi ekziston e funksionon ligji nr. 15/2016 “Për Masat dhe parandalimin e Sëmundjeve Infektive” ku në të janë qartësisht të përcaktuara masat që duhet të ndërmarrë qeveria në raste të tilla. Por gjithashtu dhe detyrimet që ka çdo qytetar në këto kushte emergjence, duke zbatuar gjendjen e emergjencës ashtu si në fakt qytetarët shqiptarë janë aktualisht. Kështu që në këtë rast qëllimi qeverisë është të bëjë ligj apo ndërhyrje për të përforcuar pushtetin e saj, asgjë tjetër…


– A e lejon Kushtetuta Jonë të ndryshohet legjislacioni me procedurë të përshpejtuar në situatë të jashtëzakonshme siç është Shqipëria sot, për shkak të Koronavirusit?

– Sipas nenit 170/5 Kushtetutës së Shqipërisë gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohen,gërma a-b-c e Kushtetutës, që në rastin konkret, nënkuptojnë që nuk lejohen ndërhyrje për ndryshime në Kodin Penal etj.
Nisma e Kryeministrit për të ndryshuar Kodin Penal, konkretisht duke ashpërsuar masat ndëshkimore me “Heqje Lirie” dhe “Heqje Leje Drejtimi”, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të themi me siguri që kjo është një nismë ligjore që merret për të ashpërësuar masat e jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen të kësaj fatkeqësisë natyrore. Me fjalë të tjera, Kushtetuta e ka të ndaluar rreptësisht marrjen e nismave ligjore, si për ligje (konkretisht ligjit penal) por dhe në lidhje me masat të jashtëzakonshme.
Nga ana tjetër edhe nëse merremi me propagandën deri në “arnime” kushtetuese të “juristëve” pranë pushtetit apo në shërbim të Kryeministrit, të cilët mund të thonë se lejohet të ndryshohen kodet dhe ligjet gjatë masave të jashtëzakonshme duke justifikuar me thënien: Se kodet nuk janë ligje për masat e jashtëzakonshme si edhe që kjo nismë e Kryeministrit nuk lidhet aspak faktin për të rregulluar e sanksionuar ata që shkelin masat e mara për gjendjen e jashtëzakonshme, por konkretisht të gjendjes e fatkeqësisë natyrore, ju bëjmë me dije se edhe në këtë rast:
Kodet nuk kalohen me procedurë të përshpejtuar, mjafton të shohim nenet 83/3 dhe 81/2 Kushtetutës;
Nisma do të ishte anti-kushtetuese për shkak se ligji penal pra Kodi Penal në rastin konkret do të kufizonte liritë dhe të drejta themelore kushtetuese të lidhura ngushtësisht në kuadër të masave të jashtëzakonshme për një gjendje të fatkeqësisë natyrore të mundshme që mund apo do të ndodhte në të ardhmen por qënë këtë rast Kryeministri po i merr në lidhje me gjendjen aktuale të fatkeqësisë natyore. Por kufizimi i lirive dhe të drejtave themelore kushtetuese gjatë masave të jashtëzakonshme merret në proporcionalitet me gjendjen e diktuar. (nenit 17 Kushtetutës). Nisma ligjore për të ndryshuar Kodin Penal mund të merret për ndryshime ligjore por që nuk kanë lidhje me masat e jashtëzakonshme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Pra në këtë mënyrë qeveria po vepron në kundërshtim me Kushtetutën në kushtet e situatës ku gjendet vendi, dhe kjo ndërhyrje urgjente nga qeveria tregon edhe njëherë tjetër se ajo nuk ka respekt për vetë Kushtetuten e Republikës dhe ligjet e vendit. Këto nuk janë shenja të një vendi që aspiron për hyrjen në BE, dhe nga ku respektimi i Kushtetutës është gjëja më e rëndësishme.


