Asnjë i infektuar brenda, por Kina raporton 39 raste të reja ‘të importuara’ me koronavirus

328
epa08311042 The medical staff collect samples from the nasal cavity and throat for testing for the Covid-19 virus for people, without leaving their vehicles and will notify the subject of the results via SMS within 24 hours, at the Drive-thru virus tests at Vibhavadi Hospital in Bangkok, Thailand, 21 March 2020. Thai government ordered the closure of all entertainment venues, bars, traditional massage parlors, gym, theaters, cinemas including schools and universities in Bangkok and nearby provinces, and indefinitely postponed the Songkran Thai New Year celebration to combat the spread of the coronavirus and COVID-19 pandemic, which killed one Thai man and infected more than 400 people. EPA/NARONG SANGNAK
Sigal

Kina të hënën raportoi se nuk ka pasur raste të reja vendore të koronavirus të ri në vend, ndonëse ka 39 raste të reja të importuara, bëri të ditur autoriteti shëndetësor i vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e tij të përditshme për COVID-19, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se: “39 raste të reja të importuara me infeksione të konfirmuara, 47 raste të reja të infeksioneve të dyshuara dhe 9 vdekje (të gjitha në provincën Hubei)” në 24 orët e fundit në të gjithë Kinën.

Kjo shënon ditën e pestë me radhë pa infeksione të reja në qytetin Wuhan, ku virusi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë globin.

Me infeksionet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 81.093, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 3,270, sipas komisionit shëndetësor.

Pas numrit në rritje të rasteve të reja të koronavirusit midis atyre që vijnë nga vendet tjera, qeveria devijoi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në një nga 12 aeroportet në qytete të tjera para se të mbërrinin në kryeqytetin Pekin.

Pasagjerët duhet të kalojnë një ekzaminim shëndetësor në ato qytete para se të vazhdojnë më tej në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit.

Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një pandemi.