Majlinda Mullaj: Padrejtёsi pёr popullin të jetojë nё demokracinw që po jep shpirt

640
Sigal

Populli shqiptar nuk mundet tё harrojë fjalёt kursim, riciklim, pastrim dhe shkёmbim

-Ne nuk pastruam vetёm shtёpitё e “divave” tё vendeve kapitaliste demokratike, por dhe garderobat e tyre.

-Në Shqipëri ështё njё hendek i paparё midis tё varfёrit, por qё pёrbёn maxhorancёn dhe tё pasurit qё pёrbёn minorancёn.

-Ështё njё padrejtёsi pёr njё maxhorancë dhe njё kënaqësi e paparë pёr njё minorancё dhe njё demokraci as e vdekur dhe as e lindur.

Nga Majlinda Sota Mullaj

Pedagoge

 

Pёr kё po bie ora e kthimit?!

U lodhёn i madh e i vogёl. Deri para pak kohёsh ishin lodhur vetёm tё mёdhenjtё. Tani janё tё vegjёlit qё nuk ja dalin mё. Dikush rёnkon se nuk ka shёndet, dikush rёnkon se nuk ka shtёpi, dikush rёnkon se ёshtё larg nga njёri prej prindёrve, dikush rёnkon, sepse nuk bёn dot atё qё bёjnё shokёt/shoqet e tij/ e saj e dikush, me siguri, akoma mё keq, rёnkon pёrsa jeton nё mungesёn e shumё nevojave “primordiale”. Gazeta, portale, kanale, ekrane e kanё mbushur imazhin e tyre me emisione ku shprehet vetёm fryma politike; ajo e vdekura, e gjalla, e lulёzuara, e herёshmja, ajo demodeia, konservatoria, ajo diktatorialia, ajo shpresёdhёnёsia apo ajo ёndёrrdhёnёsia. Tё mёdhenjtё u plakёn, të rinjtё u bёnё tё mёdhenj e tё vegjёlit u rritёn e u bёnё rinia e sotme. Po kёto gazeta, portale, kanale me ekranet e tyre janё bёrё mbёshtetje kryesore edhe nё fushёn e riciklimit politik. Kanё tё drejtё, sepse dhe prindёrit tanё na kanё rritur po me kёtё frymё. Fustani apo pantallonat qё nuk i vinin mё fёmijёs sё parё shumё mirё mund tё ricikloheshin pёr fёmijёn e dytë ndoshta dhe pёr tё tretin, gjithmonë me shpresёn dhe fatin e mirё se i porsaardhuri ishte femёr apo mashkull, ashtu si fёmija paraardhёs. Ne rastin e kundёrt ndjenja e riciklimit zgjerohej sikurse prindёt e prindёrve tanё ose gjyshёrit tanё i kishin rritur fёmijёt e tyre, qё do tё thotё prindёrit tanё. Fryma e shkёmbimt tё brendshёm, sikurse propagandonte dhe vetё politika konservatore dhe vetjake e shtetit totalitar, ishte nё rendin e ditёs. Unё i mjaftohem vetes dhe familjes sime tё gjёrё po aq sa ato i mjaftohen njera – tjetrёs. Pёrshembull.; atё qё se vishte dot motra, sepse paraadhёsi i saj ishte djalë, pra ishte i vёllai, e vishte djali hallёs, i dajёs apo i tezes e kёshtu me radhё.

 