– A janë kushtet e jashtëzakonshme në Shqipëri për shkak të pandemisë, që kryeministri Rama ta quajë “Kohë lufte”

– Tashmë jemi të gjithë koherentë me situatën e krijuar, pasi e gjithë bota është përfshirë nga pandemia, dhe po i shohim përditë pasojat e saj. Kryeministri z. Rama shquhet për të krijuar një farë tërheqje vëmendje, kështu që ai për shumë arsye e hodhi si fjalë “kohë lufte”, që në fakt për opinionin publik krijon një ndjesi frike dhe antkhi. Por natyrisht njerëzit duke u informuar edhe nga mediat për çfarë po ndodh në shtetin fqinj Italinë, po mendonte se gjendja është shumë shqetësuese. Kryeministri Rama, në fillim të muajit mars ishte në një situatë aspak të favorshme politike, pasi kemi parasysh protestën e organizuar nga Presidenti Republikës në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe nga raporti i Komisionit të Venecias, ku mund të themi pa frikë që po shkatërronte skemën e qeverisë për të kapur përfundimisht Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Dhe momenti pandemisë ishte një shpëtim për të, pasi në këtë mënyrë ai mund ta izolonte popullin e tij me të ashtëquajtur gjendje të jashtëzakonshme, ku aktualisht po e mban mbyllur në shtëpi edhe me anë të një terrorri policor. Pra nuk jemi në luftë por kryeministrit i pëlqen ta artikulojë në këtë mënyrë për të mbajtur popullin të nënshtruar me ligj. Pjesa tjetër nuk është juridike, por sa filozofike, aq dhe psikologjike. Duke e parë me kujdes si shfaqet niveli i reagimit të popullit të tij në këto kushte të caktuara, ai e po teston hap pas hapi se sa janë në gjendje njerëzit e këtij populli të bartin peshën e autoritarizmit dhe produktit të tij për sot dhe për të ardhmen e këtij eksperimenti. Nuk duhet harruar asnjëherë se kemi një shoqëri që shfaq vazhdimisht reminishenca të kohës së diktaturës, kur liria e individit nuk duhet të ishte as ëndërr, duke u shuar fare si nocion. Këtë ai e praktikon përditë dhe duke i njohur fare mirë të dy kohët, ka bërë dukshëm njehësimin e të dytës me të parën.


– Sa herë që qeveria e Kryeministrit Edi Rama bënë ndryshime në Kodin Penal përmendet fjala “Burg”. Vallë është ky qëllimi i ndryshimeve në Kodin Penal, ashpërësimi i dënimeve me burg”

