Rama mbledh kabinetin në Pogradec, ministrat raportojnë për punën dhe prioritetet e mandatit të katërt

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar në qytetin e Pogradecit.

Anëtarët e kabinetit qeveritar po raportojnë mbi rezultatet e punës së çdo dikasteri.Takimi vjen një ditë pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, po në Pogradec.

Sigal

Në raportimin e tyre ministrat janë fokusuar te puna e bërë deri më tani si dhe prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës të PS-së.Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të institucioneve dhe agjencive qendrore.

Ndërkohë në fokus të takimit të një dite më parë ishin prezantimi i “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”, një platformë unike ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale nga institucionet.