Pra kursimi, riciklimi, shkёmbimi, sot fjalё tё modёs e tё gojёs, pёrsa i takon politikave perёndimore, pёr vendin dhe popullin tonё ishin fjalё tё njohura qё ngaherё, pёrsa tё mirёjetuara e praktikuara nё gjirin e kulturёs sonё. Ndёrsa politika e pardjeshme e bllokoi totalitarisht popullin brenda kufijve tё vendit. Ajo e djeshmja dhe e tashmja e detyroi dhe po vazhdon ta detyrojë atё tё emigrojë e tё jetojë jashtё vendit. Çfarë paradoksi! Dhe pёr tё mos humbur traditёn, politikanёt sot – qё nga kur kёta tё fundit justifikohen se janё rrёnjosur nё Shqipёri pёr tё mirёn e popullit, qё po firon nga dita nё ditё nёpёr rrugёt e botёs. Si pёr paradoks, me shumё zell po kёrkojnё tё çojnё pёrpara traditёn e pardjeshme, atё tё kursimit, riciklimit dhe shkёmbimit. Kur populli ynё, tashmё i firuar nё perёndim, tri fjalёt e mёsipёrme vazhdon t’i pёrjetojë atje nё njё tjetёr optik dhe rutinë. Atje nё ato rrugё tё largёta ku ka shkuar dhe ku si njё magnet vazhdon tё tёrheqë pas vetes dhe copёzat e fundit tё jetёve tё mbetura nё atdhe, pёrderisa ky i fundit nuk ju premton tё jetojnë jetёn pikёrisht atje ku ata, me tё drejtë, duan ta jetojnё. Populli shqiptar nuk mundet tё harrojë fjalёt kursim, riciklim dhe shkёmbim, sidomos, ne fёmijёt e prindёrve tanё, sepse shumica prej nesh, ose mё mirё gati tё gjithё ne femijёt e prindёrve tanё, me pёrjashtim tё ndonjё veçorie, kemi rezistuar ose mbijetuar nё kёtё mekanizёm jetese, qё ndokush ose shumkush – nё ekrane televizive ose portale, si shumё sot preferojnё t’i pёrdorin- me shumё zell e sjellin si një ekperiencë divash shqiptarë. Kёta tё fundit, tё cilёt,  gjithmonë, sipas reagimit imagjinues dhe gjenial tё tyre, kanё ditur tё sfidojnё “divat e vёrtetë” tё botёs kapitaliste, demokratike perёndimore, tё cilёt, pak vite pёrpara njё 15-tё vjeçare e quajtur  Greta Thunberg  ju foli, ose mё mirё tё themi me shumё kёmbёngulje dhe arsyetim, arriti t’i sensibilizojë, aktivizojë nё çështjet ambientale pёr mosndotjen ose mirëmbajtjen e natyrёs.

Ne, shqiptarёt, atё çfarë Greta thotë sot e kemi bёrё me shumё zell qё nga dje.

Jo!? Dhe ja ku ju kujtoj proçesin e kursimit, riciklimit dhe shkёmbimit. Ahh, gati harrova proçesin e pastrimit. Po, po procesin e pastrimit. Ne nuk pastruam vetёm shtёpitё e “divave” tё vendeve kapitaliste demokratike, por dhe garderobat e tyre. Mos ndoshta Greta Thunberg kishte dёgjuar mё parё eksperiencёn tonё?! Me siguri do tё ketё qёnё  njё adoleshente e vёmёndёshme pёrsa i pёrket historisё dhe titujve tё gazetave. Me siguri ka dёgjur se si shqiptarёt janë tё zotёt dhe tё hershёm po aq sa dhe gjuha e tyre. Ndoshta idetë e saj janё frymёzuar nga ne si popull qё jemi shёmbullor nё proçeset e sipёr pёrmendur, tё cilat tashmё janё shtuar, nga tre janё bёrё katёr, por edhe pesё, pse jo? Pёr tё mos harruar po i pёrsёrisim pёrsёri; proçesi i kursimit, i riciklimit, shkёmbimit dhe sё fundmi ai i pastrimit dhe i dhurimit, tё cilin na i kujtoi  bota kapitaliste. Po tё hedhim njё sy nё pёrmbajtjen kulturore – politike tё Shqipёrisё ёshtё e vёshtirё tё themi qё brenda vendit jemi mirё me fenomenin “pastёrti”. Jo, nuk ёshtё e vёrtetë, dhe kjo çfarë proklamohet ёshtё e provuar, pёrderisa nё botёn e pёrjashtёme ne kemi pastruar duke filluar qё nga jashtё ambjenti  e duke arritur mё pas deri tek garderobat e tyre. Por nё vendin tonё, nё ambientin tonё nuk jemi akoma tё zotёt tё demostrojmё sa jemi tё zotёt pёr pastёrtinë. Ështё pёr tё qeshur kur dёgjon 30 minuta diskutim politik me argumentin “pastёrti”. Nuk shkon fare. Populli nuk kupton. Thuhet nuk kupton pёr ata qё kanё mbetur brёnda vendit. Sepse ata qё jetojnё dhe vijnё nga jashtё vendit e dinё dhe e njohin kёtё argument, sepse dhe se nuk duan janё rregullat qё ju a bёjnё ta kuptojnё. Ndёrsa ata qё janё e jetojnё brёnda vendit e marrin kёtё diskutim gati – gati si ofendim dhe kanё tё drejt. 30 vjet pёrpara nuk kishte mbeturina as pёr nё plehra jo mё pёr tё ndotur rrugёt apo pёr të hedhur nga ballkoni. Ku do ta mёsonin edukatёn e pastёrtisë sё qeseve kur nuk ekszistonin. Ishin çantat prej cope tё qepura nga duart e nёnave ose gjysheve ato qё pёrdornin. Po atё tё panolinave kur nuk as imagjinoheshin se ekzistonin. Ishin pelenat e bëra me fanellatë për dimër pёr tё mbajtur foshnjen ngrohtё apo kambrik pёr ta mbajtur fresk nga i ngrohti i verёs. Lines, e njёjta gjё, nuk ekzistonin. Nёse kishe fatin tё kishe njё gjyshe ose njё nёnё nikoqire, mё e shumta ishin napat tё qepura prej duarve tё tyre, e shumё indumente ose sende tё tjera qё ishin njёkohёsishtё po aq tё nevojshme. Çdo gjё, se brezi im e kujton mirё, paraqitej ashtu nё mёnyrё tё thjeshtё, ashtu si natyra ose duart e arta tё prindërve, gjyshërve tё asaj kohe e kishin kuruar. Ndonjё produkt si gjalpi, marmalata, djathi mund tё blihej me ambalazh letreje ngjyrё kafe apo e bardhё. Buka…me kujtohet qё kur e blenim ne fёmijёt e prindёrve tanё, koren, nga qё buka ishte e ngrohtë – sepse  kohët e fundit buka nuk rezitonte mё shum  se njё ore nё dyqan – ja çukisnim rrugёs.