– Kjo është një pyetje deri diku politike, por do përpiqem ti jap një përgjigje statistikore. Siç edhe përmenda më sipër në të gjitha ndryshimet e bëra në vite në Kodin Penal, qëllimi ka qënë; Ashpërësimi i dënimeve për qytetarët! Tipar autoritarizmi e totalitarizmi, apo jo! Po ta vërejmë me kujdes situatën e kaluar, kryeministri Edi Rama, sa erdhi në pushtet më 2013, të parën gjë ndryshoi Kodin Penal, të gjithë jemi prezentë që u ashpërësua dënimi për ata që “vidhnin” energjinë elektrike. U dënuan shumë qytetarë për vjedhje energjie faturat e të cilëve shkonin nga 30 000 tre mijë lekë deri në 50 000, pesë mijë lekë, edhe miliona, ku pati nga ata qytetarë që humbën jetën në dhomat e paraburgimit për shkak të arrestimeve dhe burgimit të padjejtë, por nuk dëgjuam kurrë që në burg të shkonte ndonjë biszesmen apo njërëz të tjerë, por vetëm njerëzit hallexhinj që vijnë nga shtresa shoqërore pa mbrojtje. Përsëri Kryeministri Rama, ndërmori nismën duke ndryshuar Kodin Penal, dhe në këto 7 vite ai ka ndërhyrë plotë 5 herë në këtë Kod, dhe në të gjitha rastet pa përjashtim kurba ka qënë gjithmonë në rritje, pra ka patur ashpërsim të neneve të këtij Kodit Penal, dhe burgu është kryefjala e ndryshimeve dhe sot. Unë personalisht si avokat e analizoj shumë më gjerë dhe me detaje, duke patur parasysh partinë që drejton Zoti Rama por edhe formimin e tij personal, duke patur parasysh të atin që duke qënë një nga firmëtarët për varjen në litar të poetit Avzi Nela, konkluzioni nuk duket i vështirë për tu marrë me mënd. Këto janë fakte që pasqyrojnë veprimet hakmarrëse të një kryeministri, si dhe nivelin e përvashëm të një shoqërie që shuhet dita ditës. Është e kaluara, ngarkesa e madhe kriminale e kësaj partie që ka ardhur po nga krimi, dhe burgu është e vetmja zgjidhje për të. Për këtë fakt, mjafton të shikosh cilët janë individët pjesë e komisionit të ligjeve dhe do ta kuptoni pse ashërsohen ligjet në Shqipëri. Ata janë fytyra e etshme e krimit të djeshëm që shpjegon juridikisht si mund të luftohet krimi sotëm! Këtë ironi të fatit, ndoshta nuk mund ta meritonte kjo Shqipëri që zgjedh xhelatin sa herë. Prandaj fryma e kësaj partie që ka për lëndë të parë vrasjen dhe burgun, nuk duhet të na çudisë u çudisë sot, duke i etiketuar si “vese”. Edhe ves të ishte dhe jo krim, vesi del me shpirtin, thotë populli.

– A mendoni se Kryeministri Rama, ka kapërcyer kompetencat kushtetuese kur para disa ditësh në rrugët e Tiranës, ku nuk kishte asnjë këmbësor në rrugë, por vetëm autoblinda ushtarake të qarkullonin me mirtaloza si dhe ushtarë përballë Presidencës më gishtin në këmbëz.

– Kryeministri Rama, edhe këtë situatë ashtu si të tjerat po e përdor çdo konjukturë të krijuar për politikën e tij personale. Zoti Rama nuk ka pyetur asnjëherë për respektimin e Kushtetutës ligjeve dhe shtetin e së drejtës. Ai qysh kur ka ardhur në krye të qeverisë, nuk ka miratuar qoftë edhe një ligj të vetëm pa patur shkelje kushtetuese, Është në natyrën apo kulturën e tij që partia shtet, dhe ai e shikon çdo institucion sit ë ishte i tij dhe që duhet të jetë në varësinë e tij. Nëse i referohemi Kushtetutës, prej 2013 ai me anë të parlamentit i zvogëloi shumë kompetencat e Presidentit të Republikës, dhe kjo ndodh për arsyen se ai e do gjithë pushtetin vetë. Ai nuk e ka kuptuar dhe nuk e kupton dot ndarjen e pushteteve, ndërsa ti nënshtrohet atyre, as që mund të bëhet fjalë. Zgjerimi i kompetencave të tij këto vite e ka çuar situatën në pikën më kritike, që i përafrohet modelit Putinian pse jo dhe Maduros. Nxjerrja e autoblindave të ushtrisë në rrugët e Tiranës është një presion i pastër që ai i bënë popullit të tij, por dislokimi i tyre para Presidencës së Republikës, si mënyrë e paprecedentë nga një shtetar normal, është një presion që kërkon ti bëjë presidentit. Kjo duke patur parasysh konfliktin dhe faktin që Presidenti i Republikës është i vetmi institucion që po e pengon atë në instalimin e plotë të liderit autoritar, totalitar e të gjitha makinacionet që bien ndesh me ecurinë e një shteti normal.

– A mendoni se demonstrimi forcës ushtarake nga qeveria ndihmon në përballimin e Koronavirusit?

