Evdal Nuri: Prona me gjyqe e vrasje, s’iu dha të zotit, por të fortit

354
Sigal

 

1- Ç’po ndodh ? Pronarët kanë dokumenta zyrtare, të hipotekuara e noterizuara. I kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre që e kanë blerë me flori. Tani i quajnë “ish pronarë “, kurse zaptuesit i quajnë “pronarë të rinj”! Erdhën anës e anës e zaptuan pronën e të tjerëve! E sheshuan e ndërtuan shtëpi. Pas kësaj  tërhoqën fisin, duke ja shitur siku ta kishin pronën e tyre. Janë krijuar grupe, apo lagje sipas fiseve. Tokë për të mbjellë s’kanë, mbase e kanë kthyer në truall. Ditën vijnë në qytet e bëjnë ndonjë punë. Fjala vjen në Tiranë rreth 60 mijë persona zbresin në qytet pë punë. Në kohë fushate elektorale forcat politike për vota i premtojnë se, na jepni votat, por nuk ju luan njeri. I mbledhin në sheshe dhe në mënyrë demostrative i japin tapitë, duke i thënë, “ t’i gëzoni tokat e shtëpitë “. Ligjërisht i bëjnë pronar me të gjithë të drejtat, duke patur dhe pronat në fshatrat ku kanë banuar.

2- Historia 30-vjeçare e pronave. Qeveria u heq përfundimisht të drejtën pronarëve..!

Na kanë sorollatur, për t’u mërzitur, për t’u zënë e vrarë me  njeri – tjetrin, për t’u armiqësuar: toka ime- toka tënde! Ti e ke patur këtu e unë atje. Qeveritë sipas interesave e për t’a zvaritur këtë problem në çdo katër –pesë  vjet kanë ndryshuar ligjit për kompesimin e pronarëve për t’i mërzitur ashtu si jemi mërzitur. Nuk ka përfunduar procesin e trajtimit të pronës për 7000 raste, të cilat  janë nëpër gjykata. Por siç del nga njoftimet e ATP, kompensimi po bëhet në masën 80 % nga fondi fizik dhe 20% nga fondi financiarë. Kështu na u tha në zyrat e tyre. Vite më parë, pronarët e trajtuar përmes skemës së përshpejtuar apo me kërkesë të veçantë, i kanë falur shtetit një shumë prej 5 miliardë lekësh ose rreth 50 milionë dollarë nga vlera e pronës së njohur. Formë kompensimi dhe i gjithë ligji, u bë me qëllim që të lehtësonin qeverinë dhe jo kompesimin  e pronarëve. Tani qeveria ul pesë herë kompesimin me para të pronarëve. Me pak fjalë do të paguhet vetëm 20% të faturës, pjesa tjetër nga fondi i tokës që A.T.P zotëron. Nëse më parë kishe mundësi të merrje 50 milionë lekë, tani vetëm 1|5-ën, pra  10 milionë lekë. Ky vendim rëndon pronarët që u është njohur e drejta e kompesimit. Më e keqa është se lekët do të jepen, pasi të jenë ezauruar kompesimi fizik. Ç’na duhet toka në malet e Korçës, Beratit, Gjirokastrës dhe Elbasanit? Sa kohë e humbur në 30-vjet ? Sa sorollatje? Së fundi asgjë! Të paktën t’na jepnin lekët që kemi harxhuar për hartimin e dosjeve, noterizimin e tyre, gjyqet e zgjatura e pregatitjen e dokumentave! Tani mundësitë janë shumë të pakta. Me pak fjalë qeveria gjeti një “marifet’ tjetër, duke u dhënë goditjen e fundit për të gjithë ata që kanë vendimin e prerë. Rasti i familjes tonë. Afërsisht gjysmën e jetës i kam kaluat me problemin e pronave. Jemi lodhur me rrixha e me para. Kemi dhjetra dokumenta, gent- plane, harta, vendime e një sërë dekumentash të tjera. Pronat janë tjetërsuar, janë mbivendosur e grabitur nga më të fortët. Na quajnë aksionerë në tokat tona, duke mos na thënë asnjë fjalë për të drejtën e parablerjes sipas ligjit egzistues. Të kuptohemi aksioner në letër, mbase ka 20-vjet që s’është kujtuar  njeri! Pas 30-vjetëve na  thuhet. Shuma sipas vlerësimit të çmimit të tregut të 95-sës është 269.440 lekë për 12.7 ha! Nga vendimi i fundit i qeverisë do të merni vetëm 20%, të saj. Pra 53.888 lekë, mbase 80% do të jepen kompesim fizik. Këto lekë do t’i merrni me këste për 10 vjet, që iu takon rreth 5.300 lekë në vit. Për të marrë lekët duhen nëntë dokumenta, që dhe këto me lekë, s’i akt trashgimenie, prokurë e posaçe e së fundit  një mandat pagesë për 2000 lekë. Mbeten 3300 lekë për të gjithë ! Për pesë pjestarë iu takon nga 630 lekë në vi për 12.7 ha tokë! E pabesueshme, por e vërtetë! Qeveria po të ishte treguar të vëmëndëshme e bujare me mbi 26 mijë pronarët, mund të bënte një shpërblim të diferecuar në kohë. Mbi 70% e pronarëve kanë më pak se nga 3 milionë lekë të jepesh e plotë. Nga 3-6 milionë të jepesh 1\3. E mbi 6 milionë 1\5-ta. Kjo do të ishte më e arsyeshme e të gjithë do të kënaqeshin. Në vitet e fundit vetëm 3% e pronarëve kanë marrë lekët për kompesimin e pronave! Bëra llogarinë dhe u dashkan 166-vjet  për t’u kompesuar të gjithë. Jo ne, por dhe fëmijët e nipërve e mbesave tona vështirë t’i gëzojnë këto shpërblime. E kam të qartë që ne s’kemi për të marrë asnjë, por thjesht dua të “shfrehem” për këtë mashtrim 30-vjeçarë! Me të drejtë kolegu H.Guri, më tha: “Kemi punuar 45- vjet në arsim asgjë. Qindra ha tokë kanë patu prindërit e mi në Skrapar, por asgjë s’morëm! Pasuria kombëtare të ndahet e barabartë. Na u dhanë letrat me vlerë, të cilat u blenë me 3-5%, kurse unë i kam aty. Individ të ndryshëm blenë me vlerën e plotë të tyre uzina, fabrika, kombinate. Makineritë i çua për skrap kur ato ishin në gjendje pune. Kjo ishte e padrejtë. 3- Gjyqe dhe vrasje! Shumë kanë vuajtur, harxhuar, vrarë, pronarët për pronësinë aty dhe për një gardh ose një vijë uji! Bilanc lufte për çështjen e pronave në Shqipëri. Në harkun kohor të 30-viteve numërohen mbi 8000 persona të vrarë për çështje pronësie. Strasburgu ka rrëzuar 85% e vendimeve të Gjykatave shqiptare. Shteti shqiptar u detyrohet ish-pronarëve mbi 10 mijë hektarë tokë të pakthyer urbane dhe 50 mijë hektarë tokë bujqësore, e konfiskuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Mungesa e standartit shtetëror në zbatimin e ligjit për njohjen, kthimin e kompensimin e pronave po bëhet pengesë serioze për zhvillim e në investimet e donatorëve të huaj, sidomos në bregdetin jugor. Nuk njihet prona e pronarëve legjitim me tapi e kadastër të para vitit 1944. Mirë thonë, që prona është gatuar me shpirtin! Mundësia e vetme është ankimi në gjykatë. Gjyqi do nge dhe para. Ai mund të vazhdojë me vite dhe të harxhosh më tepër lekë se sa mund të marrësh. Tokat janë zaptuar nga të ardhurit. Atyre u kërkohet një plan vendosje, sipërfaqja, një çertifikatë e diçka tjetër! I shtërngohen duart, i përqafojnë e i thonë:” T’i gëzoni tapitë”. Pronarëve të vërtetë u kërkohen mbi 20 dokumenta të vjetra e të reja, e në fund asgjë!

