Qytetarët në protestë: Jo diktaturë! Av Goxhaj dhe Ira Kurti: Militantë me uniformë policie na dhunuan

629
Sigal

Avokati Altin Goxhaj zbulon nga kush u sulmua në Sheshin “Skëndërbej”: Ishin militant partie të veshur me uniforma

Avokati Altin Goxhaj foli në lidhje me protestën që u zhvillua të shtunën në sheshin “Skënderbej”, e cila përfundoi me dhunë, ku avokati u shoqërua në komisariat. Av. Altin Goxhaj:Nuk na kanë marrë policë, dje na kanë marrë banditë. Policët e dhunshëm që kanë rrëmbyer qytetarët janë jo policë, janë njerëz pa numra. Janë aktivistë socialistë të rekrutuar në kohën e instalimit të diktaturës. Këto kanë rekrutuar militante dhe i veshin me uniforma policie dhe i degdisin rrugëve si qen sulmi. Është diktatura dixhitale që po eksperimentohet nga klasa politike shqiptare është një diktaturë e re. Dje ne kemi pare qen sulmi të veshur si policë, po nuk janë policë që do të thotë nuk kanë numrin. Ne kemi videon ku pranojnë që nuk janë policë janë militantët të partisë që i përdorin për të sulmuar policinë. Më lart janë justifikuesit e tyre siç janë gazetarët si Dritan Hila apo Mira Kazhani. Këto janë pjesa e nomenklaturës dhe në krye është oligarkia. Këto që bëjnë censurën. Dolëm dje për ti thënë stop rrënimit, po e rrënojnë ekonominë totalisht. Këta e kanë kthyer Shqipërinë në një diktaturë dhe po na sundojnë.

Aktivistja mes emocionesh: Nuk shoh nga dhimbjet

Ndër të ndaluarit ishte edhe Ira Kurti, e cila jeton në Kanada, por që ishte në Tiranë prej disa muajsh. Ira Kurti mendoi se është si në Kanada ku mund të protestosh për lirinë apo mendimin tënd, por harroi se Shqipëria akoma mbetet vend jo demokratik. Ajo ka qenë volejbolliste e ekipit kampion “Dinamo” që drejtohej nga Kreshnik Tartari. Kurti njihet si një nga 6 volejbollistet më të mira të “Dinamos”, e brezit te Silva Turdiut, Ela Tases, Mimoza Ibrahimit, etj. Ajo ka luajtur duke nderuar edhe ekipin tonë kombëtar të volejbollit, ku në ballkaniadën e vitit 1981, ekipi shqiptar (edhe me Ira Kurtin) mori medalje argjendi.  Ira Kurti doli në sheshin “Skenderbej”, atje ku dikur pritej nga mijërat e sportdashesve të zjarrtë tiranas dhe po kërkonte të thoshte se nuk është e drejtë prishja e Teatrit Kombëtar. Por siç tregojnë pamjet (foto dhe video) ajo arrestohet nga policia, dhunshëm, sikur të ishte duke hedhur bombola gazi ndaj zyrës së kryeministrit. Ajo u thoshte policëve që e tërhiqnin zvarrë se “mendimin tim po shpreh…”. Por furgoni i policisë e mori! Për ironi të faktit, Ira Kurti, ka qenë sportiste në vitet kur Edi Rama luante basketboll. Ira Kurti, aktivistja që pardje ra pre e dhunës barbare të Policisë, përmes një video-mesazhi në rrjetet tregon përjetimet e saj dhe çfarë ndodhi me vizitën e saj në Spitalin Ushtarak. “Sapo dola nga Spitali Ushtarak ku nuk më matën as temperaturën. Kam një djegje të brendshme, ishallah nuk është hemoragji e brendshme. Sepse kam një dhimbje shumë të madhe. Por doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet të më fashonin dorën e dëmtuar dhe më kanë dhënë receta me ilaçe. Se çfarë duhet të bëjë, pomada… Ishallah me kaq. Këtu mbaroi dhe faleminderit shumë”, shprehet në video-mesazhin e saj Kurti, e cila i kërkon falje miqve, mesazheve të të cilëve nuk i kthen dot përgjigje. pasi siç thotë ajo “nuk më shohin sytë nga dhimbjet”.