Kim Mehmeti: Liderët mbyllin kufijtë shqiptaro–shqiptarë!

314
Sigal

Jo pandemia, por mendja e sëmurë e burrështetasve tanë mund t’i mbyllë kufijtë shqiptaro –shqiptarë!

Kim Mehmeti

E vëreni me çfarë lehtësie burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona na ndajnë dhe i mbyllin kufijtë shqiptaro-shqiptarë?! Se sa shumë e dëshirojnë mos komunikimin dhe lëvizjen tonë të lirë?  E në ndërkohë dekada me radhë përballemi me shpopullimin e trojeve shqiptare dhe ikjen e rinisë sonë, por asnjëri nga burrështetasit tanë nuk ndërmori asgjë që të na shpëtojë nga kjo ‘pandemi’ shkatërrimtare për shqiptarinë! Sidoqoftë, nuk duhet harruar se jemi të shëndoshë e të gjallë vetëm kur guxojmë dhe kur mendojmë! Dhe se nuk duhet lejuar të na shndërrojnë në kope që vepron ashtu siç i thuhet, por që nuk mendon! Andaj le ta ngremë zërin e le të themi: jo pandemia, por mendja e sëmurë e burrështetasve të ‘Shqipërive’ tona mund të urdhërojë mbylljen e kufijve shqiptaro –shqiptarë, si të mos ishim i njëjti popull, por armiq e sëmurë atje matanë kufirit, e që mund të na infektojnë edhe neve këtej kufirit! Dhe le të mos sillemi si qyqarë, të cilëve papritur u ka ardhur lajmi për diçka, që ata nuk e kanë ditur: se janë të vdekshëm dhe se, edhe kur për ta kujdeset mjeku, jetëgjatësinë ua përcakton Zotit! Pra mos harrojmë se edhe vdekja, e lë më sëmundja e rëndë, më lehtë përballen, kur lirshëm mund ta vizitojmë njëri tjetrin dhe kur e ke pranë ilaçin më shërues: një dorë të dashur, që e ledhaton dorën tënde të sëmurë!