‘Rama ka qenë i dënuar dy herë në Paris’/ Berisha publikon akuzën

693
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video nga deklarata e koleksionistit të ikonave, Gjergji Thimio.

“Edi Rama ka qenë dy herë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ku ta dinë këtë shqiptarët”, thotë Thimio.

Sipas Berishës, Rama ka heshtur për këto akuza.

“Gjergji Thimio ka një akuzë konkrete për Edvin Mafinë, për të cilën ka heshtur si fija e barit.

Vetëm dy ditë më parë personaliteti i shquar i CDU, Martin Henze shtroi nga Gjermania pyetjen për Edvin Kristaq Ramën: A keni qenë i burgosur në Paris për trafikim të ikonave të vjedhura?

Ai nuk u përgjigj. Vite më parë ishte Fatos Nano që akuzoi Ramën si trafikant të ikonave të vjedhura në Paris.

Për të gjitha këto akuza, Edvin Kristaq Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Pse??” shkruan Berisha në FB.