Dje ruajtёm mё shumё fanatizёm etiketёn.

Dhe atёherё kur kishte udhёzime tё drejtpёrdrejta kaq shumё kishte profesionalizёm saqё dhe gruaja apo burri i shtёpisё, nga sa testimoniancat tregojnё, pёr etiketë apo frikё, nuk mund tё dinte sekretin shtetёror, qё pёr tё qёnё mё tё saktё as nuk e dihej qё quhej i tillё. Po sot, ose për të qënë më të saktë, këto tridhjet vjet çfarё vallё e ruajti sekretin shtetёror? Gara se kush do tё bёj popullin tё rrijë apo kush do ta bёjë atё tё iki apo dhe më shumë kush do ta bёjë tё kthehet nga ku ka emigruar pre tri dekadash! Ajo qё shqetёson sot dhe bёn qё tё ngremë pyetjen domёthёnёse ёshtё: “Pse nuk dёgjohet, ose nuk bёjnё tё dёgjohet dhe Greta shqiptare?” Ajo qё di shumё ose ёshtё pothuajse bёrё eksperte mbi ndotjet “ ndryshe”, nga ato qё kanё mbytur botёn perёndimore. Për shёmbull “Demokracia” ёshtё njё ndotje, qё ndot, nëse nё Shqipёri nuk do tё kishim pasur kaq probleme me demokracinë.

Lind dilema….

