Keti Bashhysa: Strehza ime në Durrës, babëzia e bastardëve na ndau

505

Keti Bashhysa

Strehëza ime, babëzia e bastardëve na ndau

Më dhemb shpirti që po iki nga ty e ëmbla ime… të desha që në minutën e parë. Ishe e vogël por, aq e ngrohtë, e dashur. Gëzohesha aq shumë me të, sa edhe pemën e Vitit të Ri, e bëra e para. Prisja me pa durim që të bleja diçka të bukur ty, sa herë merrja rrogën… harrova veten në ty. Me shumë sakrifica të bëra timen, strehëza ime e vogël por, m’u rrënove para syve brenda pak sekondave. Nuk di, nëse duhet të të them mirupafshim, sepse nuk e di, nëse do shihemi më…..
Të desha kaq shumë, kaq shumë por, na ndau babëzia e bastardëve strehëza ime, na ndau dhimbshëm. Zoti të bashkon, njerëzit të ndajnë.