4-Shifra befasuese nga numuri e problemeve! Janë 1.2 milion gjyqesh që duan 190 vjet të zhvillohen. Kostoja është 2.2 miliard U.S.D, vetëm për shpenzime administrative! Janë mbi 230 mijë denoncime për fallcifikime e grabitje e tjera. Tani thonë, se kemi gabuar me ligjin 7501! Po, po keni gabuar, por mbi 8000 persona janë vrarë, për një copë tokë e një vijë uji! Të zhgënjyer nga qeveritë dhe sistemi gjyqësor në Shqipëri, qindra ish-pronarë shqiptarë i janë drejtuar për zgjidhje Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre kanë fituar çështjet kundër shtetit shqiptar, duke i transferuar këtij të fundit një faturë të kripur financiare. Të tjerë janë ende në pritje të një vendimi në favor të tyre prej Gjykatës së Strasburgut. Numri i çështjeve në Strasburg e ka kapërcyer shifrën 400. Fatura që na vjen nga Strasburgu është  shumë e lartë. Pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist dhe të pakompensuar në demokraci e shohin këtë lëvizje të qeverisë si një hap tjetër kundër të drejtës së tyre. Këto 30- vjet, politika shqiptare ka  faje të rënda me të drejtën e pronës. Në fund, janë pronarët që penalizohen për fajet e politikës. Ja këto ditë, Drejtori i Përgjithshëm i Aluizmit theksoi se, sistemi i pronave është ndërtuar keq, ose 90% i regjistrave të Tiranës janë dëmtuar. Kjo është situata që vazhdon në 30- vjet demokraci, më keq s’ka ku të vejë ..!