Ministri Ervin Demo: Qeverisja me një matës të vetëm, shërbimin ndaj qytetarit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo reagoi pas mbledhjes së ditës së djeshme të ministrave dhe ekipin drejtues të PS me Kryeministrin Rama. Demo shprehet se takimi pati prioritet qytetarin dhe shërbimin sa më cilësor për të.

Demo: Pogradec! Të dëgjosh, të reflektosh dhe të përmirësohesh vazhdimisht është mënyra e vetme për t’iu përgjigjur pritshmërive gjithnjë e më të larta të qytetarëve.

Sigal

Në takimin e punës me Kryeministrin Edi Rama dhe ekipin drejtues të Partisë Socialiste, për një fazë të re të qeverisjes ku çdo politikë, çdo institucion dhe çdo nivel i administratës duhet të ketë një matës të vetëm: shërbimin ndaj qytetarit. Më pranë njerëzve, më shumë përgjegjësi në territor dhe më shumë rezultat konkrete.