Ta riciklojmё, mos ta riciklojmё. Po ku ta gjejmё xhanëm qё ta riciklojmë ? Apo tё vazhdojmё kështu si e kemi nisur me riciklimin e politikёs sё pardjeshmes e tё asaj të djeshmes? Pse perёndimi nuk i jep hapësirё Gretёs shqiptare qё sot me tё gjitha ato qё ka jetuar dhe dёgjuar, kupton shumё më pёrpara atё qё portalet, titujt e gazetave, ekranet televisive publikojnё si proces apo mekanizëm riciklimi politik apo historik. Greta shqiptare ёshtё kudo nёpёr shkolla, shkoni dhe pyeteni se çfarё mendon ajo pёr politikёn shqiptare dhe me siguri qё ajo do t’ju thotё se; “ politika i mori shtёpinë dhe e la nё rrugё tё madhe; se nёnёn e babain politika shqiptare ja ka lёnur pa punё dhe prindёt e saj tashmё bredhin nёpёr botё me shpresё qё Gretёs njё ditё t’i ndërtojnë pёrsёri shtёpinë e saj dhe t’i krijojnё mirёqёnie. Greta shqiptare do ju tregoj qё kur kalon rrugёn e tregut pёr tё arritur atje ku strehohet shikon gjëra qё nuk di dhe se si quhen. Greta i njeh ngjyrat e frutave tё stinёs, por jo tё gjitha ka patur shansin t’i ketё provuar. Greta shqiptare shpreson qё stinёn tjetёr ndoshta do jetё mё mirё, sepse prindёt e saj do tё vijnë ta marrin dhe do ta çojnë atje ku fëmijёt e tjerё janё tё lumtur, pёrsa jetojnë sё bashku me prindёt, ushqehen mirё dhe kanё mundёsinё tё provojnё tё gjitha frutat. Greta shqiptare tashmё e ka kuptuar shumё mirё qё politika shqiptare, po lufton jo pёr atё e jo pёr prindёt e saj, apo shtёpinë e saj. Greta shqiptare e ka kuptuar fare mirë që politika shqiptare nuk po mundohet fare për tё ardhmen e saj. Greta shqiptare ka tё drejtë sepse politika shqiptare po punon vetёm e vetёm pёr tё mos u bёrё demokratike, sepse ajo kurrё nuk e ka njohur kёtё element domethёnёs dhe tё nevojshёm pёr jetёn jo mё ta ketё aplikuar atё apo tё dojё ta aplikojё atё. Politika shqiptare shfaqet nga politikanёt shqiptarë nё sytё e Gretёs shqiptare e turbullt, jo e qartё, ndotёse dhe e pakuptueshme. Dhe kur ajo mendon tё ёndёrrojё ёndrrën e saj ajo heziton, ka frikë se dhe ёndrrat e saj janё si molla e ndalume. Ajo qё politika ofroi pardje, pra para 80 vjetёsh ishte, dёrrmuese, shtypёse, por e njёllojtё pёr tё gjithё, ajo qё politika ofroi dje, pra 30 vjet para nga sot, dukej e duket nё aparencë frymё demokracie dhe lirie në krahasim me atë të pardjeshmen, ndёrsa vazhdon tё jetё po ajo, por me njё diferencë qё ka njё pakicë qё ёshtё shumë më mirë nga tё gjithё tё tjerёt qё janё njёlloj. Ështё njё hendek i paparё midis tё varfёrit, por qё pёrbёn maxhorancёn dhe tё pasurit, qё pёrbёn minorancёn. Ështё njё padrejtёsi pёr njё maxhorancë dhe njё kënaqësi e paparë pёr njё minorancё dhe njё demokraci as e vdekur dhe as e lindur. Tani nё kёto momente, nё kёtё ore kthimi, ato tё dyja bashkё, pra e pardjeshmja dhe e djeshmja duken skarciteti i tetёdhjetë viteve jetё pa jetё dhe tashmё ёshtё momenti kur ora e kthimit tenton tё bjeri pёr tё dyja duke i paralajmёruar pёr demolimin final, si mbeturina e riciklimit tё riciklimit.

Por nё fakt duke qёnё tё mёsuar me kulturёn e riciklimit frika ekziston se si pёr rutinë do tё tentojnё tё provojnë pёrsёri, pёr tё dyja, kulturёn e riciklimit si tё dobishme duke e vendosur kёtё proces kaq ingombrant, për historinë tonё, pёrsёri nё pёrdorim. Madje dhe ajo çfarё ishte si e fshehur, si sekret i sekreteve – pёrsa ishte e nevojshme pёr t’i mbijetuar proçesit nevrotik tё sё pardjeshmes, qё pёrshkruhej vetёm si shtypёse dhe shkatёrruese. Ndёrsa sot dhe si recikluese nё kёto momente shfaqet gjoja dhe si një proçes i harruar ose më mirë i tillё projektuar, nga kush? Nga politika aktuale. Politikё, e cila qё pёr 30 vite vetёm ka premtuar, arrin tashmё ta pёrdorë edhe proçesin e harrimit si mёnyra mё e mirё e pastrimit politik duke dashur t’i shpёtojë faktit qё ёshtё ajo vetё, pra politika e kёtyre 30 vjetёve eksperte e tё gjitha kёtyre kohёrave dhe adapte tё shpiki çdo lloj proçesi vetёm pёr t’i mbijetuar çdo tundimi apo kёrcёnimi. Ështё po kjo politikë adapte edhe nё proçesin e riciklimit, proçes i dobishёm po aq sa nё poltikë edhe nё histori, sepse deformon, shkatёrron deri nё eliminimin e mundshёm, faktet dhe ngjarjet e rёndёsishme.