– Menjëherë pa u përhap lajmi se në vendin tonë kishte të infektuar me Covid 19, filluan të mernin masat mbrojtëse, dhe natyrisht ju nënshtruan rregullave të përcaktuara nga qeveria në aktin normativ të nxjerrë, duke përcaktaur edhe oraret e lëvizjes dhe daljes nga banesat e tyre. Çdo qytetar është i vetëdijshëm pë rrrezikun që i kanioset nga ky virus, dhe nuk është e nevojshme që qeveria të përdori forcën ushtarake, por edhe dhunën fizike në disa raste që tashmë janë bërë publike në media. Ushtrimi forcës ndaj qytetarëve të tij është i paprecedentë, ndaj opozita por edhe Presidenti Republikës duhet të kishin denoncuar këto veprime të bëra me qëllim, për të krijuar një gjendje paniku dhe frike tek qytetarët.

– Sipas Kushtetutës tonë, kush e shpall Gjendjen e Luftës? Kush e drejton situatën në Kohën e Luftës? Presidenti Republikës? Apo, kryeministri siç ndodh aktualisht tani në Shqipëri?

– Duhet të sqarojmë një gjë? Nuk ka gjendje lufte tjetër në kuptimin juridik apo edhe ushtarak përveç një agresioni nga jashtëm ushtarak. Në nenin 171 të Kushtetutës së Shqipërisë është qartësisht e përcaktuar: “Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës. 2. -Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës”. Pra nëse rastin konkret duhet ta trajtojmë si gjendje agresioni është Kuvendi Shqipërisë që duhet ti propozoj Presidentit të Republikës gjendjen e jashtëzakonshme, por është Presidenti Republikës që vendos për të. Kemi vërejtur se Këshillimi Ministrave dhe Parlamenti nuk ka patur asnjë bashkëpunim me Presidentin e Republikës, veç një momenti kur është mbledhur Komisioni Sigurisë Kombëtare.

– Kryeministri Rama ka shpallur në FB , disa ndëshkime administrative, pa VKM të shpallura në fletoren zyrtare. Nëse qytetarët ankohen në gjykata a kanë bazë ligjore këto ndëshkime, në këto kohë të jashtëzakonshme.

– Po, Kryeministri Rama në ditët e para të shfaqes së Covid 19 dha disa orientime me anë të rrjetit social FB, duke kërkcënuar qytetarët edhe me gjoba, madje nga policia pati edhe penalizime në shuma të ndryshme apo edhe bllokime mjetësh. Këto masa ishin të gjitha në kundërshtim me ligjin për faktin se: Qeveria nxori aktin normativ ku në të ishin parashikuar shumë masa shtrënguese për qytetarët. Si procedurë akti normativ apo çdo ligj tjetër në Republikën e Shqipërisë merr fuqi 15 ditë pasi publikohet në fletoren zyrtare, kështu që në këtë mënyrë të gjitha masat e marra ndaj qytetarëve pa nxjerë aktin normativ dhe ky i fundit pa u botuar në fletoren zyrtare nga ku të marrë fuqinë vepruese, gjoba e dhënë është e pavlerë dhe gjykata nuk ka asnjë problem ti quajë këto vendime absolutisht të pavlefshme. Gjithashtu është edhe një problem tjetër lidhur me faturat e gjobave. Faturat e gjobave duhet të jenë të shpërndara dhe të kenë nr. serisë të miratuara nga Ministria e Financave. Kjo e fundit duhet të bënte një tenderim për kompaninë që do merte përsipër blloqet e faturave të gjobave. Në këtë këndëvështrim lind pyetja; Çfarë blloqesh ka patur në dispozicion policia, ushtria apo policia bashkiake? Natyrisht edhe kjo kërkon përgjigje? Pra është një procedurë e tërë ligjore që duhesh ndjekur dhe pastaj të fillohej me penalizimin e qyetarëve. Si përfundim të gjithë ata qytetarë që kanë marrë gjoba vetëm se Kryeministri ka dhënë urdhër me anë të FB apo ERTV, të mos shqetësohen dhe nuk duhet ti paguajnë, pasi janë pa bazë ligjore.

– Faleminderit