Sigal

Ne vendet e Bashkimit Europian, kostoja mesatare e plugimit te cdo hektari toke bujqesore eshte 27 litra nafte per ha. Po te ne? Te ne duhen plot 70 litra nafte per hektar. Pra, rreth tre here me shume shpenzime dhe tre here me pak te ardhura per njesi siperfaqe. Rrugedalja ?! Fermeri i kthehet parmendes per te ulur shpenzimet dhe per te mos e lene token djerre. Por, nese token mund ta punoje edhe duke u cfilitur si ne mesjete mbi parmende , ku do ti gjeje parate per te blere 30% me shtrenjte se ne Evrope plehrat kimike, insekticidet, farat dhe fidanet? Prandaj zgjedha tatimore dhe tarifore mbi shpinen e bujqesise eshte mbytëse dhe e pashoq ne kontinent… Bucet perdite agro – propaganda :Ti rimbursohet tvsh, fermerit!! Pajisuni me NIPT e fatura shitje per te perfituar!!.. Ngaterresa, nderlikime pa ane e fund. Po perse nuk i bie shkurt dhe thjesht o zoteri, duke ja hequr kete barre tatimore dhe tarifore qe ne burim?!Qe ne blerje! Lehtesoja barren, qe kur bujku fillon ta punoje dhe ta mbjelle token! Ndihmoje qe te qendroje me kembe dhe mos ja nderliko jeten me sofizma e sterkembesha fiskale.. Beja te thjeshte dhe te prekeshme ndihmen te cilen ende nuk e ka prekur! E sidomos, uleni steken e perfitimit te fondeve shteterore per fermerët vegjel sepse ata nuk jane aq shtatelarte sa per te mberritur deri aty!!