Bilanci/ Ja sa ka shkuar numri i të prekurve dhe viktimave në botë nga koronavirusi

311
Sigal

Rriten frikshëm shifrat e të prekurve me koronavirus në mbarë botën.

Ansa raporton këtë mëngjes se të prekurit në bote po i afrohet shifrës 340 mijë, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar pragun e 14,700 personave.

Numri i të shëruarave nga virusi i frikshëm ka shkuar në gati 99,000.

Këto janë të dhënat më të fundit që ka raportuar Universiteti Johns Hopkins, në buletinin e tij lidhur me pandeminë e COVID 19.

Për të qenë të saktë, numri i personave të infektuar është 339,259, numri i vdekjeve ka arritur në 14,706, ndërsa personat e shëruar janë 98.834.