9 vite luftë civile/ Siria nuk gjen paqe, shënon rastin e parë me koronavirus, e infektuar një 20-vjeçare

292
Sigal

Shënohet i infektuari i parë me koronavirus në Siri. Ministri i Shëndetësisë Nizar al-Jeziji tha për mediat shtetërore se ishin marrë të gjitha masat e nevojshme për kurimin e të infektuarës, një 20-vjeçare.

Ajo do të karantinohej për 14 ditë ndërkohë që do të marrë edhe shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Megjithatë Siria ishte një nga vendet më problematikë, pasi zyrtarët e OBSH-së kishin shprehur mendimin se autoritetet vendase nuk mund ta përballonin një shpërthim të pandemisë për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet shtetit.

Siria, e cila është shkatërruar nga nëntë vjet luftë civile tashmë është një prej popullsive më të rrezikuara në botë.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur.

Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.